Instituti Kombëtar i Shëndetësisë të Kosovës publikon shifrat e të infektuarve me koronavirus gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë.
Nga 439 teste të kryera, 96 kanë rezultuar pozitivë (75 dje) me Covid-19. Që pas heqjes së masave, si Kosova edhe Shqipëria e Maqedonia kanë hasur në një rritje të madhe të rasteve me virusin e ri, përkatësisht 72 dhe 101 gjatë 24 orëve të fundit.
“Sot më 21 qershor 2020, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 439 mostra të marra nga Klinika Infektive dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren. Me SARS-CoV-2, janë konfirmuar 96 raste”, thuhet në njoftimin e IKSHPK-së.



















