Teksa tensionet mes Vladimir Putinit dhe Perëndimit sa vijnë e shtohen, një raportim i ri duket se do i hedhë më shumë ‘benzinë’ zjarrit.
Një luftanije ruse ka shkelur dy herë ujërat e NATO-s në “provokim të papranueshëm rus”. Ushtria e Danimarkës thotë se anija ruse hyri në ujërat territoriale daneze në orët e para të së premtes pranë ishullit Christiansoe në Detin Baltik.
Komanda e Mbrojtjes e forcave të armatosura daneze thotë se anija luftarake u largua pasi u kontaktua në radio detare të dyanshme nga marina daneze.

Ministri i Jashtëm danez Jeppe Kofod tha se ambasadori rus është thirrur për të komunikuar me Rusinë dhe për të larguar anijen.
“I është komunikuar në terma shumë të qartë ambasadorit rus se ky lloj veprimi është plotësisht i papranueshëm. Ne nuk do të pranojmë këtë lloj provokimesh ruse.”, tha Kofod në një deklaratë.
“Është një provokim rus jashtëzakonisht i papërgjegjshëm, i vrazhdë dhe krejtësisht i papranueshëm. Këto taktika bullizmi nuk funksionojnë në Danimarkë.”- shktuajti ai dhe në Twitter më pas.
Si Suedia ashtu edhe Danimarka kanë raportuar shkelje të hapësirës ajrore nga avionët rusë pas pushtimit rus të Ukrainës. Ndërkohë, Vladimir Putin ka paralajmëruar Perëndimin se do të përdorë armë bërthamore nëse ndihet i kërcënuar.



















