• Latest
  • Trending
  • All

Pse hesht Ministri i Diasporës?

14/06/2020

Vranina Home, shtëpia ku rindërtohet më shumë se një ëndërr…

23/07/2026

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

29/10/2025

Historia e panjohur/ Si e shpëtoi Selanikun shqiptari Hasan Tahsin Pasha

29/10/2025

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

23/11/2025

“Jeta ime e re, në mënyrë të paligjshme, në Mbretërinë e Bashkuar nuk ishte ajo që kisha shpresuar”

13/06/2025

CNN rendit ‘Zjermin’ e Shqipërisë si kënga më e mirë në Eurovision mes 26 vendeve finaliste: Janë autentikë dhe të veçantë, publiku çmendet pas tyre

13/06/2025

Gregory Treverton-Jones KC: Si e shkatërruan një avokat të pafajshëm – dhe çfarë duhet të ndodhë tani

13/06/2025

BE i vë zyrtarisht kusht Serbisë: S’ka integrim pa normalizuar raportet me Kosovën

13/06/2025

Sulmi i Iranit ndaj Izraelit dhe rreziku i një luftë të plotë rajonale

13/06/2025

LAJM I MIRË/ Asambleja i thotë po anëtarësimit të Kosovës në KiE

13/06/2025

A duhet të kërkojnë falje çingijet që bënë thirrje për të votuar Veliajn?

13/06/2025

Pikat kryesore/ A është vëllai i Ramës “i paidentifikuari” i laboratorit të drogës

13/06/2025
  • Home
  • Contact us
  • Marketing
Wednesday, 5 August, 2026
  • Login
The Albanian
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
    • All
    • Aktualitet
    • Rajoni
    • Vendi

    Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023

    Përplasja e avionëve në Tokyo/ Pasagjerët përshkruajnë tmerrin e përjetuar: Ishte ferr…

    PERSE UNE ARBEN MANAJ NUK MUND TE ISHA BASHKEPUNTOR I SIGURIMIT TE SHTETIT!

    “Izraeli nuk do të ndalet”, Netanyahu: Forcat izraelite godasin Hamasin aty ku nuk e kishin menduar kurrë

    I theu këmbën 3-vjeçares, jepet MASA për edukatoren, e pësojnë dhe shefat e policisë 

    Tensione mes deputetëve të përjashtuar dhe Gardës! Nuk u lejuan në Kuvend, kapërcyen kangjellat dhe hynë nga dritarja e Kryesisë

    Vrasja e shqiptarit në Itali për motive xhelozie, kamerat kanë kapur autorin

    Gazetari i bën pyetjen e papritur Blinken-it: Çfarë ka arritur Izraeli përveç vrasjes së 10,000 njerëzve?

    Kosova gjunjëzon Serbinë, ndodh në Europianin e xhudos në Francë

    Numri i të vdekurve në Gaza arrin në 9,425, mbi 24 mijë janë të plagosur

    Rusia mobilizon nxënësit për luftë! Të rinjtë duhet të mësojnë si të përdorin dronët ushtarakë

    Në Itali rikthehet i nxehti afrikan, alarm i kuq në 16 qytete/ Ja deri kur do të zgjasë

  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im

    “Udhëtimi im”- Klajdi Bregu: “Nëse ne heqim dorë nga inferioriteti dhe i besojmë më shumë njëri-tjetrit, do të ndikojë edhe në jetën në atdhe”

    “Udhëtimi im”-Daut Dauti: “Diaspora duhet të përfaqësohet me deputetë në kuvendin e Shqipërisë dhe Kosovës”

    “Udhëtimi im”- Liza në botën e Diasporës

    “Udhëtimi im”: Klentiana Mahmutaj, shqiptarja e OKB-së

    “Udhëtimi im”-Ada Guri: Nga spikere lajmesh në avokate krimesh në Londër

    Udhëtimi im – Bahri Troja: “Qeveritë shqiptare duhet të krijojnë hapësira për diasporën”

