• Latest
  • Trending
  • All

Pse duhet ta lexojmë Çajupin?

30/03/2016

Vranina Home, shtëpia ku rindërtohet më shumë se një ëndërr…

23/07/2026

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

29/10/2025

Historia e panjohur/ Si e shpëtoi Selanikun shqiptari Hasan Tahsin Pasha

29/10/2025

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

23/11/2025

“Jeta ime e re, në mënyrë të paligjshme, në Mbretërinë e Bashkuar nuk ishte ajo që kisha shpresuar”

13/06/2025

CNN rendit ‘Zjermin’ e Shqipërisë si kënga më e mirë në Eurovision mes 26 vendeve finaliste: Janë autentikë dhe të veçantë, publiku çmendet pas tyre

13/06/2025

Gregory Treverton-Jones KC: Si e shkatërruan një avokat të pafajshëm – dhe çfarë duhet të ndodhë tani

13/06/2025

BE i vë zyrtarisht kusht Serbisë: S’ka integrim pa normalizuar raportet me Kosovën

13/06/2025

Sulmi i Iranit ndaj Izraelit dhe rreziku i një luftë të plotë rajonale

13/06/2025

LAJM I MIRË/ Asambleja i thotë po anëtarësimit të Kosovës në KiE

13/06/2025

A duhet të kërkojnë falje çingijet që bënë thirrje për të votuar Veliajn?

13/06/2025

Pikat kryesore/ A është vëllai i Ramës “i paidentifikuari” i laboratorit të drogës

13/06/2025
  • Home
  • Contact us
  • Marketing
Monday, 17 August, 2026
  • Login
The Albanian
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
    • All
    • Aktualitet
    • Rajoni
    • Vendi

    Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023

    Përplasja e avionëve në Tokyo/ Pasagjerët përshkruajnë tmerrin e përjetuar: Ishte ferr…

    PERSE UNE ARBEN MANAJ NUK MUND TE ISHA BASHKEPUNTOR I SIGURIMIT TE SHTETIT!

    “Izraeli nuk do të ndalet”, Netanyahu: Forcat izraelite godasin Hamasin aty ku nuk e kishin menduar kurrë

    I theu këmbën 3-vjeçares, jepet MASA për edukatoren, e pësojnë dhe shefat e policisë 

    Tensione mes deputetëve të përjashtuar dhe Gardës! Nuk u lejuan në Kuvend, kapërcyen kangjellat dhe hynë nga dritarja e Kryesisë

    Vrasja e shqiptarit në Itali për motive xhelozie, kamerat kanë kapur autorin

    Gazetari i bën pyetjen e papritur Blinken-it: Çfarë ka arritur Izraeli përveç vrasjes së 10,000 njerëzve?

    Kosova gjunjëzon Serbinë, ndodh në Europianin e xhudos në Francë

    Numri i të vdekurve në Gaza arrin në 9,425, mbi 24 mijë janë të plagosur

    Rusia mobilizon nxënësit për luftë! Të rinjtë duhet të mësojnë si të përdorin dronët ushtarakë

    Në Itali rikthehet i nxehti afrikan, alarm i kuq në 16 qytete/ Ja deri kur do të zgjasë

  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im

    “Udhëtimi im”- Klajdi Bregu: “Nëse ne heqim dorë nga inferioriteti dhe i besojmë më shumë njëri-tjetrit, do të ndikojë edhe në jetën në atdhe”

    “Udhëtimi im”-Daut Dauti: “Diaspora duhet të përfaqësohet me deputetë në kuvendin e Shqipërisë dhe Kosovës”

    “Udhëtimi im”- Liza në botën e Diasporës

    “Udhëtimi im”: Klentiana Mahmutaj, shqiptarja e OKB-së

    “Udhëtimi im”-Ada Guri: Nga spikere lajmesh në avokate krimesh në Londër

    Udhëtimi im – Bahri Troja: “Qeveritë shqiptare duhet të krijojnë hapësira për diasporën”

    “Udhëtimi im”- Arben Merkoçi: “Është urgjente krijimi i programeve që mund të sigurojnë integrimin e diasporës në sistemin e shkencës dhe ekonomisë shqiptare”

    “Udhëtimi im” – Prof. Dr. Fadil Çitaku: “Shqiptarët duhet të besojnë më shumë në vetvete”

    Executive MBA Graduation Ceremony - Class of 2016 - ESCP Europe

    “Udhëtimi im” – Anila Hyka Smorgrav: “Në Shqipëri flitet shumë për demokracinë, por demokraci nuk ka”

  • Web TV
No Result
View All Result
The Albanian
No Result
View All Result
Home Histori

Pse duhet ta lexojmë Çajupin?

