Nën maskën e kompanive të Sarajevës arabët kanë blerë dhjetëra hektarë të braktisura, toka këto mbi komunën e Posavinës të cilat kanë dalje në lumin Sava dhe në Kroaci.
“Një qytetar i zakonshëm nuk ka mundësi t’i blejë këto parcela, blerja e tokës është planifikuar paraprakisht”, thonë burime nga autoritetet Gjeodezisë, transmeton lajmi.net.
‘Euroblic’ mëson se blerësit vijnë në tokat e lëna pas nga kroatët. Gazeta ka alarmuar institucionet në radhë të parë gjeodetët. Letrat e para që paralajmërojnë blerjen e tokës kanë ardhur me adresë të Republikës Srpska.
Arabët po ashtu e kanë rritur praninë e tyre edhe në Serbinë fqinje, duke ndërtuar projekte miliardëshe, siç është rasti me “Beogradin në ujë”.






















