Pasi ndaloi Twitterin dhe Facebook, Youtube gjithashtu duket të jetë i bllokuar në të gjithë Rusinë duke vendosur një censurë totale ne vend.
Ekspertët shprehen se ndalimet e fundit po e dergojne vendin në izolim pothuajse të plotë në internet ndërsa pushtimi i Ukrainës nga Moska vazhdon.
Rregullatori, Roskomnadzor, tha se kishte pasur 26 raste të diskriminimit ndaj mediave ruse nga Facebook që nga tetori 2020, duke përfshirë kufizimet në ditët e fundit në kanalet e mbështetura nga shteti si RT dhe agjencia e lajmeve RIA.
Masa është një përshkallëzim i madh në një konfrontim të vazhdueshëm midis kompanive të mëdha të teknologjisë dhe Rusisë, e cila vitet e fundit ka lëshuar një mori gjobash dhe ka penguar shërbimet përmes ngadalësimeve.



















