• Latest
  • Trending
  • All

Qëndrimi dinjitoz i Kroacisë ndaj Serbisë, mësim i madh për shqiptarët – Nga Shaban Murati

13/01/2023

Vranina Home, shtëpia ku rindërtohet më shumë se një ëndërr…

23/07/2026

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

29/10/2025

Historia e panjohur/ Si e shpëtoi Selanikun shqiptari Hasan Tahsin Pasha

29/10/2025

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

23/11/2025

“Jeta ime e re, në mënyrë të paligjshme, në Mbretërinë e Bashkuar nuk ishte ajo që kisha shpresuar”

13/06/2025

CNN rendit ‘Zjermin’ e Shqipërisë si kënga më e mirë në Eurovision mes 26 vendeve finaliste: Janë autentikë dhe të veçantë, publiku çmendet pas tyre

13/06/2025

Gregory Treverton-Jones KC: Si e shkatërruan një avokat të pafajshëm – dhe çfarë duhet të ndodhë tani

13/06/2025

BE i vë zyrtarisht kusht Serbisë: S’ka integrim pa normalizuar raportet me Kosovën

13/06/2025

Sulmi i Iranit ndaj Izraelit dhe rreziku i një luftë të plotë rajonale

13/06/2025

LAJM I MIRË/ Asambleja i thotë po anëtarësimit të Kosovës në KiE

13/06/2025

A duhet të kërkojnë falje çingijet që bënë thirrje për të votuar Veliajn?

13/06/2025

Pikat kryesore/ A është vëllai i Ramës “i paidentifikuari” i laboratorit të drogës

13/06/2025
  • Home
  • Contact us
  • Marketing
Saturday, 15 August, 2026
  • Login
The Albanian
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
    • All
    • Aktualitet
    • Rajoni
    • Vendi

    Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023

    Përplasja e avionëve në Tokyo/ Pasagjerët përshkruajnë tmerrin e përjetuar: Ishte ferr…

    PERSE UNE ARBEN MANAJ NUK MUND TE ISHA BASHKEPUNTOR I SIGURIMIT TE SHTETIT!

    “Izraeli nuk do të ndalet”, Netanyahu: Forcat izraelite godasin Hamasin aty ku nuk e kishin menduar kurrë

    I theu këmbën 3-vjeçares, jepet MASA për edukatoren, e pësojnë dhe shefat e policisë 

    Tensione mes deputetëve të përjashtuar dhe Gardës! Nuk u lejuan në Kuvend, kapërcyen kangjellat dhe hynë nga dritarja e Kryesisë

    Vrasja e shqiptarit në Itali për motive xhelozie, kamerat kanë kapur autorin

    Gazetari i bën pyetjen e papritur Blinken-it: Çfarë ka arritur Izraeli përveç vrasjes së 10,000 njerëzve?

    Kosova gjunjëzon Serbinë, ndodh në Europianin e xhudos në Francë

    Numri i të vdekurve në Gaza arrin në 9,425, mbi 24 mijë janë të plagosur

    Rusia mobilizon nxënësit për luftë! Të rinjtë duhet të mësojnë si të përdorin dronët ushtarakë

    Në Itali rikthehet i nxehti afrikan, alarm i kuq në 16 qytete/ Ja deri kur do të zgjasë

  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im

    “Udhëtimi im”- Klajdi Bregu: “Nëse ne heqim dorë nga inferioriteti dhe i besojmë më shumë njëri-tjetrit, do të ndikojë edhe në jetën në atdhe”

    “Udhëtimi im”-Daut Dauti: “Diaspora duhet të përfaqësohet me deputetë në kuvendin e Shqipërisë dhe Kosovës”

    “Udhëtimi im”- Liza në botën e Diasporës

    “Udhëtimi im”: Klentiana Mahmutaj, shqiptarja e OKB-së

    “Udhëtimi im”-Ada Guri: Nga spikere lajmesh në avokate krimesh në Londër

    Udhëtimi im – Bahri Troja: “Qeveritë shqiptare duhet të krijojnë hapësira për diasporën”

