Putin ka uruar që të shkojë mirë referendumi i së dielës në Republika Srpska, për caktimin e 9 janarit si Ditë të Republikës, që mund t’ia hapë Republika Srpskas rrugën drejt pavarësimit, ka bërë të ditur Dodik në një bisedë telefonike për RTS.
Republika Srpska është një prej dy entiteteve të Bosnjës dhe Hercegovinës – tjetra është Federata e Bosnjës dhe Hercegovinës. Marrëdhëniet e tyre janë kryesisht të ndikuara nga lufta civile në mes të serbëve, myslimanëve të bosnjës dhe kroatëve gjatë viteve 1992-1995.






















