• Latest
  • Trending
  • All

Provat se si u vodh në emër të Ramës

13/04/2016

Vranina Home, shtëpia ku rindërtohet më shumë se një ëndërr…

23/07/2026

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

29/10/2025

Historia e panjohur/ Si e shpëtoi Selanikun shqiptari Hasan Tahsin Pasha

29/10/2025

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

23/11/2025

“Jeta ime e re, në mënyrë të paligjshme, në Mbretërinë e Bashkuar nuk ishte ajo që kisha shpresuar”

13/06/2025

CNN rendit ‘Zjermin’ e Shqipërisë si kënga më e mirë në Eurovision mes 26 vendeve finaliste: Janë autentikë dhe të veçantë, publiku çmendet pas tyre

13/06/2025

Gregory Treverton-Jones KC: Si e shkatërruan një avokat të pafajshëm – dhe çfarë duhet të ndodhë tani

13/06/2025

BE i vë zyrtarisht kusht Serbisë: S’ka integrim pa normalizuar raportet me Kosovën

13/06/2025

Sulmi i Iranit ndaj Izraelit dhe rreziku i një luftë të plotë rajonale

13/06/2025

LAJM I MIRË/ Asambleja i thotë po anëtarësimit të Kosovës në KiE

13/06/2025

A duhet të kërkojnë falje çingijet që bënë thirrje për të votuar Veliajn?

13/06/2025

Pikat kryesore/ A është vëllai i Ramës “i paidentifikuari” i laboratorit të drogës

13/06/2025
  • Home
  • Contact us
  • Marketing
Wednesday, 19 August, 2026
  • Login
The Albanian
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
    • All
    • Aktualitet
    • Rajoni
    • Vendi

    Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023

    Përplasja e avionëve në Tokyo/ Pasagjerët përshkruajnë tmerrin e përjetuar: Ishte ferr…

    PERSE UNE ARBEN MANAJ NUK MUND TE ISHA BASHKEPUNTOR I SIGURIMIT TE SHTETIT!

    “Izraeli nuk do të ndalet”, Netanyahu: Forcat izraelite godasin Hamasin aty ku nuk e kishin menduar kurrë

    I theu këmbën 3-vjeçares, jepet MASA për edukatoren, e pësojnë dhe shefat e policisë 

    Tensione mes deputetëve të përjashtuar dhe Gardës! Nuk u lejuan në Kuvend, kapërcyen kangjellat dhe hynë nga dritarja e Kryesisë

    Vrasja e shqiptarit në Itali për motive xhelozie, kamerat kanë kapur autorin

    Gazetari i bën pyetjen e papritur Blinken-it: Çfarë ka arritur Izraeli përveç vrasjes së 10,000 njerëzve?

    Kosova gjunjëzon Serbinë, ndodh në Europianin e xhudos në Francë

    Numri i të vdekurve në Gaza arrin në 9,425, mbi 24 mijë janë të plagosur

    Rusia mobilizon nxënësit për luftë! Të rinjtë duhet të mësojnë si të përdorin dronët ushtarakë

    Në Itali rikthehet i nxehti afrikan, alarm i kuq në 16 qytete/ Ja deri kur do të zgjasë

  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im

    “Udhëtimi im”- Klajdi Bregu: “Nëse ne heqim dorë nga inferioriteti dhe i besojmë më shumë njëri-tjetrit, do të ndikojë edhe në jetën në atdhe”

    “Udhëtimi im”-Daut Dauti: “Diaspora duhet të përfaqësohet me deputetë në kuvendin e Shqipërisë dhe Kosovës”

    “Udhëtimi im”- Liza në botën e Diasporës

    “Udhëtimi im”: Klentiana Mahmutaj, shqiptarja e OKB-së

    “Udhëtimi im”-Ada Guri: Nga spikere lajmesh në avokate krimesh në Londër

    Udhëtimi im – Bahri Troja: “Qeveritë shqiptare duhet të krijojnë hapësira për diasporën”