    “Udhëtimi im”- Arben Merkoçi: “Është urgjente krijimi i programeve që mund të sigurojnë integrimin e diasporës në sistemin e shkencës dhe ekonomisë shqiptare”

    “Udhëtimi im” – Prof. Dr. Fadil Çitaku: “Shqiptarët duhet të besojnë më shumë në vetvete”

    Executive MBA Graduation Ceremony - Class of 2016 - ESCP Europe

    “Udhëtimi im” – Anila Hyka Smorgrav: “Në Shqipëri flitet shumë për demokracinë, por demokraci nuk ka”

  • Web TV
No Result
View All Result
The Albanian
No Result
View All Result
Home Aktualitet

Qëndrimi dinjitoz i Kroacisë ndaj Serbisë, mësim i madh për shqiptarët – Nga Shaban Murati

13/01/2023
in Aktualitet

Diplomacia dhe qeveria serbe krijuan një tymnajë të madhe propagandistike për pjesëmarrjen e ministrit të Jashtëm serb, Ivica Daçiç, në ceremoninë e Krishtlindjes ortodokse të minoritetit serb në 6 janar në Zagreb, duke e reklamuar si nismë e presidentit serb Vuçiç për të shkrirë marrëdhëniet e ngrira midis Serbisë dhe Kroacisë.

Nuk ishte as vizitë zyrtare dhe as me ftesë zyrtare nga Kroacia. Daçiç ishte i ftuar nga Këshilli Kombëtar i minoritetit serb në Kroaci për të marrë pjesë në ceremoninë kishtare. Por ministri i Jashtëm serb ngriti zhurmën sikur ai dhe presidenti Vuçiç po bënin “revolucion diplomatik” në marrëdhëniet e ngrira midis dy vendeve.

Lajme teNjejta

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

29/10/2025

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

23/11/2025

“Jeta ime e re, në mënyrë të paligjshme, në Mbretërinë e Bashkuar nuk ishte ajo që kisha shpresuar”

13/06/2025

Që në 31 dhjetor 2022 Daçiç njoftoi solemnisht se ai do të jetë për Krishtlindjen ortodokse në Zagreb, sepse “Presidenti i Serbisë Vuçiç na ka kërkuar të punojmë për shkrirjen e marrëdhënieve me Kroacinë”.

Përtej fryrjes tipike mburravece të diplomacisë serbe dhe të ashtuquajturës nismë të presidentit Vuçiç për shkrirjen e marrëdhënieve të ngrira, shtrohet çështja thelbësore: A mundet dhe a dëshiron vërtet diplomacia e sotme serbe dhe garnitura e sotme udhëheqëse e Serbisë një shkrirje reale dhe normalizim me shtetin fqinj të Kroacise? Asgjë të re nuk ofroi Daçiç në fjalën e tij në ceremoninë kishtare në Zagreb dhe as në takimet e rastësishme me zyrtarët e lartë kroatë.

Asgjë nuk ka ndryshuar deri tani në qendrimet armiqësore të Serbisë ndaj Kroacisë. E ashtuquajtura nismë e re diplomatike e presidentit serb për marrëdhëniet dypalëshe nuk ka asnjë shenjë, asnjë akt, asnjë lëvizje dhe asnjë propozim real për zgjidhjen e çështjeve të shumta të hapura dhe të pazgjidhura prej dekadash midis dy shteteve.

Madje Daçiç në Zagreb me djallëzi deklaroi në një moment se “ne jemi armiq të njeri-tjetrit”, duke u përpjekur ta ndajë fajin përgjysëm.

Natyrisht që për çdo shikim realist vendosja e marrëdhënieve normale midis dy shteteve, që kanë dalë nga e njejta ish-Federatë Jugosllave, është e mirëpritur dhe i shërben stabilizimit dhe qetësisë në Europën Juglindore. Por në skanimin diplomatike të ecurisë së marrëdhënieve midis tyre gjatë 32 viteve që nga pavarësia e Kroacisë, dalin shumë probleme të mprehta të trashëguara nga periudha e agresionit ushtarak të Serbisë kundër Kroacisë në 1991.

