• Latest
  • Trending
  • All

Qasja e Serbisë ndaj Bjellorusisë dhe negociatat e saj të anëtarësimit në BE

17/06/2021

Vranina Home, shtëpia ku rindërtohet më shumë se një ëndërr…

23/07/2026

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

29/10/2025

Historia e panjohur/ Si e shpëtoi Selanikun shqiptari Hasan Tahsin Pasha

29/10/2025

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

23/11/2025

“Jeta ime e re, në mënyrë të paligjshme, në Mbretërinë e Bashkuar nuk ishte ajo që kisha shpresuar”

13/06/2025

CNN rendit ‘Zjermin’ e Shqipërisë si kënga më e mirë në Eurovision mes 26 vendeve finaliste: Janë autentikë dhe të veçantë, publiku çmendet pas tyre

13/06/2025

Gregory Treverton-Jones KC: Si e shkatërruan një avokat të pafajshëm – dhe çfarë duhet të ndodhë tani

13/06/2025

BE i vë zyrtarisht kusht Serbisë: S’ka integrim pa normalizuar raportet me Kosovën

13/06/2025

Sulmi i Iranit ndaj Izraelit dhe rreziku i një luftë të plotë rajonale

13/06/2025

LAJM I MIRË/ Asambleja i thotë po anëtarësimit të Kosovës në KiE

13/06/2025

A duhet të kërkojnë falje çingijet që bënë thirrje për të votuar Veliajn?

13/06/2025

Pikat kryesore/ A është vëllai i Ramës “i paidentifikuari” i laboratorit të drogës

13/06/2025
  • Home
  • Contact us
  • Marketing
Monday, 17 August, 2026
  • Login
The Albanian
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
    • All
    • Aktualitet
    • Rajoni
    • Vendi

    Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023

    Përplasja e avionëve në Tokyo/ Pasagjerët përshkruajnë tmerrin e përjetuar: Ishte ferr…

    PERSE UNE ARBEN MANAJ NUK MUND TE ISHA BASHKEPUNTOR I SIGURIMIT TE SHTETIT!

    “Izraeli nuk do të ndalet”, Netanyahu: Forcat izraelite godasin Hamasin aty ku nuk e kishin menduar kurrë

    I theu këmbën 3-vjeçares, jepet MASA për edukatoren, e pësojnë dhe shefat e policisë 

    Tensione mes deputetëve të përjashtuar dhe Gardës! Nuk u lejuan në Kuvend, kapërcyen kangjellat dhe hynë nga dritarja e Kryesisë

    Vrasja e shqiptarit në Itali për motive xhelozie, kamerat kanë kapur autorin

    Gazetari i bën pyetjen e papritur Blinken-it: Çfarë ka arritur Izraeli përveç vrasjes së 10,000 njerëzve?

    Kosova gjunjëzon Serbinë, ndodh në Europianin e xhudos në Francë

    Numri i të vdekurve në Gaza arrin në 9,425, mbi 24 mijë janë të plagosur

    Rusia mobilizon nxënësit për luftë! Të rinjtë duhet të mësojnë si të përdorin dronët ushtarakë

    Në Itali rikthehet i nxehti afrikan, alarm i kuq në 16 qytete/ Ja deri kur do të zgjasë

  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im

    “Udhëtimi im”- Klajdi Bregu: “Nëse ne heqim dorë nga inferioriteti dhe i besojmë më shumë njëri-tjetrit, do të ndikojë edhe në jetën në atdhe”

    “Udhëtimi im”-Daut Dauti: “Diaspora duhet të përfaqësohet me deputetë në kuvendin e Shqipërisë dhe Kosovës”

    “Udhëtimi im”- Liza në botën e Diasporës

    “Udhëtimi im”: Klentiana Mahmutaj, shqiptarja e OKB-së

    “Udhëtimi im”-Ada Guri: Nga spikere lajmesh në avokate krimesh në Londër

    Udhëtimi im – Bahri Troja: “Qeveritë shqiptare duhet të krijojnë hapësira për diasporën”