    “Udhëtimi im”- Arben Merkoçi: “Është urgjente krijimi i programeve që mund të sigurojnë integrimin e diasporës në sistemin e shkencës dhe ekonomisë shqiptare”

    “Udhëtimi im” – Prof. Dr. Fadil Çitaku: “Shqiptarët duhet të besojnë më shumë në vetvete”

    Executive MBA Graduation Ceremony - Class of 2016 - ESCP Europe

    “Udhëtimi im” – Anila Hyka Smorgrav: “Në Shqipëri flitet shumë për demokracinë, por demokraci nuk ka”

  • Web TV
No Result
View All Result
The Albanian
No Result
View All Result
Home Lajme Aktualitet

Provat se si u vodh në emër të Ramës

13/04/2016
in Aktualitet, Lajme, Opinion

Referendumi i 9 prillit mund të konsiderohet pa më të voglin dyshim, si autogoli më i madh i Edi Ramës në komunikimin publik, që prej kohës kur ai fitoi zgjedhjet e qershorit 2013.

Ai kërkoi që me anë të kësaj farse të të pastronte fytyrën e tij, duke futur në lojë partinë, por në përfundim të saj, ai, i nxiu faqen edhe PS-së edhe vetes. Askush më parë, asnjë udhëheqës politik shqiptar, nuk ka nuk ka rendur të marë një njollë të tillë turpi, kur nuk e ka pasur absolutisht të domosdoshme.

Lajme teNjejta

Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023

13/06/2025

Përplasja e avionëve në Tokyo/ Pasagjerët përshkruajnë tmerrin e përjetuar: Ishte ferr…

13/06/2025

PERSE UNE ARBEN MANAJ NUK MUND TE ISHA BASHKEPUNTOR I SIGURIMIT TE SHTETIT!

13/06/2025

Të gjithë, në një farë mënyre, janë përfshirë (edhe Ramë vetë në 2003-shin) në vjedhje zgjedhjesh, në manipulime, në ngritje strukturash piramidale mashtrimi.

Berisha që nga zgjedhjet e përgjithshme të 1996 e deri tek ato lokalet e 2011, Nano dhe sidomos Meta në garat e 2001, 2003 kanë marë damkën e atij që nuk e përfill lojën demokratike.

Por, në një farë mënyre ata e kanë bërë këtë, kur luhej mbijetesa e tyre politike, kur ishin me shpaltulla për muri.

Edi Rama, me mendielehtësi, ngriti një skemë manipulimi gjigande, atëhere kur nuk e kishte aspak të nevojshme.

Emisioni “Stop” i së martës në mbrëmje nuk bëri gjë tjetër veçse tregoi në sy të publikut atë që e dinin të gjithë. Njerëz që nuk dinin se për çfarë po votonin, socialistë që u tregohej se ku duhet të vinin shenjë, të tjerë që hidhnin nga dy fletë dhe shifra që fallsifikoheshin lehtësisht.

E gjitha kjo dihej. Ndryshimi është se tani e kemi dhe me zë dhe me figurë.

Prandaj tani kanë pak rëndësi të gjesh të vërtetën mes akuzave që bëjnë Blushi dhe Hafizi dhe përgjigjeve që i japin atyre ata burrat e ngrefur dhe ato gratë qesharake, që përbetohen për shifrat e denja për kohën e Enverit.

Tani të gjithë e dinë se ç’shfaqe të shëmtuar organizoi Edi Rama.

Por, e gjithë kjo maskaradë, nuk është vetëm – ashtu siç thashë në fillim -gafa e tij më e madhe në  komunikimin publik. Damka që i vuri vetes dhe turpi me të cilin mbuloi PS-në.

Ajo është njëkohësisht edhe kriminale.

Kur beteja për kryetarin që mbretëronte pa zgjedhje u hap nga Ben Blushi, Rama kishe dy rrugë. Ose të kërkonte falje për vonesën dhe ti organizonte, ose ti shmangte ato.

Me makthin e tij të pashpjegueshëm nga gara, me frikën e përballjes me kundërshtarë që ia njohin difektet, me ankthin se mos ia përdhosin imazhin brenda familjes së tij politike, ai zgjodhi të dytën.

