Një shpërthim me tritol ka ndodhur në HEC-in e Gjegjanit në Pukë gjatë orëve të natës, duke shkaktuar dëme materiale.
Fatmirësisht, nga shpërthimi nuk ka persona të lënduar, por vetëm dëme të shumta materiale. Mësohet se tritoli në HEC u vendos nga dy persona të maskuar. Dy autorët kishin kapur rojen e HEC-it dhe e kishin lidhur 600 metra larg vendit ku vendosën tritolin.
Më pas ata u larguan në drejtim të paditur. Nuk dihen shkaqet e kësaj ngjarje, ndërkohë që policia ka nisur hetimet për të identifikuar dhe arrestuar autorët.
Kujtojmë se dy ditë më parë, një shtylle të tensionit të lartë në Kukës iu vendos gjithashtu tritol, duke shkaktuar dëme materiale.