30/03/2016
in Histori

Dorian Koci

Patriotizmi i predikuar dhe i mishëruar në vargjet e Çajupit është në fakt një patriotizëm model që mund të rimerret në formën e krenarisë kombëtare, sidomos në kohët e sotme, kur identiteti shqiptar ka pësuar lëkundje të ndryshme tektonike për vlerat dhe për principet ku mbështetet

I lindur në Shqipëri dhe i arsimuar në shkollë greke në vendlindje (në Shqipërinë e Jugut në atë kohë dhe në krahinën e Zagorisë, prej nga është autori, prej kohësh sipas së drejtës që gëzonte popullsia rum-milet kishte shkolla greke), pastaj në kolegjin francez të Kajros për të vazhduar më tej në Zvicër, Çajupi është suigeneris një rast i elitës shqiptare, arketip i shumë shtresëzimeve kulturore, të cilat të harmonizuara brenda vetes, shpeshherë nxirrnin në pah kozmopolitizmin e tyre, por që në të shumtën e rasteve iu nënshtrua nacionalizmit si një forcë lëvizëse tërheqëse e kohës.

Ai e fillon krijimtarinë e vet në frëngjisht, në tregimin “Mysafirë në Çajup”, në një gjuhë që e kish mësuar gjatë edukimit të vazhdueshëm të tij. Pavarësisht se tregimi u botua në frëngjisht, tematika e tij ishte e pastër shqiptare, madje ballkanike, pasi tema e hajdutërisë ishte një nga temat që lëvrohej më tepër në atë kohë, jo vetëm nga shkrimtarë lokalë, por edhe nga shkrimtarë ekzotikë, që shkruanin për Ballkanin. Stili i tij në frëngjisht është i përsosur dhe njohjen e kësaj gjuhe ai do ta dëshmojë më vonë dhe me përshtatjen që do u bëjë më vonë fabulave të La Fontenit në shqip. Në vitin 1902, ai boton përmbledhjen e parë poetike “Baba Tomorri”. Botimi i kësaj vepre poetike ishte një risi për publikun e paktë shqiptar, pasi së bashku me motivet romantike, fillojnë dhe marrin jetë edhe tonet realiste. Poeti i Baba Tomorrit e zbriti poezinë nga qiejt romantikë në tokë, e pasuroi frymëzimin historik të letërsisë së kohës me frymën sociale, me patosin qytetar e kritik. (Çajupi Z. A. [1997. Baba Tomorri] Parathënie nga Bulo J., Tiranë: Dituria, faqe 6) Shkrimtari dhe kritiku Mitrush Kuteli ka shkruar se Andon Zako Çajupi është Frederik Mistrali i Shqipërisë, poeti i thjeshtë dhe rustik i jetës sonë popullore. Disa nga poezitë e Çajupit përbëjnë gurë të çmuar, të cilët do të zënë një vend të ndritur në antologjinë e poetëve shqiptarë.

