Avni Kastrati zëvendësministër i ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë ka thënë për “Zërin” se nuk kanë asgjë konkrete rreth projektit të Brezovicës. Ai thotë se pas aprovimit të Ligjit për Investime Strategjike, Ministria e Tregtisë duhet të përgatisë edhe udhëzimin administrativ, por ky udhëzimin, sipas tij, pritet të përfundojë në fillim të vitit të ardhshëm që më pas të hapet edhe mundësia e projektit të “Brezovicës”.
“Sigurisht që projekti do të vazhdojë përmes Ligjit për Investime Strategjike, sepse është një projekt shumë i madh e strategjik për Kosovën. Unë mendoj se kësaj radhe do të jenë kushtet më të volitshme për ata që kanë marrë pjesë në konkurs. Ky projekt nuk ka dështuar.
Kushtet do të jenë më të volitshme, do të kenë interesim edhe operatorët e tjerë ekonomikë. Tash për tash nuk kemi marrë asnjë aktivitet shtesë për arsye se Ligji për Investime Strategjike është aprovuar, por duhet të përfundojë edhe udhëzimi administrativ për të qenë krejt e qartë”, ka thanë ai.























