• Latest
  • Trending
  • All

Radiocorriere (1968) / Marrëdhënia speciale e regjisorit Lewis Gilbert me Bekim Fehmiun, ose siç e thërriste ndryshe “Beky Feymu”, gjatë xhirimeve të filmit “Aventurierët”

13/09/2020

Vranina Home, shtëpia ku rindërtohet më shumë se një ëndërr…

23/07/2026

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

29/10/2025

Historia e panjohur/ Si e shpëtoi Selanikun shqiptari Hasan Tahsin Pasha

29/10/2025

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

23/11/2025

“Jeta ime e re, në mënyrë të paligjshme, në Mbretërinë e Bashkuar nuk ishte ajo që kisha shpresuar”

13/06/2025

CNN rendit ‘Zjermin’ e Shqipërisë si kënga më e mirë në Eurovision mes 26 vendeve finaliste: Janë autentikë dhe të veçantë, publiku çmendet pas tyre

13/06/2025

Gregory Treverton-Jones KC: Si e shkatërruan një avokat të pafajshëm – dhe çfarë duhet të ndodhë tani

13/06/2025

BE i vë zyrtarisht kusht Serbisë: S’ka integrim pa normalizuar raportet me Kosovën

13/06/2025

Sulmi i Iranit ndaj Izraelit dhe rreziku i një luftë të plotë rajonale

13/06/2025

LAJM I MIRË/ Asambleja i thotë po anëtarësimit të Kosovës në KiE

13/06/2025

A duhet të kërkojnë falje çingijet që bënë thirrje për të votuar Veliajn?

13/06/2025

Pikat kryesore/ A është vëllai i Ramës “i paidentifikuari” i laboratorit të drogës

13/06/2025
  • Home
  • Contact us
  • Marketing
Saturday, 15 August, 2026
  • Login
The Albanian
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
    • All
    • Aktualitet
    • Rajoni
    • Vendi

    Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023

    Përplasja e avionëve në Tokyo/ Pasagjerët përshkruajnë tmerrin e përjetuar: Ishte ferr…

    PERSE UNE ARBEN MANAJ NUK MUND TE ISHA BASHKEPUNTOR I SIGURIMIT TE SHTETIT!

    “Izraeli nuk do të ndalet”, Netanyahu: Forcat izraelite godasin Hamasin aty ku nuk e kishin menduar kurrë

    I theu këmbën 3-vjeçares, jepet MASA për edukatoren, e pësojnë dhe shefat e policisë 

    Tensione mes deputetëve të përjashtuar dhe Gardës! Nuk u lejuan në Kuvend, kapërcyen kangjellat dhe hynë nga dritarja e Kryesisë

    Vrasja e shqiptarit në Itali për motive xhelozie, kamerat kanë kapur autorin

    Gazetari i bën pyetjen e papritur Blinken-it: Çfarë ka arritur Izraeli përveç vrasjes së 10,000 njerëzve?

    Kosova gjunjëzon Serbinë, ndodh në Europianin e xhudos në Francë

    Numri i të vdekurve në Gaza arrin në 9,425, mbi 24 mijë janë të plagosur

    Rusia mobilizon nxënësit për luftë! Të rinjtë duhet të mësojnë si të përdorin dronët ushtarakë

    Në Itali rikthehet i nxehti afrikan, alarm i kuq në 16 qytete/ Ja deri kur do të zgjasë

  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im

    “Udhëtimi im”- Klajdi Bregu: “Nëse ne heqim dorë nga inferioriteti dhe i besojmë më shumë njëri-tjetrit, do të ndikojë edhe në jetën në atdhe”

    “Udhëtimi im”-Daut Dauti: “Diaspora duhet të përfaqësohet me deputetë në kuvendin e Shqipërisë dhe Kosovës”

    “Udhëtimi im”- Liza në botën e Diasporës

    “Udhëtimi im”: Klentiana Mahmutaj, shqiptarja e OKB-së

    “Udhëtimi im”-Ada Guri: Nga spikere lajmesh në avokate krimesh në Londër

    Udhëtimi im – Bahri Troja: “Qeveritë shqiptare duhet të krijojnë hapësira për diasporën”

    “Udhëtimi im”- Arben Merkoçi: “Është urgjente krijimi i programeve që mund të sigurojnë integrimin e diasporës në sistemin e shkencës dhe ekonomisë shqiptare”

    “Udhëtimi im” – Prof. Dr. Fadil Çitaku: “Shqiptarët duhet të besojnë më shumë në vetvete”

