• Latest
  • Trending
  • All

Pse jemi të fundit dhe a mund të dalim të parët? – Nga Lutfi Dervishi

01/02/2022

Vranina Home, shtëpia ku rindërtohet më shumë se një ëndërr…

23/07/2026

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

29/10/2025

Historia e panjohur/ Si e shpëtoi Selanikun shqiptari Hasan Tahsin Pasha

29/10/2025

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

23/11/2025

“Jeta ime e re, në mënyrë të paligjshme, në Mbretërinë e Bashkuar nuk ishte ajo që kisha shpresuar”

13/06/2025

CNN rendit ‘Zjermin’ e Shqipërisë si kënga më e mirë në Eurovision mes 26 vendeve finaliste: Janë autentikë dhe të veçantë, publiku çmendet pas tyre

13/06/2025

Gregory Treverton-Jones KC: Si e shkatërruan një avokat të pafajshëm – dhe çfarë duhet të ndodhë tani

13/06/2025

BE i vë zyrtarisht kusht Serbisë: S’ka integrim pa normalizuar raportet me Kosovën

13/06/2025

Sulmi i Iranit ndaj Izraelit dhe rreziku i një luftë të plotë rajonale

13/06/2025

LAJM I MIRË/ Asambleja i thotë po anëtarësimit të Kosovës në KiE

13/06/2025

A duhet të kërkojnë falje çingijet që bënë thirrje për të votuar Veliajn?

13/06/2025

Pikat kryesore/ A është vëllai i Ramës “i paidentifikuari” i laboratorit të drogës

13/06/2025
  • Home
  • Contact us
  • Marketing
Thursday, 19 November, 2026
  • Login
The Albanian
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
    • All
    • Aktualitet
    • Rajoni
    • Vendi

    Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023

    Përplasja e avionëve në Tokyo/ Pasagjerët përshkruajnë tmerrin e përjetuar: Ishte ferr…

    PERSE UNE ARBEN MANAJ NUK MUND TE ISHA BASHKEPUNTOR I SIGURIMIT TE SHTETIT!

    “Izraeli nuk do të ndalet”, Netanyahu: Forcat izraelite godasin Hamasin aty ku nuk e kishin menduar kurrë

    I theu këmbën 3-vjeçares, jepet MASA për edukatoren, e pësojnë dhe shefat e policisë 

    Tensione mes deputetëve të përjashtuar dhe Gardës! Nuk u lejuan në Kuvend, kapërcyen kangjellat dhe hynë nga dritarja e Kryesisë

    Vrasja e shqiptarit në Itali për motive xhelozie, kamerat kanë kapur autorin

    Gazetari i bën pyetjen e papritur Blinken-it: Çfarë ka arritur Izraeli përveç vrasjes së 10,000 njerëzve?

    Kosova gjunjëzon Serbinë, ndodh në Europianin e xhudos në Francë

    Numri i të vdekurve në Gaza arrin në 9,425, mbi 24 mijë janë të plagosur

    Rusia mobilizon nxënësit për luftë! Të rinjtë duhet të mësojnë si të përdorin dronët ushtarakë

    Në Itali rikthehet i nxehti afrikan, alarm i kuq në 16 qytete/ Ja deri kur do të zgjasë

  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im

    “Udhëtimi im”- Klajdi Bregu: “Nëse ne heqim dorë nga inferioriteti dhe i besojmë më shumë njëri-tjetrit, do të ndikojë edhe në jetën në atdhe”

    “Udhëtimi im”-Daut Dauti: “Diaspora duhet të përfaqësohet me deputetë në kuvendin e Shqipërisë dhe Kosovës”

    “Udhëtimi im”- Liza në botën e Diasporës

    “Udhëtimi im”: Klentiana Mahmutaj, shqiptarja e OKB-së

    “Udhëtimi im”-Ada Guri: Nga spikere lajmesh në avokate krimesh në Londër

    Udhëtimi im – Bahri Troja: “Qeveritë shqiptare duhet të krijojnë hapësira për diasporën”

    “Udhëtimi im”- Arben Merkoçi: “Është urgjente krijimi i programeve që mund të sigurojnë integrimin e diasporës në sistemin e shkencës dhe ekonomisë shqiptare”