    “Udhëtimi im”- Arben Merkoçi: “Është urgjente krijimi i programeve që mund të sigurojnë integrimin e diasporës në sistemin e shkencës dhe ekonomisë shqiptare”

    “Udhëtimi im” – Prof. Dr. Fadil Çitaku: “Shqiptarët duhet të besojnë më shumë në vetvete”

    Executive MBA Graduation Ceremony - Class of 2016 - ESCP Europe

    “Udhëtimi im” – Anila Hyka Smorgrav: “Në Shqipëri flitet shumë për demokracinë, por demokraci nuk ka”

  • Web TV
No Result
View All Result
The Albanian
No Result
View All Result
Home Aktualitet

Pse hesht Ministri i Diasporës?

14/06/2020
in Aktualitet, Diaspora, Opinion

Petrit Kuçana

Nëse nuk u sigurohet e drejta e votës emigrantëve shqiptarë, në vendet ku jetojnë, në zgjedhjet e ardhshme, a do të mund të konsiderohet i dështuar misioni i Ministrit të Diasporës?

Lajme teNjejta

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

29/10/2025

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

23/11/2025

“Jeta ime e re, në mënyrë të paligjshme, në Mbretërinë e Bashkuar nuk ishte ajo që kisha shpresuar”

13/06/2025

Kjo ishte pyetja që i drejtuam Ministrit të Shtetit  për Diasporën  (lexo Ministrit pa Portofol)  kur u gjend në Londër, në shtegtimin e tij nëpër folezat migratore të shqiptarëve nëpër botë. Ai iu shmang kësaj pyetje, ndonëse pohoi disa të vërteta të tjera dhe të pranishmit në atë sallë e kujtojnë pohimin e tij se po ndjehej i turpëruar që aeroporti i Rinasit vazhdonte të ishte më i shtrenjti në rajon.

Krejtësisht befasueshëm na u servir, së fundmi, një peticion i iniciuar, siç thuhet nga KKD (Këshilli Koordinues i Diasporës), ku u kërkohet institucioneve të shtetit shqiptar që të pranojnë të drejtën e votës së diasporës në zgjedhje. Në të vërtetë nuk të befason më shumë teksti sesa iniciuesi i tij, madje edhe sesa forma e përzgjedhur.

Mbase në një kërkim të thjeshtë mund të gjenden shumë peticione të tilla nga diaspora, së paku prej 10 vitesh që nga ajo kohë, kur nuk ishte “në fuqi”  facebook-u  (personalisht kam qenë promovues i tyre, e madje edhe hartuesi i së paku një peticioni për votën e diasporës. Na ishin njëherë peticionet).

Do të duhet optimizëm i pamatë për t’u bindur se çështja e votës së diasporës mund të zgjidhet me peticione…

Mbase nuk është shumë e rëndësishme numri tmerrësisht simbolik i nënshkruesve të këtij peticioni, sesa mënyra që u zgjedh nga KKD për të adresuar këtë çështje.

Janë shumë pikëpyetje që ngrihen në gjithçkanë e parashtruar, e ndoshta për shumëkënd duhet rikthyer debati, qoftë edhe i vartësisë ose jo të KKD-së, i përzgjedhjes (pra caktimit-komandimit dhe jo zgjedhjes) me gjithë dritëhijet e përcaktimit si përfaqësim-përfaqësues.  (KKD nuk ka një email, ose emailin zyrtar nuk ua dërgojnë anëtarëve dhe në letrën tonë për shqiptarët e mbetur në kufi, në netët e ftohta të kapshticës, ua kemi dërguar nëpër emaile personale pasi nuk e kishin marrë nga emaili zyrtar)

Ndoshta ky peticion mund shikohet edhe si tendencë për të rezistuar, ndaj mosqasjes (për të mos thënë injorimit total) e deri mosnjohjes së tyre, si KKD si organizëm, i proklamuar deri në folklorizëm si “i pari në historinë e shtetit shqiptar për të përfaqësuar interesat e shqiptarëve të larguar nga vendlindja”, qoftë edhe si instancë ndërmjetësimi.

