• Latest
  • Trending
  • All

Qeveria shqiptare të shfuqizojë traktatin e sigluar me Rusinë

04/03/2020

Vranina Home, shtëpia ku rindërtohet më shumë se një ëndërr…

23/07/2026

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

29/10/2025

Historia e panjohur/ Si e shpëtoi Selanikun shqiptari Hasan Tahsin Pasha

29/10/2025

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

23/11/2025

“Jeta ime e re, në mënyrë të paligjshme, në Mbretërinë e Bashkuar nuk ishte ajo që kisha shpresuar”

13/06/2025

CNN rendit ‘Zjermin’ e Shqipërisë si kënga më e mirë në Eurovision mes 26 vendeve finaliste: Janë autentikë dhe të veçantë, publiku çmendet pas tyre

13/06/2025

Gregory Treverton-Jones KC: Si e shkatërruan një avokat të pafajshëm – dhe çfarë duhet të ndodhë tani

13/06/2025

BE i vë zyrtarisht kusht Serbisë: S’ka integrim pa normalizuar raportet me Kosovën

13/06/2025

Sulmi i Iranit ndaj Izraelit dhe rreziku i një luftë të plotë rajonale

13/06/2025

LAJM I MIRË/ Asambleja i thotë po anëtarësimit të Kosovës në KiE

13/06/2025

A duhet të kërkojnë falje çingijet që bënë thirrje për të votuar Veliajn?

13/06/2025

Pikat kryesore/ A është vëllai i Ramës “i paidentifikuari” i laboratorit të drogës

13/06/2025
  • Home
  • Contact us
  • Marketing
Thursday, 6 August, 2026
  • Login
The Albanian
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
    • All
    • Aktualitet
    • Rajoni
    • Vendi

    Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023

    Përplasja e avionëve në Tokyo/ Pasagjerët përshkruajnë tmerrin e përjetuar: Ishte ferr…

    PERSE UNE ARBEN MANAJ NUK MUND TE ISHA BASHKEPUNTOR I SIGURIMIT TE SHTETIT!

    “Izraeli nuk do të ndalet”, Netanyahu: Forcat izraelite godasin Hamasin aty ku nuk e kishin menduar kurrë

    I theu këmbën 3-vjeçares, jepet MASA për edukatoren, e pësojnë dhe shefat e policisë 

    Tensione mes deputetëve të përjashtuar dhe Gardës! Nuk u lejuan në Kuvend, kapërcyen kangjellat dhe hynë nga dritarja e Kryesisë

    Vrasja e shqiptarit në Itali për motive xhelozie, kamerat kanë kapur autorin

    Gazetari i bën pyetjen e papritur Blinken-it: Çfarë ka arritur Izraeli përveç vrasjes së 10,000 njerëzve?

    Kosova gjunjëzon Serbinë, ndodh në Europianin e xhudos në Francë

    Numri i të vdekurve në Gaza arrin në 9,425, mbi 24 mijë janë të plagosur

    Rusia mobilizon nxënësit për luftë! Të rinjtë duhet të mësojnë si të përdorin dronët ushtarakë

    Në Itali rikthehet i nxehti afrikan, alarm i kuq në 16 qytete/ Ja deri kur do të zgjasë

  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im

    “Udhëtimi im”- Klajdi Bregu: “Nëse ne heqim dorë nga inferioriteti dhe i besojmë më shumë njëri-tjetrit, do të ndikojë edhe në jetën në atdhe”

    “Udhëtimi im”-Daut Dauti: “Diaspora duhet të përfaqësohet me deputetë në kuvendin e Shqipërisë dhe Kosovës”

    “Udhëtimi im”- Liza në botën e Diasporës

    “Udhëtimi im”: Klentiana Mahmutaj, shqiptarja e OKB-së

    “Udhëtimi im”-Ada Guri: Nga spikere lajmesh në avokate krimesh në Londër

    Udhëtimi im – Bahri Troja: “Qeveritë shqiptare duhet të krijojnë hapësira për diasporën”

    “Udhëtimi im”- Arben Merkoçi: “Është urgjente krijimi i programeve që mund të sigurojnë integrimin e diasporës në sistemin e shkencës dhe ekonomisë shqiptare”

    “Udhëtimi im” – Prof. Dr. Fadil Çitaku: “Shqiptarët duhet të besojnë më shumë në vetvete”

    Executive MBA Graduation Ceremony - Class of 2016 - ESCP Europe

    “Udhëtimi im” – Anila Hyka Smorgrav: “Në Shqipëri flitet shumë për demokracinë, por demokraci nuk ka”

  • Web TV
No Result
View All Result
The Albanian
No Result
View All Result
Home Lajme Aktualitet

Qeveria shqiptare të shfuqizojë traktatin e sigluar me Rusinë

04/03/2020
in Aktualitet, Aktualitet, Dhe të tjerat, Lajme, SHQIPERIA

Shaban Murati

Që skeletet në dollapet e mëkateve të qeverive dhe të diplomacive nuk mund të rrinë gjithmonë të fshehur u dëshmua në Moskë në datën 26 shkurt.

