• Latest
  • Trending
  • All

Protokolli/ Si do të funksionojnë kopshtet e çerdhet, rregullat e forta dhe penalizimet

25/05/2020

Vranina Home, shtëpia ku rindërtohet më shumë se një ëndërr…

23/07/2026

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

29/10/2025

Historia e panjohur/ Si e shpëtoi Selanikun shqiptari Hasan Tahsin Pasha

29/10/2025

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

23/11/2025

“Jeta ime e re, në mënyrë të paligjshme, në Mbretërinë e Bashkuar nuk ishte ajo që kisha shpresuar”

13/06/2025

CNN rendit ‘Zjermin’ e Shqipërisë si kënga më e mirë në Eurovision mes 26 vendeve finaliste: Janë autentikë dhe të veçantë, publiku çmendet pas tyre

13/06/2025

Gregory Treverton-Jones KC: Si e shkatërruan një avokat të pafajshëm – dhe çfarë duhet të ndodhë tani

13/06/2025

BE i vë zyrtarisht kusht Serbisë: S’ka integrim pa normalizuar raportet me Kosovën

13/06/2025

Sulmi i Iranit ndaj Izraelit dhe rreziku i një luftë të plotë rajonale

13/06/2025

LAJM I MIRË/ Asambleja i thotë po anëtarësimit të Kosovës në KiE

13/06/2025

A duhet të kërkojnë falje çingijet që bënë thirrje për të votuar Veliajn?

13/06/2025

Pikat kryesore/ A është vëllai i Ramës “i paidentifikuari” i laboratorit të drogës

13/06/2025
  • Home
  • Contact us
  • Marketing
Wednesday, 5 August, 2026
  • Login
The Albanian
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
    • All
    • Aktualitet
    • Rajoni
    • Vendi

    Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023

    Përplasja e avionëve në Tokyo/ Pasagjerët përshkruajnë tmerrin e përjetuar: Ishte ferr…

    PERSE UNE ARBEN MANAJ NUK MUND TE ISHA BASHKEPUNTOR I SIGURIMIT TE SHTETIT!

    “Izraeli nuk do të ndalet”, Netanyahu: Forcat izraelite godasin Hamasin aty ku nuk e kishin menduar kurrë

    I theu këmbën 3-vjeçares, jepet MASA për edukatoren, e pësojnë dhe shefat e policisë 

    Tensione mes deputetëve të përjashtuar dhe Gardës! Nuk u lejuan në Kuvend, kapërcyen kangjellat dhe hynë nga dritarja e Kryesisë

    Vrasja e shqiptarit në Itali për motive xhelozie, kamerat kanë kapur autorin

    Gazetari i bën pyetjen e papritur Blinken-it: Çfarë ka arritur Izraeli përveç vrasjes së 10,000 njerëzve?

    Kosova gjunjëzon Serbinë, ndodh në Europianin e xhudos në Francë

    Numri i të vdekurve në Gaza arrin në 9,425, mbi 24 mijë janë të plagosur

    Rusia mobilizon nxënësit për luftë! Të rinjtë duhet të mësojnë si të përdorin dronët ushtarakë

    Në Itali rikthehet i nxehti afrikan, alarm i kuq në 16 qytete/ Ja deri kur do të zgjasë

  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im

    “Udhëtimi im”- Klajdi Bregu: “Nëse ne heqim dorë nga inferioriteti dhe i besojmë më shumë njëri-tjetrit, do të ndikojë edhe në jetën në atdhe”

    “Udhëtimi im”-Daut Dauti: “Diaspora duhet të përfaqësohet me deputetë në kuvendin e Shqipërisë dhe Kosovës”

    “Udhëtimi im”- Liza në botën e Diasporës

    “Udhëtimi im”: Klentiana Mahmutaj, shqiptarja e OKB-së

    “Udhëtimi im”-Ada Guri: Nga spikere lajmesh në avokate krimesh në Londër

    Udhëtimi im – Bahri Troja: “Qeveritë shqiptare duhet të krijojnë hapësira për diasporën”

    “Udhëtimi im”- Arben Merkoçi: “Është urgjente krijimi i programeve që mund të sigurojnë integrimin e diasporës në sistemin e shkencës dhe ekonomisë shqiptare”

    “Udhëtimi im” – Prof. Dr. Fadil Çitaku: “Shqiptarët duhet të besojnë më shumë në vetvete”

    Executive MBA Graduation Ceremony - Class of 2016 - ESCP Europe

    “Udhëtimi im” – Anila Hyka Smorgrav: “Në Shqipëri flitet shumë për demokracinë, por demokraci nuk ka”

  • Web TV
No Result
View All Result
The Albanian
No Result
View All Result
Home Lajme Aktualitet

Protokolli/ Si do të funksionojnë kopshtet e çerdhet, rregullat e forta dhe penalizimet

25/05/2020
in Aktualitet, Aktualitet, Dhe të tjerat, Lajme, SHQIPERIA

Më datë 1 qershor është menduar hapja e kopshteve dhe çerdheve në vendin tonë, që ndryshe nga çdo herë tjetër, do ketë rregulla mjaft strikte.

