Ky vendim i OSHP-së ka kthyer në rivlerësim tenderin në lidhje me pastrimin e hapësirave të spitalit më të madh në vend.
“Autoriteti kontraktues në afat prej 10 ditësh duhet ta informojë me shkrim panelin shqyrtues për të gjitha veprimet e ndërmarra lidhur me këtë aktivitet të prokurimit dhe palët tjera në procedurë”, thuhet në vendimin e OSHP-së.
Gjithë kjo ka ardhur pas një ankese në OSHP të konsorciumit “Krasniqi dhe Beni Schaferberger”.






