    “Udhëtimi im” – Prof. Dr. Fadil Çitaku: “Shqiptarët duhet të besojnë më shumë në vetvete”

    Executive MBA Graduation Ceremony - Class of 2016 - ESCP Europe

    “Udhëtimi im” – Anila Hyka Smorgrav: “Në Shqipëri flitet shumë për demokracinë, por demokraci nuk ka”

  • Web TV
No Result
View All Result
The Albanian
No Result
View All Result
Home Aktualitet

Pse jemi të fundit dhe a mund të dalim të parët? – Nga Lutfi Dervishi

01/02/2022
in Aktualitet

Shqipëria renditet në vendin e fundit në rajon dhe në Europë sa i përket indeksit të perceptimit të korrupsionit për vitin 2021. Në renditjen globale mes 180 vendeve renditemi në vendin 110, gjashtë vende më poshtë krahasuar me vitin e kaluar. Dramë!

Raporti i bërë publik dje nga Transparency International është një këmbanë alarmi jo vetëm për qeverinë dhe agjencitë ligjzbatuese, por edhe për median dhe shoqërinë civile.

Lajme teNjejta

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

29/10/2025

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

23/11/2025

“Jeta ime e re, në mënyrë të paligjshme, në Mbretërinë e Bashkuar nuk ishte ajo që kisha shpresuar”

13/06/2025

Indeksi i Perceptimit të Korrupsionit ka patur gjithmonë mohuesit dhe  kritikët e tij.

Përfaqësuesit e vendeve që renditen në “zonën e kuqe” e kanë në majë të gjuhës justifikimin: “ky është perceptim dhe jo domosdoshmërisht tregon realitetin”; “Kush na flet për korrupsion?! “Korrupsion ka kudo ka edhe në Amerikë edhe në vendet skandinave!”

E vërtetë. Asnjë vend nuk e ka shpikur vaksinën antikorrupsion.

Por për mirë apo për keq, jetojmë në një kohë që perceptimet kanë rëndësi të madhe, madje kanë rëndësi të tepruar. Raportet e tilla janë materiale të besueshme për politikbërësit, biznesin, median dhe zyrtarët në vendet demokratike. Sa i përket justifikimit se korrupsion ka kudo, kjo është mëse e vërtetë. Nuk ka asnjë vend ku ka shkelur këmba e njeriut që të mos ketë korrupsion. Dallimi qëndron në faktin se si reagohet kur një ngjarje korruptive paraqitet para opinionit publik. Si reagon media? Si reagon shoqëria civile? Si reagon ekzekutivi, dhe mbi të gjitha si reagon drejtësia?

Justifikimi dhe marrja e masave për të kaluar ditën derisa të ndodhë një ngjarje tjetër më interesante nuk e përmirësojnë renditjen e vendit në indeksin antikorrupsion.

Recetat antikorrupsion i ngjajnë pak recetave të para anti-covid. Nuk ka një protokoll fiks që të garanton sukses dhe rezultatet pozitive, por në një qasje krahasuese nëse i referohemi 10-15 vendeve që renditen të parat në indeksin e perceptimit të korrupsioni, mund të nxirren disa mësime që kërkojnë kohë, vullnet dhe “stomak të fortë” për t’u përtypur nga vende si Shqipëria.

Në radhë të parë vendet që janë në krye, janë vende demokratike, janë vende të parashikueshme, janë vende me rritje ekonomike, janë vende me gjyqësor të pavarur, janë vende me administratë publike efiçente, janë vende me arsim dhe shëndetësi të konsoliduar, janë vende me media të lirë dhe të pavarur, janë vende me shoqëri civile të gjallë, janë vende ku biznesi vepron në kushtet e konkurencës dhe rregullave të qarta të lojës, janë vende ku dinjiteti i shtetasve është i garantuar jo vetëm në Kushtetutë, por edhe në praktikë.

A do të mundet Shqipëria t’i ngjajë vendeve të para në betejën antikorrupsion si Danimarka, Hollanda, Gjermania, Novergjia etj.? Sa kohë do të duhet të bëhemi si ata?

