• Latest
  • Trending
  • All

Qeveria mbështetje financiare për studentët e shkëlqyer

10/06/2016

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

29/10/2025

Historia e panjohur/ Si e shpëtoi Selanikun shqiptari Hasan Tahsin Pasha

29/10/2025

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

23/11/2025

“Jeta ime e re, në mënyrë të paligjshme, në Mbretërinë e Bashkuar nuk ishte ajo që kisha shpresuar”

13/06/2025

CNN rendit ‘Zjermin’ e Shqipërisë si kënga më e mirë në Eurovision mes 26 vendeve finaliste: Janë autentikë dhe të veçantë, publiku çmendet pas tyre

13/06/2025

Gregory Treverton-Jones KC: Si e shkatërruan një avokat të pafajshëm – dhe çfarë duhet të ndodhë tani

13/06/2025

BE i vë zyrtarisht kusht Serbisë: S’ka integrim pa normalizuar raportet me Kosovën

13/06/2025

Sulmi i Iranit ndaj Izraelit dhe rreziku i një luftë të plotë rajonale

13/06/2025

LAJM I MIRË/ Asambleja i thotë po anëtarësimit të Kosovës në KiE

13/06/2025

A duhet të kërkojnë falje çingijet që bënë thirrje për të votuar Veliajn?

13/06/2025

Pikat kryesore/ A është vëllai i Ramës “i paidentifikuari” i laboratorit të drogës

13/06/2025

Pilotja shqiptaro-amerikane që bombardoi Serbinë: U paraqita sapo u bë thirrja

13/06/2025
  • Home
  • Contact us
  • Marketing
Sunday, 19 April, 2026
  • Login
The Albanian
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
    • All
    • Aktualitet
    • Rajoni
    • Vendi

    Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023

    Përplasja e avionëve në Tokyo/ Pasagjerët përshkruajnë tmerrin e përjetuar: Ishte ferr…

    PERSE UNE ARBEN MANAJ NUK MUND TE ISHA BASHKEPUNTOR I SIGURIMIT TE SHTETIT!

    “Izraeli nuk do të ndalet”, Netanyahu: Forcat izraelite godasin Hamasin aty ku nuk e kishin menduar kurrë

    I theu këmbën 3-vjeçares, jepet MASA për edukatoren, e pësojnë dhe shefat e policisë 

    Tensione mes deputetëve të përjashtuar dhe Gardës! Nuk u lejuan në Kuvend, kapërcyen kangjellat dhe hynë nga dritarja e Kryesisë

    Vrasja e shqiptarit në Itali për motive xhelozie, kamerat kanë kapur autorin

    Gazetari i bën pyetjen e papritur Blinken-it: Çfarë ka arritur Izraeli përveç vrasjes së 10,000 njerëzve?

    Kosova gjunjëzon Serbinë, ndodh në Europianin e xhudos në Francë

    Numri i të vdekurve në Gaza arrin në 9,425, mbi 24 mijë janë të plagosur

    Rusia mobilizon nxënësit për luftë! Të rinjtë duhet të mësojnë si të përdorin dronët ushtarakë

    Në Itali rikthehet i nxehti afrikan, alarm i kuq në 16 qytete/ Ja deri kur do të zgjasë

  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im

    “Udhëtimi im”- Klajdi Bregu: “Nëse ne heqim dorë nga inferioriteti dhe i besojmë më shumë njëri-tjetrit, do të ndikojë edhe në jetën në atdhe”

    “Udhëtimi im”-Daut Dauti: “Diaspora duhet të përfaqësohet me deputetë në kuvendin e Shqipërisë dhe Kosovës”

    “Udhëtimi im”- Liza në botën e Diasporës

    “Udhëtimi im”: Klentiana Mahmutaj, shqiptarja e OKB-së

    “Udhëtimi im”-Ada Guri: Nga spikere lajmesh në avokate krimesh në Londër

    Udhëtimi im – Bahri Troja: “Qeveritë shqiptare duhet të krijojnë hapësira për diasporën”

    “Udhëtimi im”- Arben Merkoçi: “Është urgjente krijimi i programeve që mund të sigurojnë integrimin e diasporës në sistemin e shkencës dhe ekonomisë shqiptare”

    “Udhëtimi im” – Prof. Dr. Fadil Çitaku: “Shqiptarët duhet të besojnë më shumë në vetvete”