Lajme teNjejta

Vranina Home, shtëpia ku rindërtohet më shumë se një ëndërr…

23/07/2026

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

29/10/2025

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

23/11/2025

Ministri i jashtëm i Rusisë, Sergej Lavrov, në takimin me kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama, hapi dollapin shqiptar të skeleteve dhe hodhi në tavolinë skeletin e Traktatit të Miqësisë dhe të Bashkëpunimit midis Rusisë dhe Shqipërisë, të sigluar në Tiranë në 8 dhjetor 2004.

Shefi i diplomacisë ruse deklaroi në konferencën e përbashkët të shtypit me kryeministrin shqiptar se “Në vitin 2004, kur sapo isha emëruar ministër i jashtëm, kam bërë një vizitë në Tiranë, ku bashkë me ministrin e jashtëm shqiptar Kastriot Islami ne sigluam Traktatin e Miqësisë dhe të Bashkëpunimit. Traktati që atëhere nuk është nënshkruar, por ai ekziston, është gati. Ne plotësisht mund ta vemë atë në veprim”.

U duk qartë se ministri i jashtëm rus zuri në befasi si vizitorin shqiptar, ashtu dhe qarqet diplomatike atlantike, të cilat duket kanë harruar se një shtet anëtar entuziast i NATO-s mban në dollapin shtetëror një Traktat Miqësie të sigluar me shtetin rus, të cilin NATO e klasifikon si kërcënim dhe rrezik për Perëndimin.

Traktati i Miqësisë dhe Bashkëpunimit midis Rusisë dhe Shqipërisë është sigluar, që do të thotë se mban në çdo faqe të tij firmat e ministrave të jashtëm Sergej Lavrov dhe Kastriot Islami dhe nga pikëpamja diplomatike quhet punë e përfunduar midis Ministrive të Jashtme të të dy vendeve dhe pret nënshkrimin përfundimtar ceremonial të dy presidentëve ose dy kryeministrave.

Traktati i sigluar me Rusinë nuk është thjesht histori, por është një skelet apo një litar nëpër këmbë, nga i cili qeveria dhe diplomacia shqiptare duhet të çlirohen, sepse është absurde që Shqipëria shtet anëtar i NATO-s të ketë një hipotekë të rëndë te Rusia.

Ka plot enigma dhe rebuse çështja diplomatike e Traktatit të sigluar të Miqësisë midis Rusisë dhe Shqipërisë, që Ministria e Jashtme e Shqipërisë e firmosi me aq mendjelehtësi në vitin 2004. Propozimin për Traktatin e Miqësisë e ka bërë Rusia dhe Shqipëria u tregua e gatshme ta nënshkruante. Shqipëria pranonte një Traktat Miqësie me Rusinë, në kohën kur ishte shteti i parë ish-komunist, i cili zyrtarisht kishte aplikuar për t’u anëtarësuar në NATO.

Në vitin 1994 Shqipëria ishte anëtarësuar në programin e NATO-s “Partneritet për Paqe”. Në prill 1999 Shqipëria nga NATO kishte marrë MAP-in, “Plani i Veprimit për Anëtarësim”. Në vitin 2002 në Shqipëri ishte vendosur Zyra e NATO-s. Dhe megjithë këtë kurs të intensifikuar zyrtar drejt anëtarësimit në NATO, qeveria e Tiranës në anën tjetër siglonte Traktatin e Miqësisë me Rusinë.

Çfarë tërheq vëmendjen? Për arsye jo fort të qarta kishte një ngutje të pazakonshme nga qeveria e Shqipërisë për t’i ngritur marrëdhëniet me Rusinë në nivelin më të lartë juridik e kontraktual.

