Raportit Financiar Vjetorë për Këshillin Gjyqësor të Kosovës për vitin 2016 i publikuar nga Auditori Gjeneral ka nxjerr disa shkelje në këtë institucion.
Auditori ka vërejtur se KGJK, ka plotësuar disa pozita me ushtrues detyre më gjatë se tre muaj, shkruan lajmi.net.
“E gjetura Sipas Ligjit të Shërbimit civil Nr.03/L-149 neni 30, në rast se mbetet ndonjë pozitë e lirë në shërbimin civil, Ushtruesi i Detyrës (U.D) nuk mund të ushtrojë aktivitetin më gjatë se tre (3) muaj”, thotë auditori.
Konkretisht nga ekzaminimet e Auditorit në SKGJK dhe disa Gjykata Themelore (Prishtinë, Ferizaj dhe Mitrovicë) është vërejtur se dhjetë raste të pozitave me U.D. të cilat kanë tejkaluar afatin ligjor, ndër të cilat edhe pozita menaxheriale, si: Në SKGJK janë tri raste me UD Drejtori i departamentit për buxhet dhe financa nga muaji shtator 2014; Drejtori i Zyrës së Evidencës Penale nga muaji korrik 2015; Zyrtarja e lartë në njësinë e evidencës penale në SKGJK nga dhjetori 2015; Në Gjykatën Themelore në Ferizaj janë katër raste me UD, si: Zyrtari i shpenzimeve, Zyrtari Çertifikues dhe Zyrtari i personelit nga muaji dhjetor 2015 dhe Shefi i zyrës për shërbime të përbashkëta nga muaji janar 2016; dhe Në Gjykatën Themelore në Prishtinë janë tri raste me UD, si: Zyrtari Financiar dhe Zyrtari Çertifikues nga muaji dhjetor 2015, ndërsa Zyrtari Kryesor Financiar nga muaji janar 2016.
“Pozitat e plotësuara me U.D. në SKGJK kishin kaluar periudha të gjata kohore, madje me vite, duke ju shmangur procedurave të rregullta, konkurrencën e hapur dhe transparencën për plotësimin e tyre”, thotë Zyra Kombëtare e Auditimit për institucion më të lartë gjyqësorë në Kosovë
Auditori ka shfaqur rrezikun se praktika e mbulimit të pozitave të lira me ushtrues detyre përfshirë këtu edhe pozita menaxheriale më tepër se tre muaj përveç shmangies ligjore, rrezikon që pozitat të menaxhohen nga personat që nuk i përmbushin kriteret e nevojshme dhe se kKjo mund të ndikojë edhe në performancën e organizatës në përgjithësi.
Amdaj, Auditori ka rekomanduar që Kryesuesi i Këshillit Gjyqësor duhet të ndërmerr veprime për të ndërprerë praktikat e mbulimit të pozitave me U.D, si dhe të iniciohen procedurat e rekrutimit në mënyrë që këto pozita të plotësohen me kontrata të rregullta sipas përcaktimit ligjor.
Auditori ka gjetur edhe disa shkelje tjera, si tejkalim i shpenzimeve të planifikuara për udhëtime zyrtare
“Shuma e planifikuar/buxhetuar në vitin 2016 për shpenzime të udhëtimit jashtë vendit ka qenë 157,000 euro, ndërsa KGJK ka shpenzuar rreth 308,532 euro. Nga këto mjete janë realizuar 91 udhëtime jashtë vendit. Shumica prej tyre në Shqipëri, 38 në Tiranë dhe 20 në Durrës. Nga auditimi i pesë mostrave për udhëtime në vlerë 64,177 eurove kemi vërejtur se përveç shpenzimeve të udhëtimit prej 21,630 euro për të cilat ekzistonin agjendat e udhëtimeve, të tjerat ishin bërë pa agjenda si dhe mbyllja e avansit nuk është bërë brenda afatit të paraparë prej 15 ditësh siç parasheh neni 8 i udhëzimit administrativ 2004/7.
Po ashtu, kërkesat për këto udhëtime zyrtare nuk janë të plotësuara sipas udhëzimit administrativ 2004/7 për udhëtimet zyrtare (MSHP), dhe UA 04/2014 të nxjerrë nga KGJK-ja. Me tutje nuk është plotësuar vendimi për lejimin e udhëtimeve siç kërkohet me UA të KGJK-së”, ka shkruar Auditori në Raport për KGJK-në.
Ky institucion është i thirrur që kë krijohet dhe të ruhet një sistem gjyqësor kosovar i pavarur, që i’u ofron shërbime gjyqësore të paanshme të gjithëve dhe që është funksional në të gjitha aspektet organizative dhe operative.






