    Executive MBA Graduation Ceremony - Class of 2016 - ESCP Europe

    “Udhëtimi im” – Anila Hyka Smorgrav: “Në Shqipëri flitet shumë për demokracinë, por demokraci nuk ka”

  • Web TV
No Result
View All Result
The Albanian
No Result
View All Result
Home Lajme

Qeveria mbështetje financiare për studentët e shkëlqyer

10/06/2016
in Lajme

Këshilli i Ministrave vendosi sot për mbështetjen financiare të studentëve të shkëlqyer dhe të nëpunësve civilë të administratës shtetërore (fondi i ekselencës)

Më poshtë vendimi i plotë i Këshillit të Ministrave:

Lajme teNjejta

Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023

13/06/2025

Përplasja e avionëve në Tokyo/ Pasagjerët përshkruajnë tmerrin e përjetuar: Ishte ferr…

13/06/2025

PERSE UNE ARBEN MANAJ NUK MUND TE ISHA BASHKEPUNTOR I SIGURIMIT TE SHTETIT!

13/06/2025

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të nenit 57, të ligjit nr.9741, datë 21.5.2007, “Për arsimin e lartë në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar, dhe të shkronjës “c”, të paragrafit të parë, të nenit 4, të ligjit nr.9936, datë 26.6.2008, “Për menaxhimin e sistemit buxhetor në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Arsimit dhe Sportit, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

1. Financimin nga buxheti i shtetit në masën jo më pak se 150 000 000 (njëqind e pesëdhjetë milionë lekë) në vit të Fondit të Ekselencës, si dhe financimin nga donacione apo të ardhura të tjera nga burime të ligjshme për mbështetjen financiare të studentëve shqiptarë të shkëlqyer, i cili përdoret nga Ministria e Arsimit dhe Sportit për bursa për studentët që ndjekin studimet e ciklit të parë, të dytë apo studime të doktoratës jashtë vendit në universitetet më të mira të botës si dhe për nëpunësit civilë të administratës shtetërore apo në varësi të saj, sipas përcaktimeve të pikës 2, të këtij vendimi.

2. Nga fondi i përcaktuar në pikën 1, të këtij vendimi, përfitojnë mbështetje financiare kandidatët që plotësojnë kriteret e parashikuara më poshtë:

a) Studentët, që ndjekin jashtë vendit ciklin e parë dhe/ose ciklin e dytë të studimeve universitare, kur:

i. janë pranuar në njërin nga 15 universitetet më të mira të botës sipas renditjes së fundit të përgjithshme dhe/ose asaj specifike sipas fushave, nga “Times Higher Education”- Renditja botërore e universiteteve, për të ndjekur njërin nga dy ciklet e studimit, ose kanë përfituar financim/bursë në masën 75 për qind të shpenzimeve totale të parashikuara nga universiteti pritës (për tarifën e shkollimit dhe kosto të tjera të jetesës), në rastet kur universiteti është i akredituar dhe i mirënjohur në Shtetet e Bashkuara të Amerikës ose në një nga vendet anëtare të Bashkimit Evropian. Në rastin e dytë, mbështetja financiare nga Fondi i Ekselencës nuk mund të jetë më e lartë se 8 000 euro në vit;

ii. pranojnë të punojnë, së paku, 3 (tre) vjet në Shqipëri, pas diplomimit në ciklin përkatës të studimeve, për të cilin përfitojnë bursën ose pas përfundimit të të gjitha cikleve të studimit, nëse kandidati fitues vijon studimet në ciklet më të larta universitare;

iii. janë shtetas shqiptarë;

iv. nuk janë, njëkohësisht, përfitues të ndonjë burse tjetër nga shteti shqiptar;

v. nuk përfitojnë bursë/financim të plotë në universitetin pritës apo nga donatorë të tjerë. Në rastet kur studenti përfiton një financim të pjesshëm nga universiteti pritës apo nga donatorë të tjerë, financimi nga Fondi i Ekselencës do të bëhet për diferencën e vlerës deri në vlerën maksimale të parashikuar nga universiteti pritës për vitin akademik (tarifa e regjistrimit dhe/ose shpenzime të tjera të jetesës dhe udhëtimit), në varësi të masës së fondit në dispozicion;

vi. kanë përfunduar studimet parauniversitare me mesatare mbi 9 të të gjitha viteve të shkollës së mesme ose ekuivalente për ata që kanë përfunduar këto studime jashtë vendit, për studentët që aplikojnë për ciklin e parë të studimeve universitare;

vii. kanë përfunduar studimet e ciklit të parë me notë mesatare mbi 9, për shkencat natyrore dhe teknike, dhe mbi 9.5 për shkencat ekonomike e shoqërore, për studentët që aplikojnë për ciklin e dytë të studimeve universitare.

