Qytetarët e Prishtinës po vazhdojnë të ankohen për kundërmimin e tmerrshëm që është shkaktuar si pasojë e shpërthimit të gypit.
Lajmi.net raporton se ekipet e ujësjellësit kanë dal në terren dhe pritet rregullimi i këtij problemi.
Shpërthen kanalizimi, kundërmon sheshi i kryeqytetit (Foto/Video)
Një gyp i kanalizimit ka shpërthyer në sheshin ‘Nënë Tereza’ në Prishtinë.
Si pasojë e këtij shpërthimi sheshi është vërshuar nga ujërat e zeza, raporton lajmi.net.
Ky incident iu ka shkaktuar telashe qytetarëve dhe lokaleve që janë afër, ndërsa uji i kanalizimit që po del nga puseta ka shkaktuar kundërmim të tmerrshëm.
Kujtojmë se kohëve të fundit janë të shpeshta rastet e shpërthimit të gypave të ujit dhe kanalizimeve në kryeqytet.





























