Një grup aktivisësh ka thënë se të paktën 10 njerëz janë vrarë gjatë bombardimeve, ndërkaq një doktor ka deklaruar se numri i të vrarëve është 45.
Nuk është akoma e qartë se kush ka kryer këto sulme, por aktivistët kanë akuzuar qeverinë siriane dhe Rusinë.
Luftime të ashpëra raportohet të kenë ndodhur pas sulmeve ajrore.
Marrëveshja e armëpushimit, e arritur në mes të SHBA-së dhe Rusisë, u prish më herët gjatë kësa jave.






















