Bajram Gecaj, këshilltar i kryeministrit të Kosovës, Isa Mustafa, ka thënë për Telegrafin se shefi i Qeverisë së Kosovës ka bërë të ditur se brenda këtij muaji do ta dërgoj në Kuvend ratifikimin e marrëveshjes së demarkacionit.
Por, i pyetur se a beson se pozita i ka votat për ta kaluar këtë marrëveshje, duke e pasur parasysh kundërshtimet që kanë qenë nga vet eksponentët e dy partive që janë në koalicion qeveritar, Gecaj ka thënë – “besoj se bëhen”.
Ndryshe, demarkacioni është njëra nga temat për të cilën pushteti dhe opozita, nuk po mund të gjejnë assesi gjuhë të përbashkët.
Opozita po beson se me versionin aktual Kosova po humb territor, derisa Qeveria e Kosovës thekson se përcaktimi i vijës kufitare me fqinjin perëndimor, po bëhet në bazë të dokumentacioneve të cilat ekzistojnë.
Demarkimi i kufirit, sipas zyrtarëve të Bashkimit Evropian (BE), po thuhet se është prej kushteve kryesore për liberalizimin e vizave për Kosovën.






