Natyrisht për këtë rrugë shumëkush e kritikoi për mospërfilljen ndaj demokracisë, për prirjet e tij autoritare, për prishjen e rregullave etj.

Por, në këtë betejë pati edhe shumë të tjerë që e mbrojtën. Në fund të fundit, për ta gara qe një formalitet, Rama e kishte të fituar, ndaj s’kishte kuptim të zhvillohej, ai kishte triumfuar në gjithë Shqipërinë, ndaj ishte një absurditet ti kërkoje të konfirmohej edhe në PS.

Ata që e mbronin në këtë pikë, kishin edhe argumentat shtesë: Kjo anomali sipas tyre ishte si rjedhojë mospërfilljes së një ish artisti për rregullat, e urrejtjes së një ish anarkisti për statutin e partisë, e përçmimit të një ish bohemi për mënyrën e jetesës në një bashkësi politike.

Pra ata e gjenin me lehtësi justifikimin se përse Rama nuk donte garë.

Por, tani, kur ai zhvilloi një tjetër lloj « gare » e cila rezultoi e vjedhur dhe e trukuar, pra në thelb kriminale, është shumë më e vështirë ta mbrosh kryeministrin.

Sepse deri më tani ai ishte thjeshtë njeriu që shpërfillte statutet dhe rregullat, kurse pas 9 prillit, ai është kreu, ideatori dhe frymëzuesi, i një skeme manipulimi.

Natyrisht që kur e hodhi idenë e referendumit, Rama e dinte se në një garë pa sfidë dhe pa sfidantë, pa vëzhgues dhe kundër komisionerë, nuk mund të pritej tjetër gjë.

Por, ose nga papërgjegjshmëria, ose nga cinizmi për të treguar se të gjithë socialistët janë si unë, ai i shkoi asaj deri në fund.

Ai e arriti përfundimin: sot PS nuk është më partia e një kryetari që shpërfill zgjedhjet, por një strukturë vertikale që i vjedh ato.

Kjo është gjëja më e rëndë e 9 Prillit. Rama këmbënguli ti bëjë të gjithë bashkëfajtorë.

Dhe provat për këtë të vërtetë që e dinim, i pamë dhe të martën në mbrëmje në “Stop”.

Tags: edi rama
Previous Post

Çfarë po i fshihet Nishanit për helikopterin e rrëzuar?

Next Post

Atifetja, presidentja që nuk erdhi me zarf

Related Posts

Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

Për të njëjtën periudhë kohore për viza familjare aplikuan 1,365 shtetas shqiptarë. Në të gjitha deklarimet publike, kryeministri Anglisë Rishi...

Përplasja e avionëve në Tokyo/ Pasagjerët përshkruajnë tmerrin e përjetuar: Ishte ferr…

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

etaje të reja kanë dal nga përplasja e avionëve në Tokio, një tragjedi që pasoi tërmetin prej 7.5 ballësh. Airbus...

PERSE UNE ARBEN MANAJ NUK MUND TE ISHA BASHKEPUNTOR I SIGURIMIT TE SHTETIT!

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

Perpara disa muajsh, ne nje televizion te Tiranes, jam akuzuar publikisht se kisha qene bashkepunetor i ish-Sigurimit famekeq te Shtetit....

“Izraeli nuk do të ndalet”, Netanyahu: Forcat izraelite godasin Hamasin aty ku nuk e kishin menduar kurrë

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

Kryeministri i Izraelit Benjamin Netanyahu deklaroi se ushtria izraelite po thellon presionin e saj mbi Hamasin, në një mënyrë që...

Next Post

Atifetja, presidentja që nuk erdhi me zarf

The Albanian video production

The Albanian

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

Welcome to The Albanian

  • About
  • Advertise
  • Contact
  • Privacy Policy

Follow Us / Na ndiqni ne media sociale

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im
  • Web TV

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

This website uses cookies. By continuing to use this website you are giving consent to cookies being used. Visit our Privacy and Cookie Policy.