Që lexuesi ta kuptojë më mirë këtë ngutje të qeverisë së Shqipërisë po përmendim se Shqipëria e sigloi Traktatin e saj me Rusinë 9 vjet përpara se Serbia ta nënshkruante Traktatin e Miqësisë midis Rusisë dhe Serbisë në vitin 2013. Vrapi diplomatik shqiptar drejt Rusisë ishte më i shpejtë se i Serbisë. Ngutej edhe Rusia, ambasadori i së cilës në Tiranë, V. Tonkin, në takimin me kryeministrin Fatos Nano në 27.11.2003, ende pa u sigluar Traktati, i bënte ftesën kryeministrit shqiptar që të shkonte në Moskë për të nënshkruar Traktatin e Miqësisë midis dy vendeve.

Shqipëria siglonte Traktatin e Miqësisë me Rusinë kur po nisnin bisedimet ndërkombëtare për statusin e Kosovës, ku Rusia ishte aktori kryesor pengues. Rusia kishte mbështetur agresionin kriminal të Serbisë së Millosheviçit kundër Kosovës. Rusia kishte dalë kundër ndërhyrjes së NATO-s në Kosovë. Rusia kishte vënë veton për rezolutën e KS të OKB për ndërhyrjen ushtarake ndërkombëtare në Serbi, të propozuar nga Perëndimi për të ndalur agresionin serb dhe spastrimin etnik në Kosovë.

Megjithë këto faktorë e rrethana armiqësore të shtetit rus, që e bënin absurd pranimin e çdo propozimi për Traktat Miqësie me Rusinë, qeveria e Shqipërisë shkoi deri në siglimin e Traktatit midis dy ministrive të Jashtme. Për mjerimin e shtetit dhe të diplomacisë shqiptare nuk iu vu asnjë kusht dhe nuk iu kërkua asgjë Rusisë në tavolinën e tratativave si shkëmbim për këtë lëshim të jashtëzakonshëm me Traktatin. Nuk iu kërkua mbështetje për pavarësinë e Kosovës. Në fillim të vitit 2005 në një analizë me titull ”Kosova dhe Traktati me Rusinë” kam shkruar lidhur me këtë çeshtje: “Shqipëria për Traktatin mund dhe duhet t’ia verë kusht Rusisë mbështetjen për çështjen e Kosovës. Përndryshe, një Traktat me një shtet si Rusia, që nuk ka dhënë gjatë historisë së vet cariste, komuniste e demokratike, asnjë provë miqësie ndaj shqiptarëve si komb dhe si shtet, nuk do t’i hynte në punë askujt”. (Libri “Enigmat diplomatike të pavarësisë së Kosovës”, 2007, fq. 54.)

Siglimi i një Traktati Miqësie midis Shqipërisë dhe Rusisë hap një pikëpyetje të madhe historike mbi qeverinë dhe mbi diplomacinë e Shqipërisë, pikëpyetje e cila tani për tani ka vetëm një shpjegim: ndikimi i lobit rus në qarqet qeveritare dhe diplomatike shqiptare.

Dramaticiteti i çeshtjes nuk ka të bëjë vetëm me aktin e gabuar të pranimit të Traktatit të Miqësisë. Dyshime të mëdha ngjall përmbajtja e këtij Traktati Miqësie të sigluar me Rusinë, i cili paraqet një përpjekje ruse për neutralizimin e anëtarësimit të Shqipërisë në NATO dhe një neglizhim të interesave jetike atlantike dhe perëndimore të vendit. Burime kompetente të MPJ të Shqipërisë bëjnë të ditur se në nenin 1 të këtij Traktati Shqipëria dhe Rusia shpallin se e konsiderojnë njera-tjetrën shtete mike. Vështirë të gjesh enigmën e këtij detyrimi kontraktual të Shqipërisë ndaj Rusisë. Sipas burimeve të mësipërme të MPJ të Shqipërisë, neni 3 i Traktatit me Rusinë kërkon që secila palë nuk përdor vetë dhe nuk lejon që territori i saj të përdoret për qëllime agresioni ose veprime të tjera armiqësore kundër palës tjetër. Madje neni 3 kërkon që në rast se një nga palët bëhet objekt sulmi të armatosur, pala tjetër nuk i jep agresorit asnjë lloj ndihme ushtarake ose të ndonjë lloji tjetër. Është vështirë të gjesh nen dhe formulim më skandaloz, i cili haptazi ndalon anëtarësimin e Shqipërisë në NATO. Është një nen bllokues, të cilin Rusia e ka vendosur si kusht në traktat pikërisht për të shfuqizuar veprimin e nenit 5 të Traktatit themelues të NATO-s, sipas të cilit sulmi kundër një shteti anëtar është sulm kundër të gjitha shteteve anëtare. Shqipëria, e cila ishte në prag të anëtarësimit në NATO, i dorëzonte juridikisht Rusisë të drejtën që të refuzonte dhe të ndalonte NATO-n të përdorte territorin shqiptar në rastin e një konflikti të saj me Rusinë. Publikisht Moska nuk kishte dalë kundër anëtarësimit të Shqipërisë në NATO, por me nenin e mësipërm të Traktatit të Miqësisë shvleftësonte çdo lloj anëtarësimi të Shqipërisë në NATO. Nëse ky traktat miqësie do të ishte nënshkruar, do ta bllokonte anëtarësimin e Shqipërisë në NATO, sepse Aleanca Atlantike nuk mund të pranonte anëtar një shtet, i cili kishte marrë detyrimin juridik ndaj një pale të tretë për të moslejuar NATO-n të përdorë territorin e atij shteti në rast konflikti me Rusinë.

