“Dhe, nëse (ai është) person i mençur, atëherë ai së shpejti dhe në tërësi do e kuptojë nivelin e ri të përgjegjësisë”, ka thënë Putin dhe ka shtuar: “Ne supozojmë se ai do të veprojë nga këto pozicione”.
Kremlini, muajin e kaluar ka thënë se Putin dhe Trump gjatë bisedës së parë telefonike pas fitores së Trumpit në zgjedhje në nëntor, janë pajtuar për nevojën e “normalizimit” të lidhjeve ruso-amerikane.
Më 1 dhjetor, Putin e ka përsëritur gatishmërinë të punojë me administratën e Trumpit pasi ky i fundit të nis punën në muajin janar.
Trump ka thënë se ai pret të ketë “marrëdhënie të fuqishme dhe të qëndrueshme me Rusinë”.






