Lajme teNjejta

Si iu dorëzua Princ Vidit kurora shqiptare – Nga Ilir Ikonomi

12/09/2021

GAZETA BRAZILIANE (1968) / JETA E VËSHTIRË E MBRETËRVE DHE PRINCËRVE : RASTI I LEKA ZOGUT

15/06/2021

Përgjithmonë mirënjohje për Kongresistin Eliot Engel

05/01/2021

Z. Çajupi, si autor u përket atyre autorëve që bëjnë të mundur që materien folklorike të shoqërive të tyre rurale ta përkthejnë në një shije estetike më të avancuar duke ia përshtatur kohës dhe urbanizmit. Edhe pse ky proces është një proces paneuropian që ka ndodhur në të gjitha letërsitë e mëdha apo të vogla, Çajupi mbetet origjinal në letërsinë shqipe, sepse pas Naim Frashërit, si askush tjetër në Shqipërinë e Jugut, mundi të ngrejë në art, rrëfimet, simbolet dhe imazhet e mikrokozmosit të krahinës së vet Zagorisë, në një makrokozmos gjithë shqiptar. Faik Konica, esteti dhe kritiku i hershëm i fillimeve të letërsisë shqipe, do të shprehej entuziast për poezinë e Çajupit, më 1902 duke shkruar se na leu një vjershëtor! Kemi shpresë se ka për të punuar pa pushim dhe zanat(musat) mike të Shqipërisë do t’i fryjnë vjersha më të bukura. (Faik Konica. Baba Tomorri, Vepra 1, fq. 238)

 

Pse duhet ta lexojmë Çajupin?

Nuk ka dyshim se ekziston një lidhje shumë e ngushtë midis lëvrimit të një gjuhe dhe letërsisë së kultivuar. Në këtë drejtim, letërsia shqipe, e bazuar mbi një gjuhë që ende nuk kish standardizuar alfabetin e vet, me një trashëgimi të paktë me autorë dhe tekste, nuk mund të arrinte kulme të barasvlefshme me ato të letërsive të zhvilluara. Kjo është arsyeja që kur i lexojmë sot poetët dhe shkrimtarët e Rilindjes Kombëtare, vargjet e tyre na tingëllojnë herë-herë fëminore dhe për fat të keq i anashkalojmë apo dhe nuk i rekomandojmë për të lexuar. Sigurisht që kjo mospërfillje vjen ngaqë nuk kemi dhe shkrimtarë, kritikë autoritarë që të rrëfejnë udhëtimet e tyre shpirtërore në krijimtarinë e shkrimtarëve më të hershëm dhe rrënjët e letërsisë shqipe. Në hierarkinë e letrave shqipe kemi vetëm një rast, kur Kadareja shkroi esenë e gjatë “Ardhja e Migjenit në letërsinë shqipe”, e cila mund të quhet një udhëtim shpirtëror në hapësirë dhe kohë në monopatet e letërsisë shqipe.

Gjithsesi, pavarësisht kësaj situate, në kritikën shqiptare besoj se Çajupi, si një nga përfaqësuesit e një alteregoje të brendshme të lexuesve të vet, ku gjen jo vetëm motivet romantike, pastorale e lirike, por edhe frymën kritike, sarkazmën, humorin shpotitës ndaj veseve të shoqërisë, meriton një vëmendje të veçantë për t’u lexuar dhe shijuar si tekst, si autor dhe si përfaqësues i një epoke. Në duelin midis vetëdijes romantike dhe vetëdijes kritike te Çajupi po fitonte kjo e fundit dhe kjo fitore i hapte udhën realizmit në letërsinë shqiptare të shekullit të kaluar. T’i shtrosh udhën një drejtimi të ri dhe një stili të ri, kjo nuk është një meritë e vogël për një krijues dhe ky fakt nuk përbën një episod të zakonshëm në rrjedhën normale të një letërsie, por një pikë kthese në zhvillimin e saj. (J. Bulo, Parathënie e veprave të Çajupit, Toena: 2008, fq. 24)

Si tekst, vepra e Çajupit është një dëshmi leksikore, gjë që e ka vërejtur dhe Konica, kritiku i parë i tij kur shkruan se gjuha e autorit – i cili duket se është lab (thom duket, se nuk e kam nderin ta njoh), është e fortë e hijshme, pa lule të tepërta e të panevojshme.(Faik Konica. Baba Tomorri, Vepra 1, fq. 238) Skenat e komedisë “14 vjeç dhëndër”, vërtet të paqëlluara dhe lidhura mirë artistikisht, por të rijetëzuara përmes filmit me të njëjtin titull nuk shërbejnë vetëm për të ilustruar nervin satirik, fshikëllues dhe kritik të tekstit të Çajupit, por lehtësojnë lexuesin e ri për të pasur një kalim gradual midis një bote që ka perënduar dhe realitetit të sotëm urban. Sot ka një boshllëk të madh në gjykim për të kuptuar atë që ka arritur të transformohet shoqëria shqiptare e këtij fillimshekulli dhe shoqërisë shqiptare të strukturave sociale të ngurta, fisnore e patriarkale që mbijetuan deri në mesin e shekullit të kaluar. Në këtë drejtim, vepra e Çajupit është emancipuese dhe paralajmëruese për standardet në të cilat duhet të arrijë shoqëria.

