Pavarësisht se vendi ndodhet në situatë të jashtëzakonshme për shkak të tërmetit, qeveria ka aprovuar shpërblimin për pensionistët në vlerën e 3 mijë lekëve të reja.
Ashtu siç kryeministri i vendit, Edi Rama deklaroi gjatë një daljeje për mediat, fill pas mbarimit të mbledhjes së kryesisë së PS-së; takimi i qeverisë ka vendosur sa i takon shpërblimeve për pensionistët/et në fundvit.
Sipas vendimit të qeverisë, të gjithë pensionistët do të shpërblehen me 30 mijë lekë të vjetra.
Marrja e këtij vendimi nuk ishte e lehtë për qeverinë pasi fondet janë përqëndruar tek të prekurit nga tërmeti.



















