“Sot pritet të mbahet një protestë e thirrur nga VV. Nga ngjarjet e fundit pas arrestimit të aktivistëve të VV-së dhe pas gjetjeve të armatimit në shtëpitë e tyre vërtetohen të gjitha dyshimet që VV dëshiron VellaVrasje në Kosovë. Albin Kurti përdorë metodat e njëjta sikur Shesheli në kohën e tij. Kjo lëvizje VellaVrasese shkatërron, djeg, fyen, sulmon e përdhos çdo gjë vetëm e vetëm që të realizoj interesat e ngushta të saj”, thuhet në njoftimin e tyre.
Ky grup njerëzish, vlerësojnë se populli i Kosovës nuk është VellaVrases, andaj bëjnë thirrje që të mos indoktrinohen qytetarët dhe të mos keqpërdoren.






















