• Latest
  • Trending
  • All

Pse u harrua Samiti i Diasporës?

02/12/2017

Vranina Home, shtëpia ku rindërtohet më shumë se një ëndërr…

23/07/2026

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

29/10/2025

Historia e panjohur/ Si e shpëtoi Selanikun shqiptari Hasan Tahsin Pasha

29/10/2025

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

23/11/2025

“Jeta ime e re, në mënyrë të paligjshme, në Mbretërinë e Bashkuar nuk ishte ajo që kisha shpresuar”

13/06/2025

CNN rendit ‘Zjermin’ e Shqipërisë si kënga më e mirë në Eurovision mes 26 vendeve finaliste: Janë autentikë dhe të veçantë, publiku çmendet pas tyre

13/06/2025

Gregory Treverton-Jones KC: Si e shkatërruan një avokat të pafajshëm – dhe çfarë duhet të ndodhë tani

13/06/2025

BE i vë zyrtarisht kusht Serbisë: S’ka integrim pa normalizuar raportet me Kosovën

13/06/2025

Sulmi i Iranit ndaj Izraelit dhe rreziku i një luftë të plotë rajonale

13/06/2025

LAJM I MIRË/ Asambleja i thotë po anëtarësimit të Kosovës në KiE

13/06/2025

A duhet të kërkojnë falje çingijet që bënë thirrje për të votuar Veliajn?

13/06/2025

Pikat kryesore/ A është vëllai i Ramës “i paidentifikuari” i laboratorit të drogës

13/06/2025
  • Home
  • Contact us
  • Marketing
Sunday, 2 August, 2026
  • Login
The Albanian
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
    • All
    • Aktualitet
    • Rajoni
    • Vendi

    Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023

    Përplasja e avionëve në Tokyo/ Pasagjerët përshkruajnë tmerrin e përjetuar: Ishte ferr…

    PERSE UNE ARBEN MANAJ NUK MUND TE ISHA BASHKEPUNTOR I SIGURIMIT TE SHTETIT!

    “Izraeli nuk do të ndalet”, Netanyahu: Forcat izraelite godasin Hamasin aty ku nuk e kishin menduar kurrë

    I theu këmbën 3-vjeçares, jepet MASA për edukatoren, e pësojnë dhe shefat e policisë 

    Tensione mes deputetëve të përjashtuar dhe Gardës! Nuk u lejuan në Kuvend, kapërcyen kangjellat dhe hynë nga dritarja e Kryesisë

    Vrasja e shqiptarit në Itali për motive xhelozie, kamerat kanë kapur autorin

    Gazetari i bën pyetjen e papritur Blinken-it: Çfarë ka arritur Izraeli përveç vrasjes së 10,000 njerëzve?

    Kosova gjunjëzon Serbinë, ndodh në Europianin e xhudos në Francë

    Numri i të vdekurve në Gaza arrin në 9,425, mbi 24 mijë janë të plagosur

    Rusia mobilizon nxënësit për luftë! Të rinjtë duhet të mësojnë si të përdorin dronët ushtarakë

    Në Itali rikthehet i nxehti afrikan, alarm i kuq në 16 qytete/ Ja deri kur do të zgjasë

  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im

    “Udhëtimi im”- Klajdi Bregu: “Nëse ne heqim dorë nga inferioriteti dhe i besojmë më shumë njëri-tjetrit, do të ndikojë edhe në jetën në atdhe”

    “Udhëtimi im”-Daut Dauti: “Diaspora duhet të përfaqësohet me deputetë në kuvendin e Shqipërisë dhe Kosovës”

    “Udhëtimi im”- Liza në botën e Diasporës

    “Udhëtimi im”: Klentiana Mahmutaj, shqiptarja e OKB-së

    “Udhëtimi im”-Ada Guri: Nga spikere lajmesh në avokate krimesh në Londër

    Udhëtimi im – Bahri Troja: “Qeveritë shqiptare duhet të krijojnë hapësira për diasporën”

    “Udhëtimi im”- Arben Merkoçi: “Është urgjente krijimi i programeve që mund të sigurojnë integrimin e diasporës në sistemin e shkencës dhe ekonomisë shqiptare”

    “Udhëtimi im” – Prof. Dr. Fadil Çitaku: “Shqiptarët duhet të besojnë më shumë në vetvete”

    Executive MBA Graduation Ceremony - Class of 2016 - ESCP Europe

    “Udhëtimi im” – Anila Hyka Smorgrav: “Në Shqipëri flitet shumë për demokracinë, por demokraci nuk ka”

  • Web TV
No Result
View All Result
The Albanian
No Result
View All Result
Home Aktualitet

Pse u harrua Samiti i Diasporës?

02/12/2017
in Aktualitet, Diaspora, Opinion

Petrit Kuçana

Mbetet dilemë e madhe se cila pikëpyetje mund të ngrihet e para për Samitin e Diasporës.

Lajme teNjejta

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

29/10/2025

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

23/11/2025

“Jeta ime e re, në mënyrë të paligjshme, në Mbretërinë e Bashkuar nuk ishte ajo që kisha shpresuar”

13/06/2025

Pse nuk u bë këtë vit, apo çfarë u bë gjatë këtij viti? Në mbamendjen e shumë delegatëve (samitxhinj), mund të rrokullisen pamjet e bukura të Tiranës së një viti më parë, kur deklarohej për Samitin e parë Diasporës nën kujdesin e drejtpërdrejtë të kryeministrit, një samit historik etj etj.  Ishin ata “çantakuqtë” (çanta ishte dhuratë e samitit) që i shikoje ato ditë tek mbushnin rrugët dhe bulevardet e Tiranës, që prisnin se çfarë do të ndodhte, pasi askush nuk kishte dëgjuar për ndonjë strategji apo projekt të kryeministrit për diasporën, i cili deklaroi sinqerisht se ka qenë ide e gruas së tij.

