Konflikti mes PS e LSI është shtrirë në ccdo nivel. Nga thumbimet mes Ramës e Metës, tek replikat Majko – Vasili, të rinjtë Spiropali – Pojana e së fundi edhe në ekzekutiv.
Ministria e Drejtësisë dhe Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve njoftuan në mbrëmje se zjarri në burgun e Shënkollit në Lezhë, ngjarje kjo ku humbi jetën një i dënuar dhe u plagosën disa të tjerë, kishte ndodhur si pasojë e shpërthimit të një bombule gazi.
Drejtoria e Burgjeve: Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve njofton se pasditen e sotme në IEVP Lezhë rreth ores 15.33 ka shpërthyer një bombul gazi gjatë gatimit në ambjentet e paraburgimit. Në moment kanë nderhyre forcat e policise për nxjerjen e të paraburgosurve .Nga zjarri i ndodhur ka humbur jetën një i paraburgosur Flamur Sula i` cili eshte gjetur i asfiksuar në banjon e dhomës. Flamur Sula është i denuar me 10 vjet ne shkallen e pare per tentative vrasje. Në vendin e ngjarjes ndodhen forca të shumta të policisë si edhe drejtori i pergjithshëm i burgjeve . Gjithashtu po kryhen hetime nga prokuroria e Lezhës për zbardhjen e ngjarjes. Ndërkaq situata është qetësuar dhe po merren masa për normalizim në ambjentet e burgut.duke futur te paraburgosurit neper dhoma.
Ministria e Drejtësisë: Ministria e Drejtesise informon se sot rreth ores 16.00 ne IEPV Lezhe eshte vene re prezence zjarri ne njeren nga qelite e ketij insitucioni. Forcat zjarrfikese dhe policia e burgjeve kane nderhyre menjehere per shuarjen e zjarrit. Ne vendngjarje eshte gjetur i asfiksuar dhe pa shenja jete i paraburgosuri F. Sula. Dyshimet paraprake lidhen me nje zjarrvenie aksidentale si pasoje e shperthimin te nje bombule gazi per gatim.
Por dy institucionet që drejtohen nga LSI u përgënjeshtruan nga Inspektorati Shtetëror Teknik dhe Industrial që drejtohet nga PS. Me një deklaratë për shtyp ISHTI hodhi poshtë versionet e tyre.
ISHTI: Menjehere pas ngjarjes se ndodhur ne burgun e Shenkollit ne Lezhe,ku u tha fillimisht se ka nje shperthim bombole gazi, disa inspektore, me urdher te kryeinspektorit te ISHTI, jane nisur drejt vendit te ngjarjes per te pare nga afer se cfare kishte ndodhur. Pasi kane verifikuar kushtet e bomboles se gazit qe perdoret per kuzhinen e burgut, ajo rezulton e paprekur nga flaket ndersa eshte e instaluar jashte godines se burgut. Sipas inspektoreve ne vendngjarje, ngjarja nga e cila humbi jeten nje i burgosur e u plagosen 5 te tjere nuk ka ka ardhur per shkak te shpethimit te bomboles se GLN, ndersa ajo rezulton e regjistruar dhe e paprekur nga flaket.
Ylli Manjani, ministri i Drejtësisë, nuk e përtypi dot këtë “përgënjeshtrim” të ISHTI. Ai reagoi në rrjetet sociale duke thënë se do të jetë prokuroria ajo që do të nxjerrë të vërtetën.

PS e LSI po përplasen kështu në ccdo nivel. Edi Rama duket se po i bën llogaritë në qeveri pa Ilir Metën. Pandeli Majko kërkoi rishikim të koalicionit. Por sot Petrit Vasili i kujtoi se LSI u qëndron deri në fund marrëveshjeve, duke bërë të qartë se nuk do të jetë ajo që do ta prishë marrëveshjen. Krisja në koalicion gjatë diskutimeve për reformën në drejtësi ka pak gjasë të mbyllet. Ilir Meta e kërcënoi hapur Ramën me rrëzim nga pushteti nëse do të miratonte versionin e tij të reformës. Rama nga ana e tij po tenton ta reshtojë Metën në një bllok imagjinar anti –perëndimor, bashkë me PD, për ta përdorur më pas këtë tezë për fushatë elektorale.





