Por ndërkohë janë shtuar edhe shumë probleme të reja të pazgjidhura, tensione dhe konflikte të krijuara çdo vit nga politika e të gjitha qeverive serbe, që nga largimi i Millosheviçit nga pushteti në vitin 2000 e deri më sot.

Misioni i shkrirjes së marrëdhënieve të ngrira midis Serbisë dhe Kroacisë, që Daçiç e shpalli me bujë si nismë presidenciale serbe, duket një mision i pamundur, sepse udhëheqja e sotme e Serbisë as nuk mundet dhe as nuk don që realisht të shkrijë akujt, që dominojnë marëdhëniet midis dy shteteve. Retorika e çngjyrosur, që diplomacia serbe po përdor për konsum të brendshëm apo për ndonjë vesh proserb në BE mbi të ashtuquajturën nismë diplomatike të shkrirjes së akujve, nuk ka fuqi që të kapërcejë kufirin kroat. Janë disa faktorë të rëndësishëm dhe divergjenca të rënda që karakterizojnë marrëdhëniet midis tyre dhe që provojnë se udhëheqja e sotme e Serbisë nuk është e interesuar për normalizimin e marrëdhënieve as me Kroacinë dhe as me fqinjët e tjerë të saj.

Diplomacia dhe shteti serb e kanë arkitektuar veprimin dhe ezistencën e Serbisë si shtet mbi bazën e tensioneve të përhershme dhe të konflikteve me të gjithë shtetet e rajonit, sepse përmes tensioneve planifikon të realizojë ambicjen e saj gjenetike për hegjemoninë serbe në rajon dhe për krijimin e “Serbisë së Madhe”. Ja disa nga çeshtjet bazike dhe jetike, që Serbia duhet të pranojë dhe të zgjidhë para se të pretendojë se dëshiron shkrirjen e akujve midis dy shteteve.

1- Së pari, Serbia duhet të pranojë, sepse nuk e ka pranuar ende as pas 32 vitesh, që ajo organizoi agresion ushtarak kundër Kroacisë dhe një luftë pushtuese që zgjati deri në vitin 1995. Kjo është pikënisja reale e ripajtimit.

2- Udhëheqje serbe me në krye presidentin Vuçiç duhet t’i kërkojë falje Kroacisë për agresionin kriminal kundër popullit dhe shtetit kroat. Kjo është pikënisja reale e ripajtimit.

3- Serbia duhet t’i paguajë Kroacisë reparacione lufte dhe Zagrebi ka bërë kërkesë zyrtare për reparacionet qysh në vitin 1995.

4- Serbia e sotme nuk mundet të bëjë me të vërtetë shkrirjen e marrëdhënieve të ngrira me Kroacinë, sepse udhëheqja e sotme e Serbisë ka qenë pjesë e agresionit kundër Kroacisë, sepse ishte pjesë e kabinetit qeveritar të kriminelit ndërkombëtar të luftës Millosheviç. Presidenti i sotëm Vuçiç, ministri i Jashtëm i sotëm Daçiç dhe zëvendëskryeministrja e sotme Gojkoviç, kanë qenë që të tre anëtarë të qeverisë së Millosheviçit. Ata nuk janë distancuar kurrë dhe nuk i kanë dënuar kurrë luftrat kriminale, që shpërtheu Millosheviçi kundër popujve joserbë në ish-Jugosllavi, dhe vazhdojnë ta glorifikojnë atë edhe sot e kësaj dite. Ndaj është e pamundur që udhëheqja e sotme të dëshirojë vërtetë shkrirjen e akujve në marrëdhëniet me Kroacinë.