Si autor, Çajupi është inovativ, i ri dhe eksperimentues. Ky përcaktim qëndron brenda kornizave të letërsisë së lëvruar shqipe të deriatëhershme, pasi në rrafsh europian është krejt e kundërta. Ai e njeh shumë mirë letërsinë frënge, por nuk joshet dhe tundohet nga format moderniste të saj, por shkruan në mënyrë tradicionale duke zgjedhur tetërrokëshin folklorik. Përpara tij, kështu ka shkruar vetëm Naim Frashëri, që në parathënien e përkthimit të Këngës së Parë të “Iliadës”, na i dëften modelet e tij poetike, ndërsa për fat të keq nuk kemi një traktat të tillë dhe nga Çajupi. Çajupi, së bashku me Naim Frashërin, e ngrenë ligjërimin folklorik të popullsive rurale të Shqipërisë së Jugut në art, krejt në kundërshtim me rrymat e tjera të artit në Europë që më tepër rendin drejt “unit” personal dhe në këtë mënyrë, dashur pa dashur kthehen në përfaqësues të denjë të bashkësive të lira rurale prej nga kanë origjinën. Momenti sesi ky ligjërim arrin të kthehet në dominues dhe përcaktues për masat lexuese, është jo vetëm rast studimi sesi nacionalizmi përhapet nga elitat drejt masave përmes shtypit të shkruar dhe librit, por dëshmon edhe forcën e vargjeve të veta që arrijnë ta bëjnë për vete këtë masë. Në Jug të Shqipërisë, krejt natyrshëm mund të gjesh vargje të Çajupit të kënduara labçe, pa ditur ekzekutuesit e këngëve se kush është autori i vargjeve. Kjo shkrirje autor-folklor është shumë interesante për gjithsecilin që dëshiron të njohë rrënjët e kulturës së vet.

Çajupi, në veprën e vet, demonstron kurajë civile dhe përgjegjshmëri intelektuale. Ai nuk mënon të hyjë në konflikte me autorë të tjerë shqiptarë, siç është konflikti me Mithat Frashërin, të cilin e portretizon me nota satirike te pamfleti “Klubi i Selanikut”, por që sigurisht brenda kësaj satire duhet kuptuar dhe një shqetësim intelektual për fatin politik të elitave që do të qeverisnin Shqipërinë kur do të ishte e lirë. Një debat i tillë ka qenë dhe midis Konicës e Asdrenit, ku ky i fundit shkruante se “Nëse Shqipëria ishte duke fituar pavarësinë e saj … ajo mundet dhe të mos e fitonte këtë, në qoftë se të gjithë shqiptarët nuk kanë për të gëzuar të gjitha të drejtat e tyre; dhe nëse duam të ndjekim idetë e mëdha: barazi, vëllazëri, liri – atëherë ç’nevojë ka kombi të ndahet në shkallë, me zotërinj dhe skllevër? Shqiptarët duhet të jenë të barabartë midis ligjit. Titujt duhen të hiqen … Apo mos vallë besoni se aristokracia duhet të urdhërojë dhe atëherë siç bën tani?” (Skëndi S., Zgjimi Kombëtar i shqiptarëve (1878-1912) 2000: fq., 175).

Si një nga përfaqësuesit e elitës shqiptare që jetoi në kapërcyellin e Rilindjes Kombëtare dhe periudhës së Pavarësisë, Çajupi është shumë i rëndësishëm si një nga afirmuesit dhe arkitektët e ndërgjegjes kombëtare që bëri të mundur ngjizjen e kombit shqiptar. Vargjet e tij janë gjithë patriotizëm dhe nxisin një ndjenjë të sinqertë atdhedashurie, edhe pse në mënyrë të kuptueshme në kundërvënien me osmanët si në poezinë “Sulltani”, kur i portretizon këta të fundit përmes klisheve të pasqyrimit të tjetrit në Orientalizëm.