Në urdhrin e Ministrisë së Shëndetësië janë përcaktuar qartë të gjitha rregullat që duhet të ndjekin drejtuesit e këtyre instutcioneve, edukatoret, prindërit, por edhe fëmijët.

Lajme teNjejta

Vranina Home, shtëpia ku rindërtohet më shumë se një ëndërr…

23/07/2026

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

29/10/2025

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

23/11/2025

Ajo që bie në sy është fakti se gjyshërit nuk do të lejohen për të dërguar nipërit ose mbesat në kopshte apo çerdhe, pasi ata janë të rrezikuarit e parë nga ky virus. Mirëpo, kjo mund të krjiojë mjaft probleme për prindërit që janë në punë, të cilët e kanë të pamndur që të dërgojnë apo marrin fëmijët nga kopshti ose çerdhja.

Rregullat e vendosura duket se do jenë mjaft të vështira për t’u zbatuar praktikisht, pasi numri i fëmijëve në kopshte dhe çerdhe është mjaft i lartë dhe është e pamundur zbatimi i rregullit kryesor, ai i distancimit social.

Ndër të tjera, në vendim theksohet: “Gjatë procesit mësimor, edukatoret qëndrojnë duke respektuar distancën dhe rekomandohet të përpiqen t’i vendosin fëmijët në distancë nga njëri tjetri (p.sh. rreth një tavolinë me 10 karrige ulen 5 fëmijë).

Urdhri i plotë 

PËR FËMIJËT E KOPSHTEVE DHE ÇERDHEVE

A – Sjellja dhe marrja e fëmijëve nga institucioni (çerdhe, kopësht)

– Orari për sjelljen dhe marrjen e fëmijëve në këto institucione rregullohet sipas një grafiku të hartuar nga drejt e institucionit dhe të monitoruar nga edukatoret.

– Në hyrje dhe në dalje të institucionit të vendoset një higjenizues për duart në trajtë solucioni me përmbajtje aktive të alkoolit 60% i cili duhet të jetë gjatë gjithë kohës i pranishëm, në mënyrë që fëmijët të pastrojnë duart kur vijnë dhe kur ikin.

– Prindërit duhet të sjellin dhe marrin fëmijët duke respektuar me përpikmëri në orarin e përcaktuar.

– Fëmija shoqërohet nga njëri prind, i cili qëndron jashtë ambienteve të institucionit dhe pret në distancë 1.5 m nga prindërit e tjerë për ta dorëzuar fëmijën tek personeli i çerdhes/ kopështit.

– Gjithmonë fëmija të pritet dhe shoqërohet brenda institucionit nga një edukatore e cila e merr fëmijën në hyrje të kopshtit/çerdhes.

– Drejtuesi i institucionit duhet të caktojë një person i cili në momentin kur fëmija hyn në institucion të kryejë çdo ditë:

– Matjen e temperaturës me termometër digjital.

– Pastrimin e duarve të fëmijes me solucionin higjenizues në momentin që hyn në çerdhe/kopësht.

– Nëse është e mundur të vendosen vaska me solucion dezinfektues me bazë klori aktiv, për dezifektimin e shuajve të këpucëve përpara hyrjes në ambientet e brendshme të çerdhes/kopështit.

– Fëmija lejohet të hyjë dhe të dalë nga institucioni vetëm në mbërritje dhe në ikje.

Ogerta Manastirliu

– Rekomandohet që sjellja apo marrja e fëmijëve nga çerdhja/kopështi të bëhet nga prindi dhe jo nga gjyshërit.

– Dera e institucionit do të qëndrojë e mbyllur gjatë kohës që fëmijët janë brenda, ndërsa dritaret e sallave të hapen herë pas here për të lejuar ajrosjen e nevojshme brenda tyre. Ambjenti duhet te jete i ajrosur gjatë gjithë kohës.

– Në rast se fëmija shfaq temperaturë, prindi duhet të informojë menjëherë edukatoren dhe të mbajë fëmijën në shtëpi.

– Nëse fëmija shfaq temperaturë apo shenja të tjera të shëndetit jo të mire, njoftohet prindi që të paraqitet për të marrë fëmijën sa më pare nga ambjentet e kopshtit/çerdhes.

B – Strategjitë e distancimit shoqëror gjatë qëndrimit në kopësht/çerdhe

– Rekomandohet shfrytëzimi maksimal i ambienteve të institucionit, për të ruajtur distancimin fizik në grupet me numër të madh të fëmijëve.

– Fëmijet e një grupi duhet të qëndrojnë në të njëjtën sallë/dhomë çdo ditë dhe me të njëjtën edukatore.