    “Udhëtimi im”- Arben Merkoçi: “Është urgjente krijimi i programeve që mund të sigurojnë integrimin e diasporës në sistemin e shkencës dhe ekonomisë shqiptare”

    “Udhëtimi im” – Prof. Dr. Fadil Çitaku: “Shqiptarët duhet të besojnë më shumë në vetvete”

    Executive MBA Graduation Ceremony - Class of 2016 - ESCP Europe

    “Udhëtimi im” – Anila Hyka Smorgrav: “Në Shqipëri flitet shumë për demokracinë, por demokraci nuk ka”

  • Web TV
No Result
View All Result
The Albanian
No Result
View All Result
Home Lajme Aktualitet

Qasja e Serbisë ndaj Bjellorusisë dhe negociatat e saj të anëtarësimit në BE

17/06/2021
in Aktualitet, Aktualitet, Dhe të tjerat, Lajme

Disa javë pasi Bashkimi Evropian miratoi një deklaratë ku dënonte Bjellorusinë për uljen e detyruar të një aeroplani të kompansë Ryanair dhe arrestimin e gazetarit Roman Protasevich, Serbia, kandidate për anëtarësim në Bashkimin Evropian, e mbështeti Brukselin. Megjithatë, kjo nuk u njoftua publikisht nga qeveria dhe shumica dërrmuese e mediave serbe. Njoftimi u botua në faqen e internetit të Këshillit Evropian dhe vetëm disa media raportuan në lidhje me të. 

Qeveria serbe nuk iu përgjigj pyetjes së Zërit të Amerikës se përse ky vendim u mbajt sekret. Respektimi i Kapitullit të 31-të të negociatave me BE-në nënkupton që Serbia duhet të harmonizojë politikën e saj të jashtme me atë të Brukselit. Qeveria serbe gjithashtu qëndroi e heshtur lidhur me vendosjen e sanksioneve të ngjashme me ato të BE-së ndaj Bjellorusisë, për mbylljen e hapësirës ajrore për aeroplanët bjellorusë ose ndalimin e linjës ajrore kombëtare serbe Air Serbia që të kryejë fluturime për në Bjellorusi. Belavia, kompania ajrore kombëtare e Bjellorusisë, tha se nuk do të bënte fluturime për në Beograd deri në fund të qershorit për shkak të sanksioneve evropiane. 

Lajme teNjejta

Vranina Home, shtëpia ku rindërtohet më shumë se një ëndërr…

23/07/2026

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

29/10/2025

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

23/11/2025
Ana Brnabić
Ana Brnabić

Kryeministrja serbe Ana Brnabiç tha më parë se vendimi i Serbisë mbi sanksionet do të bazohet në dy kritere, njëri i lidhur me rrugën drejt BE-së dhe tjetri me interesat kombëtare.

Raporti i fundit i BE-së mbi Serbinë ishte negativ, veçanërisht kur bëhet fjalë për sundimin e ligjit dhe harmonizimin e politikës së jashtme me BE-në, thotë Zoran Milivojeviç, një diplomat në pension dhe ekspert i marrëdhënieve ndërkombëtare. Për shkak të mungesës së përparimit, BE-ja ndoshta nuk do të hapë kapituj të rinj në negociatat me Serbinë këtë muaj. Asnjë kapitull nuk është hapur ose mbyllur në 18 muajt e fundit. Serbia aplikoi për anëtarësim në BE në vitin 2009 dhe filloi negociatat në 2010-ën, dhe deri më tani janë hapur 18 nga 35 kapituj . 

“Mendoj se Serbia vendosi të rreshtohej me BE-nëpërBjellorusinë këtë herë sepse shpresonte të përmirësonte raportin e saj dhe të rriste shanset për të hapur kapituj të rinj në qershor dhe për të ecur përpara me negociatat. Serbia u përpoq të provonte se po vendoste në të njejtën linjë me BE-në politikën e saj të jashtme, duke e konsideruar veprimin e Bjellorusisë si pirateri të vërtetë ajrore që është e palejueshme”, thotë zoti Milivojeviç. 

