Që nga data 1 korrik, pra nesër, hyn në fuqi Rregullorja e re e punësmit në Gjermani. Për këtë ambasada gjermane në Tiranë ka nxjerrë njoftimin e posaccëm për kriteret që do të ndiqen nga shteteasit e Ballkanit, ku përfshihet edhe Shqipëria.
“Takimet për aplikim për vize sipas këtij rregulli do te jepen veçmas çdo muaj. Në fillim të çdo muaji (duke filluar në korrik) do të hapet lista me takimet e mundshme për muajin pasardhës. Data e hapjes së listës do të ndryshojë nga njëri muaj në tjetrin. Nëse keni interes ndiqni udhëzimet në faqen tone zyrtare www.tirana.diplo.de. Informacionet e detajuara do ti gjeni aty”, thuhet në njoftimin e ambasadës.



















