Disa qytetarë për mikrofonin e portalit lajmi.net kërkojnë që kisha ortodokse të rrënohet dhe kjo hapësirë t’u lirohet studentëve.
“Kjo kishë është ndërtuar në kohën e regjimit. Kjo hapësirë i takon studentëve dhe si e tillë duhet të kthehet në shërbim studentëve”, tha njëri qytetar i intervistuar.
“Duhet të rrënohet kisha. Nuk e ka vendin këtu”, u shpreh tjetri qytetar.
“Këtu nuk ka vend politika dhe feja. Ky është vend i studentëve dhe gjithë ka qenë”, tregoi qytetari tjetër
“Kisha duhet të rrënohet”, thotë qytetari tjetër.






