Kjo është hera e dytë që Serbia bashkohet me politikën e BE-së ndaj Bjellorusisë. E para ishte në gusht të vitit 2020, kur Beogradi u pajtua me një rezolutë të BE-së që dënonte zgjedhjet e manipuluara presidenciale dhe goditjen e dhunshme të protestuesve anti-qeveritarë nga Presidenti Aleksandar Lukashenko. Por pasi Serbia mori vendimin e saj për të mbështetur BE-në vitin e kaluar, Kryeministrja Brnabiç tha se ajo shpresonte se “Lukashenko do ta kuptoj se kishte gabuar”. Beogradi nuk vendosi sanksione ndaj Minskut atëherë dhe eksperti i marrëdhënieve ndërkombëtare Zoran Milivojeviç beson se kjo nuk do të ndodhë edhe këtë radhë. 

“Mendoj se sanksionet do të lihen jashtë. Pjesëmarrja e Serbisë në stërvitjen e përbashkët ushtarake Bjellorusi-Rusi-Serbi e quajtur“Vëllazëria Sllave” tregon se Serbia nuk do të shkojë më larg sesa mbështetja e deklaratës së BE-së. Beogradi do të kërkojë mënyra të tjera për t’u bashkuar me rezolutat e BE-së që i konsideron më pak problematike për pozicionin e saj, në mënyrë që me siguri të shmang mbështetjen për rezolutat ose sanksionet kundër Rusisë dhe Kinës.” 

Pothuajse në të njëjtën kohë që mbështeti rezolutën e BE-së, Serbiamori pjesë në stërvitjen ushtarake “Vëllazëria Sllave” këtë muaj në Rusi. Stërvitja “Vëllazëria Sllave” filloi në vitin 2015, dhe çdo vit një nga tre vendet pjesëmarrëse, Serbia, Rusia ose Bjellorusia, janë organizatore të saj. Vitin e kaluar, kur organizatore ishte Bjellorusia, Serbia nuk mori pjesë në stërvitje dhe Ministri i Mbrojtjes Aleksandar Vulin tha se vendimi u mor për shkak të “presionit të fortë nga BE-ja”. Në shtator të vitit 2020, Serbia pezulloi të gjitha stërvitjet ushtarake me partnerët lindorë dhe ata perëndimorë për gjashtë muaj. 

Vendimi i Serbisë për t’u bashkuar këtë vit në stërvitje u kritikua nga Raportuesi i Parlamentit Evropian për Serbinë, Vladimir Bilcik. 

“Ndërsa diplomacia serbe po kërkon mbështetjen evropiane në prag të vendimeve politike për zgjerimin, lajmet për pjesëmarrje në stërvitjen e përbashkët ushtarake “Vëllazërisë Sllave” nga Serbia së bashku me Rusinë dhe Bjellorusinë nuk janë të dobishme. Perspektiva evropiane ka të bëjë edhe me zgjedhje të qarta të politikës së jashtme, veçanërisht në gjeopolitikën e sotme”, shkroi zoti Bilcik në Twitter. 

“Sa i përket politikës së jashtme, është e qartë se Serbia nuk është një partner i besueshëm për ndonjë organizatë ndërkombëtare. Serbia po përpiqet të ekuilibrohet, por kjo nuk ka të bëjë me ekuilibrimin e vërtetë por me taktikat afatshkurtra të politikës së jashtme”, tha për shërbimin në gjuhën serbe të Zërit të Amerikës, Naim Leo Besiri, drejtor i Institutit jo-qeveritar për Çështjet Evropiane. “Në fakt, Brukseli dhe Uashingtoni, ose Minsku dhe Moska, mund ta konsiderojnë Serbinë një ‘kalë Troje’ në të cilin mund të mbështeten për një kohë të shkurtër, por jo në planin afatgjatë”, shtoi zoti Besiri.

