Brenda 12 orëve policia e Sarandës ka vënë në pranga autorin e grabitjes së një kalimtari. Rreth orës 22:40 të mrëmjes të së shtunës.
Geart Çocka 28 vjeç ka goditur me thikë një kalimtar të rastësishëm në lagjen numër 1 në Sarandë, duke i vjedhur më tej një sasi parash prej 650 euro dhe është larguar menjëhërë. Sipas policisë, personi që është plagosur dhe grabitur është 30-vjeçari me inicialet L.P me banim në Sarandë.
Pas plagëve të marra ai është transportuar në spitalin e Sarandës ku mësohet se ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Policia e Sarandës bëri të mundur identifikimin, kapjen dhe arrestimin e autorit në lagjen nr.4 Sarandë, pranë banesës së tij. 28-vjeçari akuzohet për veprat penale “Vrasje me dashje, mbetur në tentativë” “Vjedhje me dhunë” dhe “Prodhim dhe mbajtje pa leje të armëve të ftohta”.















