Një propozim i jashtëzakonshëm është bërë për të nderuar ish ambasadorin amerikan në OSBE, Uilliam Uoker, i cili u bë i njohur, dhe thuja vendimtar për të ndërhyrë NATO, kur në mënyrë bindëse argumentoi se forcat serbe kishin kryer një masakër të madhe në fshatin Reçakt ë Lipjanit.
Propozimi është bërë nga ish eprori në Koshare, Hisen Berisha, aktualisht epror edhe në FSK. Ai ka propozuar që presidenti Thaçi ta shpall ambasadorin Uoker, Hero të Republikës së Kosovës. Por, bashkë me këtë propozim, ai ka bërë edhe një propozim tjetër tejet delikat, që pas vdekjes, Uoker, të varroset në Kosovë, dhe jo vetëm kaq, që ai të pushoj buzë varrit të presidentit Rugova.
”PROPOZIM
Presidentit të Republikës së Kosovës Z. Hashim Thaçi!
Unë Hisen Berisha, i propozoj Kryetarit të Republikës së Kosovës që z. Wiliam Walker të shpallet “Hero i Kosovës” dhe t’i kërkohet zyrtarisht nga shteti, që pas vdekjes z.Woker të prehet në dheun e Kosovës në varrezat e dëshmorëve pranë varrit të Presidentit Rugova”, është propozimi i Berishës. SHQIPTARI.eu
Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën
Veton Surroi Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, kishte javën e kaluar një rekomandim për Kosovën në procesin e normalizimit me...






















