Pas vendimit që Heroi Kombëtar, Isa Boletini të rivarroset në Vlorë, në Qendrën e Kulturës “Rexhep Mitrovica”, në Mitrovicë, sot u mbajt një tubim i qytetarëve, ku ishte i pranishëm kryetari i Komunes, Agim Bahtiri, historianë, intelektualë, përfaqësues të organizatave, minatorë dhe familjarë të heroit.
Kryetari Bahtiri i njoftoi të pranishmit për ecurinë e këtij procesi dhe angazhimet e fundit, duke u shpreh i vendosur në qëndrimin e tij, se nuk do të lejojë që gjenerali Isa Boletini të dërgohet në Vlorë.
Ata unanimisht kanë mbështetur kryetarin e Komunës, Agim Bahtiri, për kundërshtimin e ashpër, braktisjen e mbledhjes së Këshillit Organizativ për Rivarrim dhe mospranimin me asnjë kusht të ndryshimit të vendimit paraprak.
Në emër të Lidhjes së Historianëve të Mitrovicës, Enis Kelmendi, tha se nuk kemi asgjë kundër Vlorës, por Isa duhet të prehet aty ku lindi, u rrit dhe ku mbrojti çështjen shqiptare. “Mitrovica është qyteti i ngjarjeve dhe kthesave të mëdha historike që nga koha e Lidhjes së Prizrenit, kryengritjeve popullore dhe shpalljes së pavarësisë, deri tek greva e minatorëve dhe tani mbrojtja e Kosovës në Mitrovicë”, theksoj ai.
Analisti Nexhmendin Spahiu, tha se e gjithë Kosova sot ka sytë ka Mitrovica dhe reagimi i saj, pse kryetrimi mos të varroset në Boletin, po të shkoj 500 kilometra nga vendlindja e vetë. “Mitrovica nuk duhet të lejoj një poshtrim të këtillë, andaj me krenarinë dhe guximin qytetar, duhet të tregojmë hapur kundërshtimin tonë, sepse dërgimi i eshtrave në Vlorë do jetë poshtërim për Mitrovicën. Në aspektin politik mos varrimi në Boletin do të thotë vetheqje dorë nga veriu i Kosovës, andaj apeloj tek familjarët që të mos shesin eshtrat e Isës, por të mbështete qëndrimi i kryetarit që varrimi të bëhet më 10 qershor në Boletin”, tha Spahiu.
Familjari, Riza Peci ka shprehur indinjatën dhe pezmin për lajmin e ndërrimit të vendit të varrimit, duke bartur qëndrimin e familjes dhe gjithë Shalës, se nuk do lejohet varrimi i Isa Boletinit jashtë Mitrovicës dhe Boletinit.
Në emër të shoqatave të dala nga lufta, Rafet Ibishi, tha se “Eshtrat e Isa Boletinit duhet të varrosen vetëm në Boletin, ne jemi përkrah qëndrimit të kryetarit dhe qëndrimit të të gjithë mitrovicasve se Isa nuk meriton një akt të këtillë mos varrimin në vendlindjen e tij te kulla”.
Mulla Asllan Murati, rikujtoj se pasi kishin sjell eshtrat në Mitrovicë, i ndjeri ish presidenti Rugova, pat thënë se varrimi dinjitoz do të bëhet në Boletin sapo të krijohen kushtet. “Amaneti i Isës ka qenë varrimi në Boletin, andaj ne mitrovicasit duhet të përmbushim këtë amanet”,tha Asllani.
Profesor Asllan Istrefi, po ashtu tha se, nuk duhet lejojmë një tradhti të re ndaj Isës, ku ka artefakte më të mëdha se Boletin, ku prehet shpirti, mendja e zemra më mirë se në Boletin. Të njëjtin qëndrim shprehen edhe minatorët dhe të gjithë të pranishmit tjerë në këtë tubim, thuhet në komunikatën e lëshuar pas tubimit.