Parcelat me drogë janë evidentuar nga Shërbimi Informativ Shtetëror (SHISH), i cili pak kohë më parë, siç ka raportuar edhe Lapsi.al, ka informuar Prokurorinë e Krimeve të Rënda mbi hartën e kanabisit në Shqipëri dhe kultivuesit apo zyrtarët e përfshirë në këtë aktivitet kriminal.
Zbulimi i parcelave është bërë një ditë më parë. Për momentin dosja po hetohet nga Prokuroria e Matit, e cila ra në gjurmë të këtyre parcelave gjatë hetimit të një dosje tjetër. Por, pritet që kjo çështje t’i kalojë Prokurorisë së Krimeve të Rënda, pasi dyshohet për një grup të strukturuar kriminal shumë të fuqishëm në zone.






