5- Personalisht presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç është pjesëmarrës direkt në fushatën kriminale ushtarake serbe në Kroaci. Në vitin 1995 Aleksandër Vuçiç mblodhi bandat çetnike serbe në Glinë të Kroacisë duke i nxitur në pushtimin e territorit kroat me histeri fashiste se “Krajina është serbe dhe ju do të jetoni në Serbinë e Madhe”.

Presidenti i Kroacisë Zoran Milanoviç deklaroi në 25 maj 2022 se Vuçiç ka kryer nje akt kriminal në Glinë të Kroacisë në 1995, sepse retorika e tij u kushtoi jetën shumë njerëzve. A do ta nxjerrë nga dollapi presidenti serb këtë skelet të krimeve të tij të luftës për të provuar se don vërtet ripajtim me popullin dhe shtetin kroat?

Unë e di se në disa qarqe filoserbe të diplomacisë europiane, madje edhe në qarqet qeveritare në Shqipëri, ekziston autosugjestioni se garnitura e sotme drejtuese e Serbisë ka ndryshuar. Ky autosugjestion apo vetëiluzion e ka bazën në doktrinën e gabuar të “simetrisë së fajit”, që shpiku diplomacia europiane për luftrat në ish-Jugosllavi, duke bërë fajtorë njësoj si Serbinë agresore, ashtu dhe popujt viktima të saj.

Po e shohim çdo ditë të aplikuar këtë doktrinë edhe ndaj Kosovës. Natyrisht është një interpretim fals teza se udhëheqja e sotme serbe ka ndryshuar nga origjina e saj millosheviçiane, tezë të cilën nuk e besojnë as vetë në diplomacinë europiane, por e përdorin për t’u hedhur hi syve qeveritarëve folkloristë në Ballkan.

Vetë Europa nuk lejoi kurrë që një anëtar i qeverisë se Hitlerit të bëhej prapë ministër në qeveritë gjermane të pas luftës, por i vrau në Nuremberg. Qendrimi indulgjent i diplomacise europiane bëri atë që udhëheqja e sotme serbe e konsideroi si leje për të ringjallur rikrijimin e Jugosllavisë së vjetër qoftë dhe me dhunë dhe të sunduar nga Serbia. Kjo shpjegon agresivitetin e pafrenuar të sotëm të Serbisë ndaj Kroacisë, ndaj Kosovës, ndaj Bosnje-Hercegovinës, ndaj Malit të Zi, etj.

As Vuçiçi, as Daçiçi dhe as garnitura nacionaliste politike, ushtarake, diversioniste serbe, që kanë pushtetin në Beograd, nuk kanë ndryshuar. Presidenti serb Vuçiç po zbaton programin kriminal të Millosheviçit “të gjithë serbët e rajonit në një shtet”, që i ka vënë tani emrin “Bota serbe”.

Ndaj udhëheqja e sotme e Serbisë i ka politikë dhe strategji tensionet e përhershëm dhe konfliktin e përhershëm me shtetet fqinjë. Kroacia është objektiv strategjik i armiqësisë shtetërore serbe. Gara e çmendur e armatimeve, që po ndjek Serbia prej vitesh, ka si objektiv të parë pikërisht Kroacinë dhe Serbia në doktrinën e saj zyrtare ushtarake serbe përcakton Kroacinë si kërcënim të saj kryesor.

Presidenti i Serbisë Vuçiç, që u premtoi çetnikëve serbe në vitin 1995 se Kroacia do të përfshihet në “Serbinë e Madhe”, po përpiqet ta mbajë gjallë këtë ambicje aneksioniste. Në funksion të kësaj ambicje qeveria serbe organizon çdo vit në muajin gusht manifestime antikroate me rivendikime territoriale ndaj Kroacisë.

Presidenti serb, një pjesëmarrës direkt në agresionin ushtarak serb kundër Kroacisë, udhëheq personalisht një fushatë të egër të vazhdueshme antikroate. Jo larg por në 6 tetor të vitit 2022 Vuçiç sulmoi Kroacinë duke e anatemuar si shtet fashist, që “po bën të njejtën punë që ka bërë qysh nga viti 1941” i pushtimit nazist.