Emëruesi i përbashkët, thonë ekspertët e fushës, që mban bashkë vendet anëtare të BE-së, që mban në një tryezë, një suedez dhe një portugez, një italian dhe një danez, një francez dhe një gjerman nuk është gjuha, nuk është feja, nuk është e shkuara, por është shteti ligjor. Rregulla të qarta dhe të zbatueshme për të gjithë.

Drejtësia këtu do të kërkojë kohë të bëhet drejtësi si ajo e danezëve, administrata do të kërkojë kohë që të bëhet si ajo e vendeve më të zhvilluara të BE-së, arsimi dhe shëndetësia janë shumë larg pretendimit për t’iu afruar standarteve të vendeve nordike, biznesit do t’i duhet kohë të presë që të operojë në një ambient të parashikueshëm dhe ku gjykata jep drejtësi. Të gjitha këto kërkojnë kohë, por ne po e shohim që koha ikën njëlloj për të gjithë.

Ne duam t’i bashkohemi familjes së BE-së, prej më shumë 30 vitesh. Duam të bëhemi si ata. Do të kërkojë kohë, por pa vullnet të qartë politik, çdo përpjekje antikorrupsion i ngjan atij që merr shatin dhe prashit në det. Nëse e konsiderojmë pretendim të madh dhe e kemi të vështirë të mësojmë nga vendi i parë që është Danimarika për 2021 le të mësojmë nga Kosova që sot ndodhet në vendin 87 dhe brenda një viti e sheh veten në renditje 17 vende më lart.

Korrupsioni nuk luftohet vetëm me fjalë. Po të ishte për fjalë, korrupsioni do të ishte groposur shtatë pash nën dhe.  Nëse fjalët nuk shoqërohen me aksione dhe veprime konkrete dhe nëse këto të fundit nuk sjellin rezultate, i bie që të kemi bërë vetëm propagandë. Por korrupsioni nuk luftohet me propagandë. Propaganda në fakt është ushqimi më i mirë për korrupsionin. Është folur shumë dhe është vepruar pak. Rezultatet janë këto që i shohim të gjithë.  Për të dalë në krye të tabelës së renditjes kërkohet punë, një qasje gjithpërfshirëse, një “revolucion”.  Përndryshe nëse do të mbetemi vetëm te fjalët dhe kryqëzatat digjitale ndaj korrupsionit, atëherë më mirë të kthejmë tabelën e renditjes përmbys dhe atyre që na thonë se jemi në vend të fundit, t’i tregojmë tabelën tonë dhe t’i themi: e keni ju gabim, ne jemi në vend të pare.

Previous Post

Rusia dhe SHBA shkëmbejnë fjalë të ashpra për Ukrainën në OKB 

Next Post

Miratohet ligji/ Ja lehtësirat doganore që hyjnë në fuqi mes Kosovës dhe Shqipërisë 

Related Posts

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

by TheAlbanian.co.uk
29/10/2025
0

Veton Surroi Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, kishte javën e kaluar një rekomandim për Kosovën në procesin e normalizimit me...

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

by TheAlbanian.co.uk
23/11/2025
0

Në këtë intervistë Dr. Andi Hoxhaj (i dekoruar nga Britania e Madhe Oficer i Perandorisë Britanike) shpjegon rreziqet, realitetet dhe...

“Jeta ime e re, në mënyrë të paligjshme, në Mbretërinë e Bashkuar nuk ishte ajo që kisha shpresuar”

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

Ky artikull është pjesë e një bashkëpunimi me pagesë me Qeverinë e Mbretërisë së Bashkuar Premtimet dhe shpresat për një...

Gregory Treverton-Jones KC: Si e shkatërruan një avokat të pafajshëm – dhe çfarë duhet të ndodhë tani

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

Si e shkatërruan “The Mail”, ministrat dhe rregullatori një avokat të pafajshëm - dhe çfarë duhet të ndodhë tani Rashid...

Next Post

Miratohet ligji/ Ja lehtësirat doganore që hyjnë në fuqi mes Kosovës dhe Shqipërisë 

The Albanian video production

The Albanian

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

Welcome to The Albanian

  • About
  • Advertise
  • Contact
  • Privacy Policy

Follow Us / Na ndiqni ne media sociale

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im
  • Web TV

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

This website uses cookies. By continuing to use this website you are giving consent to cookies being used. Visit our Privacy and Cookie Policy.