    Executive MBA Graduation Ceremony - Class of 2016 - ESCP Europe

    “Udhëtimi im” – Anila Hyka Smorgrav: “Në Shqipëri flitet shumë për demokracinë, por demokraci nuk ka”

  • Web TV
No Result
View All Result
The Albanian
No Result
View All Result
Home Aktualitet

Radiocorriere (1968) / Marrëdhënia speciale e regjisorit Lewis Gilbert me Bekim Fehmiun, ose siç e thërriste ndryshe “Beky Feymu”, gjatë xhirimeve të filmit “Aventurierët”

13/09/2020
in Aktualitet

“Radiocorriere” ka botuar, më 17 gusht të 1968, në faqet n°34-35, një shkrim të gazetarit Gianni di Giovanni në lidhje me marrëdhënien speciale të regjisorit Lewis Gilbert me Bekim Fehmiu gjatë xhirimeve të filmit “Aventurierët”, të cilin, Aurenc Bebja, nëpërmjet Blogut “Dars (Klos), Mat – Albania”, e ka sjellë për publikun shqiptar :

 Uliksi përgatitet të bëhet Rubirosa

Lajme teNjejta

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

29/10/2025

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

23/11/2025

“Jeta ime e re, në mënyrë të paligjshme, në Mbretërinë e Bashkuar nuk ishte ajo që kisha shpresuar”

13/06/2025

nga Gianni di Giovanni

Ai është duke xhiruar një film mbi jetën e playboy-it të famshëm: një mundësi e jashtëzakonshme për të arritur sukses në Shtetet e Bashkuara ku ata duan ta lançojnë atë si “egërsira që u pëlqen grave”. Ai do të ketë përkrah aktorë të njohur, nga Ernest Borgnine te Olivia De Havilland. Megjithatë ai ende ndihet i lidhur sentimentalisht me heroin homerik.Burimi : Radiocorriere (1968) 

Romë, gusht. 

“Ai është i çmendur”, bërtiti regjisori Lewis Gilbert, tani jashtë shpresës së Zotit, “ai është një i çmendur, po ju them”. Sekretarët e produksionit, zyrtarët e shtypit, ndihmësit e drejtorëve tundën kokën në shenjë pranimi. Por regjisori Lewis Gilbert tha se nuk i interesonte pëlqimi i të tjerëve. Ai tha sërish me një zë të ngjirur: “Nesër, e dua këtu në Romë të gjallë apo të vdekur. U kuptuam? Po, zotëria ka vendosur se në mendjen e tij është me të vërtetë Uliksi, televizioni ia ka ngulitur në tru këtij greko-shqiptari-jugosllav, le ta marrë djalli”. I rraskapitur, regjisori Lewis Gilbert u ul në një kolltuk. Gruaja e tij Hilda u ul në krahun e tij dhe i tha me zë të ulët, “I dashur (Darling), mos u bë i paduruar do të shohësh se do ta gjejnë” dhe i ledhatoi butësisht dorën. Por burri nuk i kushtoi vëmendje.

 Një djalë i mirë 

“Gjithë faji yt,” shpërtheu ai, “po, zonjë, është i gjithë faji yt. Ti u dashurove marrëzisht me atë djalë. Ah Lewis, ti duhet absolutisht të shohësh atë film, kjo është ajo që më the. Djali ka atë hijeshi magnetike (tërheqëse) që u pëlqen grave, ma përsërite këtë. Dhe unë si një idiot që të dëgjon të shkoj me ty në atë kinema në Paris, ku kishe parë “Ciganët e lumtur”, të zhytesh në Itali për të lançuar Bekim Fehmiun, Uliksin e televizionit, për një film që do t’i kushtojë produksionit shumë para. Të mjafton kjo tani.” 

Uliksi ka fluturuar sërish dhe bravo kush e gjen. “Po si”, dhe regjisori amerikan i mbante duart në kokë, sikur t’i kishte plasur kafka, “po si? Unë e dërgoj atë në Londër për të mësuar anglisht, kësaj race fshatare dhe çfarë bën ai? Ai largohet dhe nuk e di më se ku ka shkuar. Unë e pres atë që prej tre muajsh dhe nuk jam aspak i gatshëm ta pres, duke endur kanavacën për njëzet vjet si Penelopa. Producentët e mi, producentët e filmit, nuk kanë durimin e personazheve të Homerit. Ata njerëz ia mbështjellin leckën rreth qafës, për ta mbytur”. 

Për një kohë të gjatë britmat e regjisorit bënin që muret e kartonit të teatrit të dridheshin, pastaj pasi po errësohej, ndërsa amerikani i kërkonte falje gruas së tij për ulëritjen, bie zilja e telefonit në dhomën e rezervuar për regjisorin Gilbert në një hotel të madh të Romës. 

