Një qen besnik tregoi se asgjë nuk është më e ëmbël se shtëpia teksa bëri 12 ditë rrugë duke përshkuar 418 kilometra nga shtëpia e tij e re tek shtëpia e vjetër ku kishte lindur dhe ishte rritur.
Qeni 4-vjeçar i quajtur Pero, ishte larguar nga shtëpia e tij e re Cockermouth në Cumbria më 8 prill dhe ishte shfaqur në pragun e shtëpisë së tij të vjetër në Aberystwyth 12 ditë më vonë.

Alan James, 54 vjeç i zoti i qenit shprehet: “Ishte e mahnitshme, nuk kemi asnjë ide se si ka arritur ta bëjë këtë, si është ushqyer apo si ka mundur të mbijetojë për kaq ditë. Do të donim shumë ta dinim këtë”.

“Ne kishim shumë qen dhe një miku ynë njihte fermerin në Cockermouth i cili ishte në kërkim të një qeni që mund të ruante delet e tij. Menduam se Pero do të ishte ideal për këtë punë. Kështu, e dërguam atje që në mars.

Por më pas na lajmëruan se që nga data 8 prill qeni ishte zhdukur pa asnjë gjurmë. Kur e pamë tek pragu i derës, për ne ishte e krejtësisht e pabesueshme”, rrëfen 54-vjeçari.