Serbia dhe Bjellorusia kanë nënshkruar një marrëveshje për bashkëpunim ushtarak në vitin 2017, nga e cila Beogradi përfitoi katër avionë bjellorusë MIG 29 që kishin nevojë për riparim. Këta aeroplanë u shfaqën më 9 qershor të këtij viti në aeroportin ushtarak në Batajnicë, pranë Beogradit. Beogradi dhe Minsku kanë gjithashtu marrëveshje të tjera bashkëpunimi në fushat e tregtisë, shkencës, turizmit, arsimit dhe ekstradimit të shtetasve të dënuar, që u nënshkruan gjatë vizitës së Preisdentit Lukashenko në Beograd në vitin 2019. Ish ambasadori serb në Bjellorusi Sreçko Gjukiç i tha Zërit të Amerikës se bashkëpunimi midis dy vendeve u intensifikua në vitin 2012, kur Partia Përparimtare Serbe e presidentit aktual, Aleksandar Vuçiç, erdhi në pushtet: 

“Kur Partia Përparimtare Serbe (SNS) mori pushtetin, marrëdhëniet me të ashtuquajturën ‘bota ruse’ (sfera e influencës ruse), e cila përfshin Bjellorusinë, filluan të zhvilloheshin, veçanërisht në fushën e sigurisë, atë ushtarake, dhe në nivelin më të lartë politik. Por nëse i hedhim një vështrim tregtisë, e cila është pika kryesore, ajo është më e ulët sot krahasuar me 10 vjet më parë”, tha zoti Gjukiç.

Ekspertët thonë se Moska nuk duhet të përjashtohet nga trajtimi i marrëdhënieve mes Serbisë dhe Bjellorusisë. 

“Bjellorusia ende ruan politikën e saj të mosnjohjes së pavarësisë së Kosovës, dhe kjo është shumë e rëndësishme për Serbinë. Një element tjetër i rëndësishëm janë marrëdhëniet e Serbisë me Rusinë, e cila gjithashtu nuk e njeh pavarësinë e Kosovës dhe ka zhvilluar një partneritet strategjik me Serbinë që mund të luajë një rol të rëndësishëm në të ardhmen. E njëjta gjë vlen edhe për Kinën”, tha eksperti Milivojeviç. 

Rrethanat aktuale gjeopolitike mund ta lejojnë Serbinë të vazhdojë qasjen e saj të ekuilibrit mes Lindjes dhe Perëndimit edhe për disa kohë sepse për momentin zgjerimi i BE-së nuk është lart në agjendën e Brukselit, thotë zoti Milivojeviç. Por sapo zgjerimi i BE-së të bëhet më dinamik, dhe nëse dialogu Beograd-Prishtinë sjell disa rezultate, ai beson se Serbia do të kthehet më fuqishëm drejt BE-së.

Previous Post

Yuri Kim: Kush kryen trafik qeniesh njerëzore i ndalohet hyrja në SHBA

Next Post

Ndryshimet e kufijve: Kutia e Pandorës ballkanike

Related Posts

Vranina Home, shtëpia ku rindërtohet më shumë se një ëndërr…

by TheAlbanian.co.uk
23/07/2026
0

Zenel Kuçana Gjithçka ishte gati.Me përkujdesjen më të madhe u ishte dhënë dora e fundit edhe detajeve më të vogla....

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

by TheAlbanian.co.uk
29/10/2025
0

Veton Surroi Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, kishte javën e kaluar një rekomandim për Kosovën në procesin e normalizimit me...

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

by TheAlbanian.co.uk
23/11/2025
0

Në këtë intervistë Dr. Andi Hoxhaj (i dekoruar nga Britania e Madhe Oficer i Perandorisë Britanike) shpjegon rreziqet, realitetet dhe...

“Jeta ime e re, në mënyrë të paligjshme, në Mbretërinë e Bashkuar nuk ishte ajo që kisha shpresuar”

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

Ky artikull është pjesë e një bashkëpunimi me pagesë me Qeverinë e Mbretërisë së Bashkuar Premtimet dhe shpresat për një...

Next Post

Ndryshimet e kufijve: Kutia e Pandorës ballkanike

The Albanian video production

The Albanian

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

Welcome to The Albanian

  • About
  • Advertise
  • Contact
  • Privacy Policy

Follow Us / Na ndiqni ne media sociale

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im
  • Web TV

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

This website uses cookies. By continuing to use this website you are giving consent to cookies being used. Visit our Privacy and Cookie Policy.