255 persona janë infektuar me COVID-19 gjatë 24 orëve dhe 5 të tjerë kanë ndërruar jetë. Dita e sotme ka shënuar 20 të infektuar më pak se ditën e djeshme dhe është dita e tretë të njëjtin numër vdekjesh. Gjithashtu janë shëruar 126 persona.
Deri më tani kanë ndërruar jetë 35,107 persona në total, janë shëruar 198,446 dhe janë në total 246,118 persona të prekur, ku 12.565 raste aktive.
Lombardia në kulmin e rritjes së të prekurve ishte vendi me shifrat më të larta, kurse sot nuk është raportuar asnjë vdekje për të tretën ditë radhazi në Lombardi.
Këshilltari i Mirëqenies së Lombardit, Giulio Gallera tha se sot në Lombardi ka një rënie të re të pacientëve të shtruar në repartet e spitaleve, në 139, nëntë më pak se dje dhe 13 janë në kujdesin intensiv.



