Kaq absurde duket loja me votën e diasporës, sa po t’i referohemi Gjiknurit, bashkëkryetarit të zgjedhores, çështja e votës së diasporës do t’i kalojë KQZ-së (Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve).

Pra KQZ-ja do të përcaktojë modalitetet sesi do të votojë diaspora, sipas Gjiknurit, ndërkohë që sipas marrëveshjes, KQZ-ja do të shkrihet dhe do të ngrihen tre KQZ  të tjera. As sqarimi më i vogël nuk është dhënë për këtë lojë që duket shumë e ligë. Opozita duket se ka zgjedhur të mos bzajë.

As ministri i linjës nuk është dëgjuar.

Vërtet si nuk pamë një prononcim të Majkos, Ministrit të Shtetit për Diasporën?

Pse hesht Pandali Majko?

Kjo do të ishte pyetja krejt normale që mund të shtohej prej gjithkujt, qofshin këta edhe anëtarë të KKD-së apo jo.

Majko s’mundet?

Vërtet, a do të votojë diaspora në zgjedhjet e ardhshme?

Pas marrëveshjes për “zgjedhoren” duket se nuk ka asnjë gjasë, për të mos thënë se gjasat janë kaq të vogla, sa çdo optimisti mund t’i presë hovin për çdo mundësi deliriumi.

Nëse i referohemi kryeministrit ka dy rrugë për dotën e diasporës. Ose do të bëhet,ose do të bëhet.

Nëse nuk arrihet e drejta e votës për diasporën, a ka më kuptim KKD, Ministria e Diasporës, me gjithë ngrehinat “diasporike” qofshin institucionale apo jo?!

Është çështje ndërgjegje e gjithsecilit prej anëtareve të KKD-së për të qenë pjesë ose jo e një organizmi që, siç duken bathët po shpërfillet (së paku)… ashtu siç ndoshta mund të shikohet me kuriozitet çdo “rezistencë” për njohje, si tentativë për përfaqësim apo qoftë shfajësim…

Mbase është koha edhe për Majkon që të mos heshtë më.

Imagjinoni nëse Majko do të deklaronte, se nëse nuk sigurohet e drejta e votës për diasporën, do ta rishikonte pozicionin e tij si ministër!

Cili peticion do të kishte barasvlerë me atë fjali?  Për këtë Ministrit Majko i duhet të tejkalojë buzëqeshjen.

Previous Post

Duhet të ndaloni që tani, 10 gabimet që bëni kur karikoni telefonin tuaj

Next Post

Dasma kthehet në rast studimi, babai i nuses infekton me koronavirus 76 të ftuar

Related Posts

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

by TheAlbanian.co.uk
29/10/2025
0

Veton Surroi Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, kishte javën e kaluar një rekomandim për Kosovën në procesin e normalizimit me...

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

by TheAlbanian.co.uk
23/11/2025
0

Në këtë intervistë Dr. Andi Hoxhaj (i dekoruar nga Britania e Madhe Oficer i Perandorisë Britanike) shpjegon rreziqet, realitetet dhe...

“Jeta ime e re, në mënyrë të paligjshme, në Mbretërinë e Bashkuar nuk ishte ajo që kisha shpresuar”

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

Ky artikull është pjesë e një bashkëpunimi me pagesë me Qeverinë e Mbretërisë së Bashkuar Premtimet dhe shpresat për një...

Gregory Treverton-Jones KC: Si e shkatërruan një avokat të pafajshëm – dhe çfarë duhet të ndodhë tani

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

Si e shkatërruan “The Mail”, ministrat dhe rregullatori një avokat të pafajshëm - dhe çfarë duhet të ndodhë tani Rashid...

Next Post

Dasma kthehet në rast studimi, babai i nuses infekton me koronavirus 76 të ftuar

The Albanian video production

The Albanian

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

Welcome to The Albanian

  • About
  • Advertise
  • Contact
  • Privacy Policy

Follow Us / Na ndiqni ne media sociale

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im
  • Web TV

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

This website uses cookies. By continuing to use this website you are giving consent to cookies being used. Visit our Privacy and Cookie Policy.