Krejt natyrshëm publiciteti dhe kozmetika që shoqëroi ato ditë erdhën duke u zvenitur deri në harrim, dhe mbase gjithkush përpiqej të mbante mend ndonjë gjë që u tha apo u bë, që në fund të fundit të mos ndjeheshin si sallëmbushës të kryeministrit, i cili, u kujdes që të përhapej lajmi se rreth një mijë delegatë nga dyzet shtete kishin begenisur të vinin në samit.

Dashamirësit e kryeministrit dhe shume nga ata që vërtet dëshironin të besonin se diçka do të bëhej, se do të kishte një produkt nga ai Samit, nuk donin të besonin shumë e shumë paralajmërime që u dhanë mbi dështimin e tij pa nisur akoma.

E megjithatë u bë plot një vit që Samiti jo vetëm që nuk u organizua më, por për samitin u kujdesën që të mos kishte ndonjë mbamendje, ku diaspora thuajse mungon fare fare në fjalorin e përditshëm të politikës shqiptare, përveçse ndonjë rasti kur nuk mund të gjendej PR që të shpëtonte Ramën pas katër vitesh në pushtet, siç ishte krijimi i Ministrisë së Diasporës.  Deri më sot përveçse ndonjë fjalie të stër-përsëritur për te drejtën e votës se emigrantëve shqiptarë në vendet ku jetojnë, nuk është parë që të ketë ndonjë çapitje as nga ministria e Diasporës. Madje Majko më shumë mbahet mend për qëndrimin e tij për pensionet, sesa për ndonjë “gjë” për diasporën, përveç një propozimi që duket si copy-paste e premtimeve për të drejtën e votës së mërgimtarëve.

Duket se edhe Ministria e Diasporës është futur në hullinë e Samitit, kur përveçse ngjyrimeve folklorike nuk duket të ketë ndonjë shkëndijë se vërtetë se diçka po lëviz dhe kaq normale është ta shohim Ministrin e Shtetit për Diasporën, Pandeli Majko në ndonjë aktivitet partiak, saqë shumëkush prej mërgimtarëve i papërditësuar me lajmet nga mëmëdheu, mund të mos e besojë akoma që zoti Majko është ministër i Diasporës.

Nuk është shumë e rëndësishme nëse kryeministri u frikësua se nuk do të kishte më mbushës sallash për një samit të dytë, e aq më pak nëse ai “lau duart” me diasporën me Samitin e parë, atë historikun, ku s’u mor vesh asgjë dhe s’u bë asgjë.

U desh një vit për t’u vërtetuar ato që u parathanë, se ai samit kishte dështuar përpara se të fillonte. Edhe sot e kësaj dite vazhdon të mungojë një komunikim, së paku komunikim normal mes shtetit dhe mërgimtarëve, për të mos përmendur sipërmarrësit shqiptarë nëpër botë, apo të diplomuarit jashtë që u përplaset turinjve çdo derë e mundshme e institucioneve shqiptare.

Vazhdon të mbetet një marrëdhënie e ngrirë, si simbiozë e të prehurit në paqe të Samitit të Diasporës. Një gjë është e sigurte; mërgimtarët nuk harrojnë, kurrqysh, asesi nuk mund të gëlltitin as ndonjë “lajm” Made in Ministria e Diasporës, që qeveritarëve po u “bie lëkura copë” për emigrantët, që shohin çdo ditë që edhe vetë diplomacia nuk mund të zhvishet nga zhguna e leshtë e mediokritetit. E nëse vërtet do të realizohet e drejta e votës për mërgimtarët e Shqipërisë amë në zgjedhjet e ardhshme (të vetmit në rajon dhe më gjerë të përjashtuar nga kjo e drejtë), do të kujtohen për shumë e shumë gjëra dhe natyrshëm nuk mund të harrohet as Samiti…

Tags: edi rama
Previous Post

Veseli: Kosova e gatshme ta ndihmoj Shqipërinë në zonat e përmbytura nga shiu

Next Post

Luljeta Nuzi “Udhetimi Im”

Related Posts

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

by TheAlbanian.co.uk
29/10/2025
0

Veton Surroi Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, kishte javën e kaluar një rekomandim për Kosovën në procesin e normalizimit me...

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

by TheAlbanian.co.uk
23/11/2025
0

Në këtë intervistë Dr. Andi Hoxhaj (i dekoruar nga Britania e Madhe Oficer i Perandorisë Britanike) shpjegon rreziqet, realitetet dhe...

“Jeta ime e re, në mënyrë të paligjshme, në Mbretërinë e Bashkuar nuk ishte ajo që kisha shpresuar”

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

Ky artikull është pjesë e një bashkëpunimi me pagesë me Qeverinë e Mbretërisë së Bashkuar Premtimet dhe shpresat për një...

Gregory Treverton-Jones KC: Si e shkatërruan një avokat të pafajshëm – dhe çfarë duhet të ndodhë tani

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

Si e shkatërruan “The Mail”, ministrat dhe rregullatori një avokat të pafajshëm - dhe çfarë duhet të ndodhë tani Rashid...

Next Post

Luljeta Nuzi "Udhetimi Im"

The Albanian video production

The Albanian

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

Welcome to The Albanian

  • About
  • Advertise
  • Contact
  • Privacy Policy

Follow Us / Na ndiqni ne media sociale

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im
  • Web TV

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

This website uses cookies. By continuing to use this website you are giving consent to cookies being used. Visit our Privacy and Cookie Policy.