Një vajzë 21-vjeçare është sulmuar nga qentë endacakë në orët e para të mëngjesit në lagjen Aerodrom të Shkupit.
Vajza është mbrojtur me çantën e dorës dhe për fat të mirë nuk ka pësuar lëndime serioze në trup, shkruan Shenja.
Ky nuk është i pari rast ku qentë endacakë sulmojnë njerëzit nëpër lagjet e Shkupit.
Ky fenomen po shndërrohet në shqetësues, jo vetëm në Maqedoni, por edhe në Kosovë, ku një ditë më parë një djalë rom vdiq si pasojë e plagëve të marra nga sulmi i qenve.















