Sipas tij, në këtë drejtim nuk do të diskutohet fare me ta, dhe nuk do të pranojnë asnjë diskutim që dëmton interesat dhe të drejtat e veteranëve.
“Qeveria le të diskutoj me drejtor bordesh e agjensish të ndryshme të cilët marrin deri në katër mijë, pesë mijë euro dhe të merr vendime për uljen e pagave të tyre. Po ashtu let të diskutoj me përfaqësuesit e institucioneve që tu a ulë mëditjet dhe të bëj shkurtime në dreka darka e udhëtime të panevojshme.
Në vend të mendojnë për një pension më të dinjitetshëm për kët‰ kategori ata planifikojnë uljen e pensioneve se po ju duken që u bënë qirak veteranët me 170 euro.
Ne jemi të vendosur dhe të paluhatshëm në qëndrimet tona dhe me asnjë çmim nuk do të tërhiqemi”, ka shkruar Qeriqi.






















