Ai ka bërë të ditur se për parandalimin dhe luftimin e sëmundjes gungore të lëkurës së gjedhit në përgjithësi do të jenë në dispozicion mbi 1 milionë euro.
Kuçi po ashtu ka bërë të ditur se deri më tani nga kjo sëmundje janë prekur 2609 gjedhe .
Ndërsa Ministri i Bujqësisë Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Memli Krasniqi duke shprehur i kënaqur për marrjen e këtij vendimi, tha se në nga shuma e ndarë do të përfshihen edhe kompensimet për fermerët.






















