Punëtorë nga disa ndërmarrje në rajonin e Tuzllës sot në këmbë u nisën drejt vendit Orashje në kufirin mes Kroacisë dhe Bosnjës, me qëllim që “përgjithmonë të largohen nga Bosnja e Hercegovina”.
Qindra punëtorë u nisën drejt Orashjes në kolonë, të shoqëruar nga një numër i madh policësh.
Së pari sot në mëngjes, drejt Kroacisë shkuan vetëm punëtorët nga fabrika e këpucëve “Aida” nga Tuzlla, ndërsa më vonë iu bashkëngjitën edhe të punësuarit nga fabrika “Dita”, “Konjuh” dhe “Shkritorja e çelikut”.
Ata theksojnë se janë vendosur për një hap të tillë pasi që “në BeH apelet e tyre për ndihmë nuk hasin në përgjigje” dhe për shkak të “shpëtim nga uria do të kërkojmë në vendet e BE-së”.
Punëtorët me muaj protestojnë në rrugët e Tuzllës duke kërkuar formimin e pushtetit në kantonin e Tuzllës, i cili do t’u paguante ndihmë të njëfishtë prej 400 markave të konvertibile (200 euro), si dhe rregullimin e stazhit të tyre dhe ngritjen e prodhimtarisë në fabrikat, privatizimi i të cilëve dështoi.
“Shkojmë drejt Orashjes, Nuk dimë se çka na pret kur të arrijmë atje. Qëllimi ynë është të arrijmë atje”, deklaroi sot paradite nënkryetari i Sindikatës së punëtorëve nga “Aida”, Hasan Uzhiçanin.
Punëtorët porositën se nëse i kthejnë nga kufiri, “do t’i sulmojnë pronat e atyre që janë në pushtet”.














