“Shumica dërrmuese e degëve të PD-së, përkatësisht 18 prej 23 sa ka gjithsej PD, kanë vendosur të marrin pjesë në Kuvendin e jashtëzakonshëm zgjedhor të Partisë që do të mbahet të mërkurën. Në të njëjtën kohë të gjitha këto degë kërkojnë prej z. Aganit, që të tërhiqet prej kreut të Partisë dhe mos ta sfidojë edhe më tutje anëtarësinë e PD-së me manipulime, mashtrime, shantazhime, kërcënime e joshje”, vazhdon njoftimi ku ju bëhet thirrje strukturave të Partisë për shpalljen e kandidaturave për kryetar partie.
PD-ja para disa ditësh njoftoi se disa zyrtarë të partisë kanë dështuar në përpjekjet e tyre për ta rrëzuar nga pozita e kryetarit, Ferid Aganin.






















