Në këtë ceremoni nuk janë parë deputetë tjerë nga opozita, derisa merret vesh se lista e të pranishmëve është bërë nga ambasada amerikane.
Joe Biden gjatë vizitës në vendin tonë nuk ka takuar asnjërin nga tre liderët opozitar, njëjtë siç kishte vepruar edhe ndihmësja e Sekretarit Amerikan të Shtetit, Victoria Nuland dhe sekretari i Shtetit, John Kerry.
