“Alo Gilbert!”. Ishte Londra në telefon: “E gjetëm. Po sonte, me pak fjalë, vetëm tani, në një pub. Si thua? Po, ai është pak i hutuar por me pak fjalë ende qëndron në këmbë. A doni të dini se çfarë ka bërë? Epo mund të mos e besoni por Bekimi e ka kaluar gjithë këtë kohë pa marrë as edhe një orë të vetme leksioni anglishteje. Jo, Lewis mos bërtit, dëgjo. Ai ka bërë xhiro rreth Londrës tërë ditën, nga City në Docks për të mësuar të gjitha nuancat e gjuhës. Po, po pas gjithë kësaj Uliksi ynë është një djalë i mire”. 

Disa ditë më vonë, në Cinecittà, ndodhi ky rit. “Ju nuk jeni më Uliksi, harrojeni atë”, tha regjisori, duke i dhënë goditjen e parë të gërshërëve mjekrës së zezë e të trashë që akoma zbukuronte fytyrën e heroit homerik të ekraneve të televizionit italian. “Dhe diçka tjetër Beky: nga ky moment emri juaj nuk është më Fehmiu, një emër që amerikanët kurrë nuk do të ishin në gjendje ta shqiptonin, por Feymu, Beky Feymu: është e qartë?”, Feymu i ri, tani pa flokë, tund kokën në shenjë pranimi. “Mirë, në rregull unë do të bëj siç thua ti”. Dhe sigurisht që nuk mund ta kishte kuptuar në atë moment që shpesh roli e përcakton aktorin deri në pikën që e bën atë të identifikohet plotësisht me karakterin që i dha jetë, në skenë, në ekran apo para kamerave. “Beky”, përgjigjen në Cinecittà ndaj atyre që pyesin për të, “Beky, dhe kush është ky Beky? Ah, doni Uliksin e televizionit? Dhe po, natyrisht që unë e njoh atë, dreq. Shko pak më tej, po lexon (përsërit) pjesën”.

 

Mirënjohje 

Bekimi kthehet nga prapa, i përkulur mbi një skenar por përgjigjet menjëherë, pothuajse automatikisht: “Po, unë jam Uliksi”. Ai bën një gjest me dorën e tij, buzëqesh dhe i shkel syrin regjisorit. “Nëse ky atje më dëgjon, më vret. Vetëm këtë mëngjes ai më tha: Beky, për publikun italian ju jeni dikush, në rregull, por për publikun amerikan jeni më pak se zero, një i panjohur. Por është më mirë në këtë mënyrë, e di ? Sepse unë do të të lançoj me këtë parullë: Beky, egërsira që pëlqejnë gratë. Eh, çfarë mendon ?”.

Fehmiu hedh skenarin e filmit dhe bëhet i gjallë, duke bërë disa lëvizje. “Kini parasysh, unë nuk i jap goditje fatit dhe nëse ata duan të më lançojnë në Amerikë si James Dean i viteve shtatëdhjetë, unë them: në rregull. Por unë nuk mund të ndryshoj brenda natës, kjo nuk mundet. Unë nuk jam kukull. Ata thonë se Uliksi përfundimisht do të më kushtëzojë dhe unë përgjigjem: me pak fjalë, unë u diplomova në shkollën e Artit Dramatik të Beogradit duke luajtur pjesën e Uliksit, pata suksesin më të madh në jetën time duke luajtur Uliksin në televizion, çfarë duhet të bëj tani, të harroj që kam luajtur shumë teatër grek para se të mbërrija në kinema? Ata vazhdojnë të më thonë se në këtë film do të kem përkrah meje Candice Bergen, Olivia De Havilland, Ernest Borgnine, James Mason, Charles Aznavour dhe Rossano Brazzi. Unë përgjigjem se jam i nderuar dhe i lumtur, dhe e them këtë pa ironi, e kundërta nuk do të ishte mirë. Të luash lojën aventureske të një playboy të stilit të lartë si Porfirio Rubirosa para kamerës nuk është punë e vogël. Por, për sa kohë që jam në Itali, unë mbetem romantikisht i lidhur me atë personazh që më zbuloi para miliona spektatorëve. Jo, jo, reagimi im nuk është sentimentalizëm, mbase është realizëm, mbase mirënjohje : le ta quajmë atë që na pëlqen por pse duhet të harroj papritur suksesin tim?”. 