Presidenti serb nisi në vitin 2022 të organizojë farsat teatrale gjyqësore ndaj ushtarakëve dhe pilotëve kroatë, të cilët në vitin 1995 luftuan të mbrojnë atdheun e tyre nga agresioni serb. Në të njejtën kohë presidenti serb po bën zhurmë të madhe propagandistike për ngjarjet e Luftës së Dytë Botërore, duke fajësuar popullin kroat për kampin nazist të përqendrimit në Jasenovac.

Për të mbuluar agresionin serb kundër Kroacisë në vitet 1991-1995 Vuçiç shtrembëron historinë e Jugosllavisë në Luftën e Dytë Botërore. E vërteta e madhe është se ushtria naziste pushtoi Jugosllavinë dhe territorin e Kroacisë së sotme si pjesë të saj, kurse Kroacia nuk ekzistonte si shtet i pavarur. Çdo veprim apo organizim, që kanë ndërmarrë pushtuesit nazistë gjermanë në atë kohë, u takon atyre dhe jo popullit kroat. Por presidenti Vuçiç ndërmerr personalisht provokacion antikroat në 17 korrik të vitit 2022, kur tentoi të hyjë ilegalisht në Kroaci për të inskenuar një manifestim antikroat në Jasenovac.

Me të drejtë shteti kroat i ndaloi atij hyrjen në Kroaci, duke i bërë të qartë se hyrja e një presidenti të një shteti të huaj në territorin kroat nuk është çeshtje private dhe as nuk mund të bëhet pa lejen dhe pa koordinimin me institucionet zyrtare kroate.

Serbia ka një dinamikë konstante armiqësore me Kroacinë, dinamikë e cila në vitin 2015 arriti në karakter dhe në dimensione antinjerëzore, kur forcat ushtarake dhe policore serbe bllokonin rrjedhën e refugjatëve të Lindjes së Mesme të shkonin nga Serbia në Austri dhe e drejtonin qëllimisht në kufirin kroat për të krijuar destabilizim në Kroaci.

Serbia refuzon të zgjidhë çështjet kufitare me Kroacinë dhe mban padrejtësisht 10 mijë hektarë tokë kroate rreth lumit Danub. Ka një vijë shtetërore dhe diplomatike serbe, që në mënyrë sistematike provokon tensione me Kroacinë. Sepse strategjia e “Serbisë së Madhe” përfshin edhe Kroacinë në ambicjen e saj. Deputeti serb Pavle Gerboviç, kryetar i “Lëvizjes së qytetarëve të lirë”, në një forum ballkanik me temën “Quo vadis Balkans?”, të organizuar në 10 qershor 2022 deklaroi: “Serbia ka çështje të hapura politike me pothuaj të gjithë fqinjët e saj. Marrëdhëniet e Serbisë me vendet e tjera në rajon nuk mund të jenë të mira, nëse Serbia i trajton ata si pjesë e territorit të saj dhe jo si fqinjë.”

Nisma serbe e shkrirjes së akullit në marrëdhëniet e ngrira me Kroacinë kërkon që Kroacia të harrojë gjithçka dhe t’i falë Serbisë të gjitha krimet dhe borxhet historike. Kroacia demokratike është shteti i vetëm i dalë nga ish-Jugosllavia, që me dinjitet dhe me vendosmëri ka mbrojtur interesat e veta shtetërore dhe kombëtare përballë një Serbie recidiviste. Kroacia ka qenë dhe mbetet barrikada kryesore rajonale ndaj shovinizmit dhe hegjemonizmit serb në Ballkan.

