Zejnullah Jakupi
Kështu thanë përafërsisht edhe analistët ndërkombëtar, e quajtën
qeveri “ad hoc”, mbase u bë aty për aty. Arritja e saj për amerikanët
është kurciale, kur dihet se lufta e ftohtë mes SHBA-së dhe Federatës
ruse në konfliktin e Ukrainës është bërë më kritike dhe sipas
parashikimeve ja kalon “luftës së ftohtë” një shekulli më parë.
Qeveria e zorit eviton vakuumin institucional dhe mënjanon rrëshqitjen
e vendit drejt destabilitetit social dhe bankrotimit.
Nëse puna ecën, njëjtë si deri tash, atëherë ky koalicion bëhet bashkë
edhe ma i fortë, me moton gjithë kundër presidentit të Rusisë Putinit,
i cili po rri me një këmbë për ta aneksuar, nëse jo Kosovën, atëherë
Serbin po se po (shih ngjarjet në Ukrainë). Kualicioni PDK-LDK mund ta
lëviz Kosovën drejt debllokadës sa i përket Integrimit të saj ne BE,
mbase shteti i ri përkundër premtimeve akoma nuk ka filluar
liberalizimin e vizave, por as marrëveshjen e stabilizim-asociimit.
Nëse Serbia hyn në BE, Kosovës do ti shkurtohet rruga drejtë BE, do e
fusin nga një derë tjetër, sepse simbas rezolutës 1244 Kosova është
pjesë territoriale e ish- Jugosllavisë, gjegjësisht e mbetjes së saj
nen Serbi. Gjithashtu dialogu me Serbinë duket sikur të ishte në fazën
e vitit 2011 dhe sikur nuk përfundon akoma pa hyrë Serbia ne BE.
Shtetas të Republikës së Kosovës të cilët lirohen nga nënshtetësia e
Kosovës me automatizëm i dorëzohen Serbisë, kjo edhe njëherë e
vërteton suverenitetin e “gjysmuar” të shtetit të Kosovës. Por, me sa
shihet, Perëndimi akoma nuk e ka kryer punën me Serbinë. A do jetë
Serbia federatë, apo republikë? çfarë do të bëhet me Vojvodinën,
Luginën e Preshëvës (Bujanocin dhe Metdvexhën)?
Përveç luftës diplomatike të presidentit Rus Vladimir Putin që Rusia
ta bind Serbinë të mos orientohet kah BE dhe NATO duke i ofruar
bashkëpunim ekonomik, ndikim i rus do e stopoj edhe integrimin Serbisë
dhe në këtë betejë do të ketë hisen e vet edhe media.Ashtu siç është
duke ndodhur ne Berlin, Rusia po investon në media “alternative”. Në
Gjermani mediet dhe opinioni gjerman kanë reaguar ndaj këtij
ekspanzioni rus në ketë betejë mediale. Gazetat gjermane kanë
raportuar se Putin po bënë çmos që ta fitoj edhe këtë betejë, duke
investuar rreth 30 miliona Euro qe ta përmirësoj “imazhin” dhe siç
thuhet ti kundërvihet raportimit mediatik nga Gjermania dhe SHBA-të
përmes kanalit „RT deutsch“„Kreml TV“ në Berlin.
Me këtë strategji presidenti rus Vladimir Putin synon të ndikoj tek
opinioni gjerman e ta kthej opinionin e këtushëm pro Rusisë dhe
politikës së saj në Ukrainë dhe tani së fundi edhe në Ballkan duke
tentuar kështu të zbehë autoritetin e medieve perëndimore në lidhje me
Rusin dhe konfliktin në Ukrainë.
Shtrirja mediale drejtë vendeve të Ballkanit mund të jetë sfida e radhës
Kjo mund të arrihet edhe më e lehtë kur dihet se në këtë rajon mediet
mezi presin të gjejnë burime financimi. Prandaj Rusia shume lehtë do
ta ketë të investoj në mediet serbe duke “propaganduar”kështu edhe
orientimin publik kundër integrimit të Serbisë ne BE dhe që ta mbaj
popullin dhe elitën politike sa më larg nga vlerat dhe orientimi
perëndimor i Serbisë.
Me këtë, ndikimi i saj në Ballkan ka filluar të rritet ose mund të
vije në rend të ditës në javët në vijim. Qeveria e Kosovës e cila
pritet të formohet nga PDK dhe LDK, duhet shumë më tepër të jetë
robuste dhe të del me një strategji se si ti përgjigjen këtij ndikimi
rus e ta mbaj shtetin e Kosovës stabil dhe ti jap atij një strategji
evropiane.
Kosova për momentin është akoma larg stabilitetit. Nuk ka një plan as
strategji se si mund ti përgjigjet situatës konkrete ndaj sfidave dhe
zhvillimeve rajonale dhe më gjerë. Kosova duhet ta fitoj edhe luftën
mediatike e diplomatike kundër qarqeve armike dhe ta bllokoj shtrirjen
e ndikimit verbal diplomatik që drejtohet kundër saj, në opinionin
publik e përmes medieve dhe luftës speciale e propagandistike.
