Ministri i jashtëm rus Sergej Lavrov u tregua i kursyer dhe nuk nxorri skeletin tjetër të dollapit të qeverisë dhe të diplomacisë shqiptare, që janë bashkëpunimi ushtarak dhe marrëveshja ushtarake me Rusinë. Sipas burimeve të MPJ të Shqipërisë neni 6 i Traktatit midis Shqipërisë dhe Rusisë thekson se palët ndërmarrin hapa për vendosjen e bashkëpunimit në fushën ushtarake. Pra Traktati sanksionon bashkëpunimin midis dy shteteve në fushën ushtarake, gjë që krijonte hapësirë për prani dhe rol ushtarak të Rusisë në Shqipëri. Ministri i jashtëm rus Lavrov zbuloi diçka më shumë në datën 8 dhjetor 2004, kur në konferencën e përbashkët të shtypit në Tiranë me homologun shqiptar pas siglimit të Traktatit, deklaroi se “pala shqiptare po konsideron propozimet tona për bashkëpunimin  ushtarako-teknologjik. Ka interesa nga pala shqiptare, kontakte midis strukturave përkatëse dhe ka një draft-marrëveshje për bashkëpunimin ushtarak, i cili është përgatitur nga Rusia në përputhje me kërkesën e Shqipërisë”. Asnjëherë qeveria dhe diplomacia shqiptare nuk e sqaruan se çfarë është kjo marrëveshje ushtarake shqiptaro-ruse dhe cilat janë interesat e Shqipërisë për këtë bashkëpunim ushtarak, të cilat Tirana ia ka kërkuar Moskës që t’ia shkruajë pala ruse. Kjo do të thotë që bisedimet e dy ministrive të jashtme për Traktatin e Miqësisë kanë pasur disa aspekte të panjohura për publikun shqiptar dhe që implikojnë interesa jetike të shtetit tonë.

Pyetja e madhe pa përgjigje, që del nga çështja e Traktatit të Miqësisë me Rusinë është se përse qeveritë e Shqipërisë nuk e shfuqizuan atë traktat pas anëtarësimit të vendit në NATO. Statusi dhe detyrimet e Shqipërisë si anëtare e NATO-s janë krejt në kundërshtim me angazhimet dhe detyrimet, që Shqipëria merrte në Traktatin e Miqësisë me Rusinë. Qeveritë shqiptare e futën skeletin në dollap dhe në mënyrë të gabuar gjykuan se duke e lënë në dollap, ai do të harrohej. Qeveritë dhe diplomacia shqiptare harruan se çdo projektmarrëveshje e sigluar ose e rënë dakord midis dy ministrive të jashtme, pavarësishtse sa thellë dhe sa kohë e ke lënë në sirtar, është me motorr në gjendje pune, nëse palët nuk e kanë shfuqizuar, dhe mbetet si një precedent për qeveritë dhe diplomacitë pasardhëse. Unë kam kërkuar disa herë edhe në rrugë zyrtare, dhe në rrugë publike, që Traktati i sigluar me Rusinë duhet të shfuqizohet dhe kam paralajmëruar se ekziston rreziku që dikush në Moskë apo në Tiranë mund të përpiqet në të ardhmen ta rivitalizojë Traktatin. Në një analizë të botuar në maj të vitit 2013 kam shkruar: “Nuk e di nëse në qeverinë e Shqipërisë ka ende zyrtarë të çmendur, që mendojnë të realizojnë Traktatin e dyshimtë të Miqësisë dhe të Bashkëpunimit mes Rusisë dhe Shqipërisë, i cili është sigluar në vitin 2004 dhe i cili ndodhet në frigoriferin e diplomacisë shqiptare, me rrezikun për t’u servirur kur kushtet do t’ua mundësojnë”. (Libri “Rusia ballkanike”, 2014, fq. 295).