Patriotizmi i predikuar dhe i mishëruar në vargjet e Çajupit është në fakt një patriotizëm model që mund të rimerret në formën e krenarisë kombëtare, sidomos në kohët e sotme, kur identiteti shqiptar ka pësuar lëkundje të ndryshme tektonike për vlerat dhe për principet ku mbështetet. Rilindësit dhe bashkë me ta dhe Çajupi, morën përsipër dhe ia arritën qëllimit ta kthenin ideologjinë kombëtare nga një ideologji të një pakice intelektualësh në ideologji të shqiptarëve. (J. Bulo, Parathënie e veprave të Çajupit, Toena: 2008, fq. 24) Pikërisht kjo ndërthurje midis kënaqësisë estetike që duhet të dhuronin veprat e tij dhe misionit për të realizuar zgjimin kombëtar, bën që një pjesë e poezisë së tij të tingëllojë propagandistike. Por, gjithsesi, duke e parë Çajupin sa si poet po aq dhe sa intelektual të angazhuar për të realizuar lirinë politike të vendit të vet, pra në tërësi si një personalitet të formuar të kulturës shqiptare, prapë se prapë mund të pohojmë se poetika e vargjeve të tij si kur krijon vetë apo kur shqipëron, ndjell ende lexues dhe dëshirën ndaj së bukurës. Në një tokë djerrë siç ishte shqipja e lëvruar, e fundit të shekullit XIX, dhe pa ndonjë traditë të madhe në autorë dhe tekste, nuk mund të paragjykohet as Çajupi apo dhe ndonjë tjetër për mungesë të artit poetik, por të vlerësohen që hapën rrugët dhe konsoliduan një traditë letrare që vite më vonë do të sillte në skenë dhe shkrimtarë të mëdhenj.

Ja disa nga vargjet e tij më të mira kushtuar dashurisë që meritojnë vëmendje për çiltërsinë, muzikalitetin dhe ndjesitë që përcjellin.

Pika-pika bie shiudhe dëbora flokë-flokë,vetëtin e fryn veriu,breshëri kërcet mi tokë!Le te fryjë er’ e ftohtë,s’ka ç’më bën dimëri mua:Dashuria më mban ngrohtë,se pushtoj atë që dua.Kur fryn era me tallas,kur bie dëbor’ e shi,sa fle njeriu me gas,kur ka mikenë në gji

Previous Post

Orinda Huta rekrutohet nga “Forcat e Armatosura Shqiptare”

Next Post

Vrasja e shqiptares në Holandë, shpallen në kërkim dy të dyshuar

Related Posts

Si iu dorëzua Princ Vidit kurora shqiptare – Nga Ilir Ikonomi

by TheAlbanian.co.uk
12/09/2021
0

Dërgata shqiptare me Esat pashën u prit nga Princ Vidi në kështjellën e tij të familjes në Nojvid të Gjermanisë...

GAZETA BRAZILIANE (1968) / JETA E VËSHTIRË E MBRETËRVE DHE PRINCËRVE : RASTI I LEKA ZOGUT

by TheAlbanian.co.uk
15/06/2021
0

“Qiraja (taksa) civile” (të cilën kombi duhet të paguajë për të mbështetur mbretërit e tij dhe oborret përkatëse) është ajo...

Përgjithmonë mirënjohje për Kongresistin Eliot Engel

by TheAlbanian.co.uk
05/01/2021
0

Frank Shkreli Kongresisti dhe miku i madh i shqiptarëve, njëri prej mbështetevse më të dalluar në Kongresin amerikan të të...

Konferenca e Bujanit dhe rezoluta ideologjike për vetvendosje e bashkim me Shqipërinë – Nga Jusuf Buxhovi

by TheAlbanian.co.uk
03/01/2021
0

Përkujtesë historike Konferenca e Bujanit, e mbajtur nga 31 Dhjetor 1943 deri më 2 Janar 1944, paraqet një ngjarje të...

Next Post

Vrasja e shqiptares në Holandë, shpallen në kërkim dy të dyshuar

The Albanian video production

The Albanian

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

Welcome to The Albanian

  • About
  • Advertise
  • Contact
  • Privacy Policy

Follow Us / Na ndiqni ne media sociale

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im
  • Web TV

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

This website uses cookies. By continuing to use this website you are giving consent to cookies being used. Visit our Privacy and Cookie Policy.