Ai tha se shteti i Kosovës do të respektojë institucionet e bashkësive fetare gjithnjë duke e ruajtur laicizmin.
“Për hartimin e këtij ligji jemi konsultuar me bashkësitë fetare”.
Ai tha se ky projektligj nuk paraqet komplikime buxhetore.
Në Kosovë si bashkësi fetare janë Bashkësia Islame, Kisha Katolike, Kisha Ortodokse, Bashkësia e Besimit Hebrej dhe Kisha Protestante Ungjillore dhe Bashkësia e Tarikateve.
Qeveria ka miratuar po ashtu shqyrtimin e Projektligjit për Kontrollin e Brendshëm të Financave Publike
Ministri i financave Avdullah Hoti tha se ky projektligj siguron rishikimin dhe përshtatjen e infrastrukturës ligjore.
“Ky ligj ndihmon në qartësimin e rrugës për negociatat me BE”.
“Kjo reformë pritet të rrisë transparencën, përmirësimin e shërbimeve qytetare, menaxhimin e fondeve etj”, tha Hoti.






















