Putin tha që ‘është e pamundur të gjendet” se a ishte Rusia apo ndonjë shtet tjetër prapa vjedhjes së më shumë se 20 mijë e-mail-ave, që më vonë u paraqitën në web faqen e grupit kundër sekreteve WikiLeaks.
Akuzat kundër Rusisë nga SHBA-të ai i quajti si një përpjekje për të ‘shkëputur vëmendjen e publikut’, transmeton KosovaPress.
“Nuk ka shumë rëndësi se kush hakoi këto të dhëna nga shtabi i fushatës së zonjës Clinton”, tha Putin, duke iu referuar kandidates demokratike për presidente, Hillary Clinton. “Gjëja më e rëndësishme është se përmbajtja është dhënë për publikun.”