b) Të drejtën për t’u mbështetur financiarisht e kanë studentët, që ndjekin studimet e plota të doktoratës, pasi kanë përfunduar ciklin e parë e të dytë të studimeve universitare, kur:

i. janë pranuar në njërin prej 15 universiteteve më të mira të botës në shkencat shoqërore dhe ekonomike apo në njërin prej 50 universiteteve më të mira të botës në shkenca natyrore dhe teknike, sipas renditjes së fundit, të përgjithshme dhe/ose asaj specifike sipas fushave, të “Times Higher Education”- Renditja botërore e universiteteve, ose janë pranuar në njërin prej universiteteve të mirënjohura ndërkombëtare për studime në albanologji;

ii. nuk marrin shpërblime si financim i plotë apo bursë e plotë për punën kërkimore apo mësimore, që bëjnë gjatë këtyre studimeve në universitetin pritës në vlerë më të madhe se ajo e parashikuar për financim nga Fondi i Ekselencës. Studentët doktorantë nuk mbështeten financiarisht nga ky fond për tarifën e studimeve (tuiton fee), por vetëm për shpenzimet e jetesës. Në rastet kur studenti përfiton një financim tjetër nga universiteti pritës apo nga donatorë të tjerë, financimi nga Fondi i Ekselencës do të bëhet për diferencën e vlerës deri në vlerën maksimale të parashikuar nga ky fond;

iii.pranojnë të punojnë, së paku, 3 (tre) vjet në Shqipëri, pas përfundimit të studimeve të doktoratës, në fushën e studimeve të kryera;

iv. janë shtetas shqiptarë;

v. nuk janë, njëkohësisht, përfitues të ndonjë burse tjetër nga shteti shqiptar.

c) Nëpunësit civilë të administratës shtetërore, që ndjekin jashtë vendit një program 1-vjeçar, master të ciklit të dytë apo të tretë, kur:

i. janë pranuar në njërin nga 300 universitetet më të mira të botës, sipas renditjes së fundit të përgjithshme ose në njërin nga 100 universitetet më të mira të botës, sipas fushave, nga “Times Higher Education”- Renditja botërore e universiteteve, në vitin më të fundit, për të ndjekur në ciklin e dytë apo të tretë të studimit një program master me kohëzgjatje 1-vjeçare në fushat e mëposhtme:

– Politika publike;
– Administrim publik;
– Politika ekonomike;
– Politika arsimore;
– Politika shëndetësore;
– Urbanistikë dhe zhvillim urban;
– Menaxhim i financave publike;
– E drejtë administrative/publike;
– Studime evropiane.

ii. pranojnë që pas përfundimit të studimeve të kthehen dhe të punojnë për jo më pak se 4 (katër) vjet në Shqipëri, në institucione të administratës shtetërore, institucione të pavarura apo njësi të qeverisjes vendore, në përputhje me profilin e studimeve të kryera të mbështetura financiarisht nga Fondi i Ekselencës;

iii. kanë marrë aprovimin e titullarit të institucionit ku punojnë për kryerjen e studimeve jashtë vendit dhe aplikimin për përfitimin financiar nga Fondi i Ekselencës;

iv. nuk janë, njëkohësisht, përfitues të ndonjë burse tjetër nga shteti shqiptar;

v. nuk përfitojnë bursë/financim të plotë në universitetin pritës apo nga donatorë të tjerë. Në rastet kur studenti përfiton një financim të pjesshëm nga universiteti pritës apo nga donatorë të tjerë, financimi nga Fondi i Ekselencës do të bëhet për diferencën e vlerës deri në vlerën maksimale të parashikuar nga ky fond.

3. Të gjithë përfituesit, të cilët, në përfundim të vitit akademik, nuk kanë plotësuar kriteret e parashikuara në udhëzimin e ministrit të Arsimit dhe Sportit, detyrohen të kthejnë financimin e përfituar shtetit shqiptar, brenda 6 (gjashtë) muajsh nga përfundimi i vitit akademik.

