E si pasojë e kësaj, ekzekutivi i vendit pritet që pa konsensus dhe në mënyrë arbitrare ta dërgojë në Kuvend për ratifikim Marrëveshjen për Demarkacionin mes Kosovës dhe Malit të Zi. Më 1 shtator Qeveria e kishte tërhequr nga rendi i ditës këtë marrëveshje, pasi në seancë nuk ishte Lista Serbe, çka pamundësonte ratifikimin e saj.
Pas kësaj i pari i Qeverisë paralajmëroi ftesën për liderët e partive politike, pozitë e opozitë, për një takim të përbashkët për ta gjetur një konsensus rreth kësaj çështjeje, e cila po kundërshtohet tash e një vit.






















