Nahi ishte punësuar me konkurs të rregullt në korrik të vitit të kaluar në NPB, ndërkaq në janar të këtij viti ka shkuar në pushim të lehonisë dhe nuk është kthyer ende në punë. Drejtuesit aktual të Prishtinës në vazhdimësi kanë kritikuar pushtetin për punësime familjare në Ndërmarrjet Publike, derisa nuk e mohonin se po punësonin militant, shkruan lajmi.net.
Zyrtarët e NPB-së nuk kanë kthyer përgjigje lidhur më punësimin e Arbnesha Nahi.
Lajmi.net ditë më parë ka raportuar që Milot Sejdiu së bashku me përfaqësues të kompanisë “Redoni” janë parë në një fotografi duke e festuar një leje të ndërtimit që kjo kompani e kishte marrë në lagjen “Arbëria” tek rrafshi rrëshqitës në vitin e kaluar. Bëhet fjalë për objektin i cili në vitin 2013 kishte filluar të ndërtohej pa leje dhe për të cilin janë duke u gjykuar disa nga Inspektorët e ndërtimit të Komunës së Prishtinës.
Në vitin e kaluar anëtarë të bordit në NPB kanë qenë dy pjesëtarë të LVV- së Lazër Nrecaj dhe Liridon Latifi. Nrecaj, ka qenë kandidat i Lëvizjes Vetëvendosje në zgjedhjet e fundit për në Parlamentin e Kosovës, ndërkaq Liridon Latifi figuron në listën e LVV-së, si aktivist që ishte arrestuar në demonstratën e zhvilluar para Kuvendit të Kosovës, më 27 qershor 2013. Militant i LVV-së është Kryeshefi Ekzutiv i NPB-së, Nexhat Kryeziu. Ai është parë shpesh në ahengjet e LVV-së. Në këtë ndërmarrje prej që është drejtor Kryeziu janë punësuar afër 50 persona me kontratë mbi vepër. Një ndër të parët që ishte punësuar me këtë lloj të kontratës ka qenë aktivistja e VV-së, Donika Çapriqi. Më pas asaj i është rregulluar kontrata e përhershme.