Realizmin e këtij paralajmërimi e vërtetoi kërkesa publike pas 16 vitesh e ministrit të jashtëm rus në 26 shkurt 2020 në Moskë drejtuar kryeministrit të Shqipërisë, kur i tha se “Traktati është gati dhe ta vemë në veprim”. Nga pikëpamja diplomatike dhe juridike, përderisa pala shqiptare e mban në frigorifer, do të thotë që ai është produkt që mund të përdoret, nëse palët bien dakord. Nga kjo premisë janë nisur të gjithë ambasadorët rusë në Tiranë, që njëri pas tjetrit gjatë 16 viteve kanë bërë presione të vazhdueshme mbi qeverinë dhe mbi diplomacinë shqiptare për të nënshkruar përfundimisht Traktatin e sigluar të Miqësisë. Nja dy ministra të jashtëm filorusë të MPJ të Shqipërisë kanë qenë të gatshëm që të nënshkruhej, edhe pasi Shqipëria u bë anëtare e NATO-s, madje përqafuan edhe sugjerimin e ri rus që vetëm të nënshkruhej, pa le t’i vendosnin emrin “Deklaratë” në vend të fjalës “Traktat”. Falë frikës nga NATO, Tirana nuk guxoi të ndërmerrte hapin aventuresk të nënshkrimit të Traktatit me Rusinë, ndonëse në mënyrën më të habitshme ai u la efektiv në frigoriferin diplomatik.

Skelete të tilla të rrezikshme si Traktati i sigluar i Miqësisë midis Shqipërisë dhe Rusisë jo vetëm nuk duhen mbajtur në dollapet qeveritare dhe diplomatike, por duhen flakur jashtë konservimit menjëherë. Këshilla ime për qeverinë e Shqipërisë dhe për kryeministrin Edi Rama është që ta shfuqizojë një orë e më parë këtë Traktat të sigluar para 16 vitesh, duke dërguar një notë të qeverisë shqiptare në adresë të qeverisë ruse se për shkak të vjetërimit nga koha dhe për shkak të ndryshimeve, që kanë ndodhur në arenën ndërkombëtare, Traktati i sigluar në vitin 2004 konsiderohet i pavlefshëm dhe nul në marrëdhëniet midis dy shteteve.

Previous Post

Fundi i koronavirusit nuk dihet ende, por çfarë ndodhi në tri shpërthimet e tjera infektive

Next Post

Italia mbyll shkollat dhe universitetet në të gjithë vendin

Related Posts

Vranina Home, shtëpia ku rindërtohet më shumë se një ëndërr…

by TheAlbanian.co.uk
23/07/2026
0

Zenel Kuçana Gjithçka ishte gati.Me përkujdesjen më të madhe u ishte dhënë dora e fundit edhe detajeve më të vogla....

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

by TheAlbanian.co.uk
29/10/2025
0

Veton Surroi Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, kishte javën e kaluar një rekomandim për Kosovën në procesin e normalizimit me...

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

by TheAlbanian.co.uk
23/11/2025
0

Në këtë intervistë Dr. Andi Hoxhaj (i dekoruar nga Britania e Madhe Oficer i Perandorisë Britanike) shpjegon rreziqet, realitetet dhe...

“Jeta ime e re, në mënyrë të paligjshme, në Mbretërinë e Bashkuar nuk ishte ajo që kisha shpresuar”

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

Ky artikull është pjesë e një bashkëpunimi me pagesë me Qeverinë e Mbretërisë së Bashkuar Premtimet dhe shpresat për një...

Next Post

Italia mbyll shkollat dhe universitetet në të gjithë vendin

The Albanian video production

The Albanian

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

Welcome to The Albanian

  • About
  • Advertise
  • Contact
  • Privacy Policy

Follow Us / Na ndiqni ne media sociale

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im
  • Web TV

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

This website uses cookies. By continuing to use this website you are giving consent to cookies being used. Visit our Privacy and Cookie Policy.