Arkitektja Rozafa Basha, tha se rezultatet e këtij hulumtimi kanë prezantuar një situatë jashtëzakonisht problematike për sa i përket mundësisë së qasjes fizike në për personat me aftësi të kufizuara në institucione publike.
Ndërsa, për komunitetin e personave me aftësi, problemet më kritike të qasjes janë: parkingjet e munguara, mungesa e rampave qasëse, rampat jashtë standardit, rampat e pa pajisura me gardhe, mungesa e tualeteve, denivelime të pakapërcyeshme në brendi të ndërtesës, hapësira të pamjaftueshme për manovrim me karroca nëpër klasë, sportelet e larta, mbajtëset e munguara në shkallë të ndërtesave, platformat e munguara ngritëse, përmasat jo të përshatashme të shkallëve.
Kurse, problem tjetër është edhe i qasjes së personave të verbër është mungesa e parkingjeve. Kjo pengesë është hasur nëpër të gjitha Qendrat e Mjekësisë Familjare, në QKUK-në, klinikat private në Prishtinë, si edhe në stacionet e Policisë së Kosovës, në posta, në qendrat për Punë Sociale, shërbimet komunale, bankat më të frekuentuara në Prishtinë, partitë politike.
Prej 195 lokacioneve vetëm 16 përqind kanë tualet ekzistues por jo të qasshëm për PAK dhe vetëm 8 përqind ekziston tualeti. Ndërsa, përmasat e hapësirës nuk janë konform standardeve që përshkruhen për shfrytëzim nga përdorues karrocash.
Drejtori i HandiKos, Afrim Maliqi tha se personat me aftësi të kufizuara fuqizohen, atëherë kur eliminohen pengesat për përfshirjen e tyre në jetën publike.
Kurse, kryetari i Shoqatës së Verbër, Bujar Kadriu tha se institucionet kanë për obligim për të gjithë qytetarët që t’i krijojnë kushte për lehtësim të barrierave.
Në anën tjetër, përfaqësuesja nga GIZ, Rrezarta Jashari e ka komentuar këtë projekt duke thënë se ky duhet të aplikohet jo vetëm në nivel komunal por edhe në nivel qendror, pasi që personat me aftësi të kufizuara kanë probleme të qasje në shërbime të ndryshme.