Polemika është ndoshta pak e tepruar dhe duket vërtet gratis (falas) nëse nuk merrni parasysh dramën e këtij njeriu që në këto ditë duhet të heqë qafe me forcë jo vetëm personazhin që e bëri atë një aktor të suksesshëm, por edhe të një skeme mendore në të cilën deri tani u përshtat me lehtësi. Përballë gjykimit të publikut amerikan, duke mos zhgënjyer pritjet e regjisorit dhe producentëve: këto janë problemet që shqetësojnë ish-Uliksin dhe e mbajnë atë të tensionuar dhe nervoz. Një ankth (stres) që aktori nuk dëshiron t’i rrëfejë as vetes.

 

Një gjykim

Bekim Fehmiu, një dhe dy: pranë, me mjekrën e Uliksit; më sipër, në aspektin e tij më të fundit, i kërkuar nga regjisori i filmit mbi jetën e Porfirio Rubirosa-s. Për ta lançuar në Amerikë, ata gjithashtu do të ndryshojnë emrin e tij: do të bëhet Beky Feymu, më e lehtë për shqiptimin anglo-sakson. – Burimi : Radiocorriere (1968)

“Nuk i mbyll sytë ndaj suksesit. Unë kam lindur i varfër, në Serajevë, prindërit e mi ishin nga Prizreni, një fshat shqiptar, në atë kohë. Unë isha i shtati nga tetë fëmijët. Ata më thirrën Bekim, që përkthehet Benedetto, dhe si djalosh thanë se kisha djallin në trupin tim. Por fakti është që unë doja të dilja nga fshati dhe mjerimi dhe kur në vend erdhi një kompani, vendosa që me çdo kusht të bëhesha aktor dhe ia dola mbanë. Kam punuar shumë por gjithçka më ka shkuar mirë. Tani më intereson të jem vetvetja.” 

Shihet se Fehmiu po reciton tani. Suksesi ka rëndësi për të, me të vërtetë: ai e nuhat atë, e sheh atë, e ndjek me kokëfortësi. Ai përsërit me krenari gjykimin që Lewis ka për të: “Ai është aktori më profesional dhe më i disiplinuar nga të rinjtë që kam takuar ndonjëherë. Jam i bindur që do të ketë një sukses të qëndrueshëm në ekran. Feymu është lloji i njeriut modern, me gjallëri dhe forcë të madhe karakteri, por me një nuancë mërzie dhe vetmie që ndjen trishtim. Përmbledhja e gjithë kësaj së bashku në një personazh filmi është e mundur vetëm për një aktor të shkëlqyeshëm dhe unë besoj fuqimisht se Feymu është ky aktor”. 

Ndoshta regjisori nuk vuri re një gjë: që nën lëkurën e një njeriu të vrazhdë, burrit të fortë, Uliksit të guximshëm, është një i ri i qetë, i ndrojtur, i etur për t’u ndjekur, kuptuar, dëgjuar

Previous Post

Vaksina e Oksfordit/ Rifillojnë testimet në Britani

Next Post

Turqia: 18 ishuj janë armatosur nga Greqia në kundërshtim me marrëveshjet

Related Posts

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

by TheAlbanian.co.uk
29/10/2025
0

Veton Surroi Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, kishte javën e kaluar një rekomandim për Kosovën në procesin e normalizimit me...

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

by TheAlbanian.co.uk
23/11/2025
0

Në këtë intervistë Dr. Andi Hoxhaj (i dekoruar nga Britania e Madhe Oficer i Perandorisë Britanike) shpjegon rreziqet, realitetet dhe...

“Jeta ime e re, në mënyrë të paligjshme, në Mbretërinë e Bashkuar nuk ishte ajo që kisha shpresuar”

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

Ky artikull është pjesë e një bashkëpunimi me pagesë me Qeverinë e Mbretërisë së Bashkuar Premtimet dhe shpresat për një...

Gregory Treverton-Jones KC: Si e shkatërruan një avokat të pafajshëm – dhe çfarë duhet të ndodhë tani

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

Si e shkatërruan “The Mail”, ministrat dhe rregullatori një avokat të pafajshëm - dhe çfarë duhet të ndodhë tani Rashid...

Next Post

Turqia: 18 ishuj janë armatosur nga Greqia në kundërshtim me marrëveshjet

The Albanian video production

The Albanian

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

Welcome to The Albanian

  • About
  • Advertise
  • Contact
  • Privacy Policy

Follow Us / Na ndiqni ne media sociale

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im
  • Web TV

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

This website uses cookies. By continuing to use this website you are giving consent to cookies being used. Visit our Privacy and Cookie Policy.