4. Rregullat e hollësishme për afatet e aplikimit, zbatimin e kritereve, procedurave dhe përcaktimin e masës e të mënyrës së financimit për secilën nga bursat e parashikuara në pikën 2, të këtij vendimi, përcaktohen me udhëzim të ministrit të Arsimit dhe Sportit.

5. Përzgjedhja e kandidatëve kryhet para fillimit të vitit akademik nga komisione përzgjedhëse të ngritura më urdhër të ministrit të Arsimit dhe Sportit dhe të kryesuara prej tij. Kur Fondi i Ekselencës plotësohet edhe nga donacione, në komision ka të drejtë të marrë pjesë edhe një përfaqësues i donatorëve. Numri i anëtarëve dhe kriteret e përzgjedhjes së kandidatëve për anëtarë komisioni përcaktohen në udhëzimin e ministrit të Arsimit dhe Sportit.

6. Studentët e ciklit të parë ose të dytë, të cilët nuk i japin të gjitha provimet apo e përfundojnë vitin me notë mesatare më të ulët se nota 8 (vlerësimi ndërkombëtar, sistemi anglo-sakson B), nuk përfitojnë bursë për vitet pasardhëse. Afatet për dorëzimin dhe shqyrtimin e aplikimeve për këta kandidatë përcaktohen me udhëzim të ministrit të Arsimit dhe Sportit.

7. Studentët, që kanë përfituar bursë dhe nuk kanë realizuar detyrimet e programit përkatës dhe/ose i ndërpresin ato ose kur pas përfundimit të studimeve nuk provojnë të kenë aplikuar për punë në Shqipëri, të jenë regjistruar në zyrat e punës si të papunë, sipas kushteve të përcaktuara në aktmarrëveshjen e lidhur, detyrohen t’i kthejnë Ministrisë së Arsimit dhe Sportit shumën e marrë në formë burse nga Fondi i Ekselencës, brenda 6 (gjashtë) muajve nga dita e njoftimit.

8. Për studentët e shpallur fitues përpara vitit 2013 zbatohet pika 7, e këtij vendimi, dhe aktet e tjera nënligjore në zbatim të tij, deri në përfundim të studimeve përkatëse.

9. Vendimi nr.875, datë 19.12.2012, i Këshillit të Ministrave, “Për fondin e ekselencës për mbështetje financiare të studentëve dhe shkencëtarëve të rinj, të shkëlqyer”, shfuqizohet.

10. Ngarkohet Ministria e Arsimit dhe Sportit për zbatimin e këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”.

Post Views: 97
Tags: edi ramaexcellent studentsfinancial supportgovernmentKëshilli i Ministravembështetje financiareqeveriastudentët e shkëlqyerthe Council of Ministers
Previous Post

‘Shqiptari’ që themeloi Republikën e San Marinos

Next Post

Deklarim i rremë i pasurisë, materialet për Gjin Gjonin në Prokurori

Related Posts

Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

Për të njëjtën periudhë kohore për viza familjare aplikuan 1,365 shtetas shqiptarë. Në të gjitha deklarimet publike, kryeministri Anglisë Rishi...

Përplasja e avionëve në Tokyo/ Pasagjerët përshkruajnë tmerrin e përjetuar: Ishte ferr…

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

etaje të reja kanë dal nga përplasja e avionëve në Tokio, një tragjedi që pasoi tërmetin prej 7.5 ballësh. Airbus...

PERSE UNE ARBEN MANAJ NUK MUND TE ISHA BASHKEPUNTOR I SIGURIMIT TE SHTETIT!

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

Perpara disa muajsh, ne nje televizion te Tiranes, jam akuzuar publikisht se kisha qene bashkepunetor i ish-Sigurimit famekeq te Shtetit....

“Izraeli nuk do të ndalet”, Netanyahu: Forcat izraelite godasin Hamasin aty ku nuk e kishin menduar kurrë

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

Kryeministri i Izraelit Benjamin Netanyahu deklaroi se ushtria izraelite po thellon presionin e saj mbi Hamasin, në një mënyrë që...

Next Post

Deklarim i rremë i pasurisë, materialet për Gjin Gjonin në Prokurori

The Albanian video production

The Albanian

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

Welcome to The Albanian

  • About
  • Advertise
  • Contact
  • Privacy Policy

Follow Us / Na ndiqni ne media sociale

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im
  • Web TV

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

This website uses cookies. By continuing to use this website you are giving consent to cookies being used. Visit our Privacy and Cookie Policy.