Ministri i Jashtëm serb Daçiç shkoi në 6 janar në Krishtilindjen ortodokse në Zagreb me vetëmburrjen se po shkrinte akujt me praninë e tij në një ceremoni kishtare të minoritetit serb. Por kryeministri i Kroacisë, Andrej Plenkoviç, në fjalën e tij në atë ceremoni ia bëri të qartë shefit të diplomacisë serbe dhe Serbisë të vërtetat e mëdha, me të cilat duhet të përballet udhëheqja serbe nëse vërtet dëshiron normalizim të marrëdhënieve dypalëshe. Ja mesazhet e kryeministrit kroat për Serbinë:

“Marrëdhëneit tona janë të ngarkuara që nga koha e agresionit të regjimit të Millosheviçit kundër Kroacisë, kur krime të tmerrshme u kryen, të cilat jetojnë me ne”. Pra kryeministri kroat i kërkoi Beogradit të pranojë së pari faktin dhe pasojat e agresionit ushtarak të Serbisë kundër Kroacisë. Mesazhi i dytë i rëndësishëm ishte se nuk mund të ketë normalizim të marrëdhënieve përderisa Serbia vazhdon të jetë e rreshtuar në aleancë me Rusinë, që ka ndërmarrë invazion brutal në Ukrainë. Kryeministri kroat i theksoi në 6 janar shefit filorus të diplomacisë serbe: “Ne në Kroaci qëndruam në anën e drejtë të historisë”, për t’i kujtuar se Serbia vazhdon të qendrojë në anën e gabuar të historisë.

Daçiç u kthye duarzbrazur nga misioni i tij i nismës së shkrirjes së akujve në marrëdhëniet e ngrira me Kroacinë, sepse Kroacia nuk është shtet që gënjehet nga retorika boshe serbe. Udhëheqja e sotme serbe as nuk mundet dhe as nuk do realisht të shkrijë marrëdhëniet e ngrira midis dy shteteve.

Mësimi i madh, që del nga qendrimi dinjitoz i Kroacisë ndaj Serbisë, është që historia e përgjakëshme e politikës serbe ndaj popujve joserbë në ish-Jugosllavi nuk mund të fshihet me disa gota verë serbe. Problematika e rëndë, që ka shkaktuar dhe po shkakton sot e kësaj dite Serbia në Ballkan, është e pazgjidhur dhe vetëm zgjidhja e saj do të çojë te stabiliteti në rajon.

Kroacia i bën një shërbim të madh shteteve të rajonit, duke u dhënë modelin se si duhet të sillen dhe të ndërtojnë marrëdhëniet me Serbinë e sotme.

©Shaban Murati – DITA

Previous Post

Me avion charter! Nis dëbimi i shqiptarëve të mbërritur me gomone në Angli

Next Post

Chollet në Beograd bën thirrje për dialog për propozimin franko-gjerman

Related Posts

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

by TheAlbanian.co.uk
29/10/2025
0

Veton Surroi Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, kishte javën e kaluar një rekomandim për Kosovën në procesin e normalizimit me...

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

by TheAlbanian.co.uk
23/11/2025
0

Në këtë intervistë Dr. Andi Hoxhaj (i dekoruar nga Britania e Madhe Oficer i Perandorisë Britanike) shpjegon rreziqet, realitetet dhe...

“Jeta ime e re, në mënyrë të paligjshme, në Mbretërinë e Bashkuar nuk ishte ajo që kisha shpresuar”

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

Ky artikull është pjesë e një bashkëpunimi me pagesë me Qeverinë e Mbretërisë së Bashkuar Premtimet dhe shpresat për një...

Gregory Treverton-Jones KC: Si e shkatërruan një avokat të pafajshëm – dhe çfarë duhet të ndodhë tani

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

Si e shkatërruan “The Mail”, ministrat dhe rregullatori një avokat të pafajshëm - dhe çfarë duhet të ndodhë tani Rashid...

Next Post

Chollet në Beograd bën thirrje për dialog për propozimin franko-gjerman

The Albanian video production

The Albanian

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

Welcome to The Albanian

  • About
  • Advertise
  • Contact
  • Privacy Policy

Follow Us / Na ndiqni ne media sociale

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im
  • Web TV

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

This website uses cookies. By continuing to use this website you are giving consent to cookies being used. Visit our Privacy and Cookie Policy.