– Rekomandohet të mos kryhet asnjë aktivitet jashtë ambienteve të kopshtit.

– Gjatë procesit mësimor, edukatoret qëndrojnë duke respektuar distancën dhe rekomandohet të përpiqen t’i vendosin fëmijët në distancë nga njëri tjetri (p.sh. rreth një tavolinë me 10 karrige ulen 5 fëmijë).

– Të merren masat e nevojshme që femijët të mos ndihmojnë në perhapjen e transmetimit të virusit duke:

– Mbajtur secilin grup fëmijësh në një dhomë/sallë të veçantë.

– Kufizuar përzierjen e fëmijëve midis grupeve, në kohën që ata kryejnë aktivitete te tilla si lojra ne oborr, duke hartuar një grafik sipas grupeve për këto aktivitete.

– Lojrat me njëri tjetrin, apo aktivitete të tjera, duhet të organizohen në mënyrë që të respektohet gjithmonë brenda mundësive distancimi fizik midis fëmijëve.

– Në kohën e gjumit të shfrytëzohet hapësira e dhomës maksimalisht duke i vendosur fëmijët larg nga njëri tjetrit.

– Rekomandohet të mos organizohen festa ditëlindjesh të fëmijëve në kopësht.

Kujdesi në mjediset e kopështit/çerdhes
A – Kujdesi për higjienën
- Fëmijët duhet të ndërgjegjësohen për rëndësinë që ka distancimi fizik dhe higjiena personale

në ambientet brenda dhe jashtë institucionit, nëpërmjet mesazheve të dhëna nga edukatorja.
- Fëmijëve duhet tu flitet në mënyrë të vazhdueshme për COVID-19, rregullat e higjienës,

larjen e duarve, mënyrën e duhur të kollitjes dhe teshtitjes.
- Të vendosen postera të veçantë për mënyrën e larjes së duarve.
- Në ambientet e institucionit të afishohen postera mbi masat e parandalimit të infektimit me

COVID-19, higjenën respiratore dhe atë personale si dhe rregullat për distancimin fizik, të dizenjuara në mënyrë sa më të thjeshtë dhe të kuptueshme nga fëmijët.

– Çdo fëmijë duhet të nxitet të lajë duart pas çdo veprimi që mund të përbëjë rrezik për përhapjen e virusit: prekja e hundës, syve, gojës etj.

– Duhet të sigurohen: uji i rrjedhshëm, sapuni i lëngët, letra për fshirjen e duarve dhe xheli me përmbajtje alkooli 60%, në ambientet e institucionit.

– Të kryhet dezinfektimi i çdo dhome, çdo ditë. Pas largimit të fëmijëve, të kryhet pastrimi i sipërfaqeve dhe orendive me lënde dezinfektuese.

– Në fund të çdo dite duhet të kryhet edhe dezinfektimi i mjediseve të përbashkëta.

Pastrimi dhe dezinfektimi i lodrave

– Lodrat të cilat nuk mund të dezinfektohen nuk duhet të përdoren.

– Lodrat apo objektet që futen në gojë dhe që janë të ndotur me sekrecione duhet të largohen dhe të mos përdoren deri sa të dezinfektohen.

– Lodrat prej rrobe që mund të lahen në lavanderi duhet të përdoren vetëm nga një fëmijë dhe më pas të lahen, përpara se të përdoren nga një fëmijë tjetër.

– Lodrat apo mjetet didaktike nuk duhet të kalohen nga një grup (klasë) në tjetrën pa i larë më parë apo dezinfektuar ato.

– Librat e fëmijëve, si dhe materialet e tjera me bazë letre, si letra, zarf, revista, dosje nuk konsiderohen se përbëjnë një rrezik të lartë për transmetim dhe nuk kanë nevojë për procedura shtesë të pastrimit ose dezinfektimit.

Kujdesi për foshnjat dhe fëmijët e vegjël

– Ndërrimi i pampersit

– Kur ndërrohet një fëmijë, më parë duhen larë duart, më pas duhen përdorur doreza për të vijuar me ndërrimin.

B – Për Edukatorët

– Stafi mjekësor i institucionit ose personeli i institucionit i caktuar nga drejtuesi dhe i trajnuar për veprimet e mëposhtme, kryen për çdo fëmijë procedurën si vijon:

– Mat temperaturën me termometër digjital për të gjithë fëmijët si edhe për të gjithë stafin e kopshtit/çerdhes.

– Spërkat dezinfektues me me përmbajtje alkooli 60% në duart e fëmijëve dhe të stafit.
- Vëren gjëndjen shëndetësore të fëmijëve si edhe ruajtjen e masave higjeno-sanitare prej tyre. – Gjatë kohë qe edukatorja qëndron me fëmijët duhet të përpiqet të respektojë distancimin

social duke i orientuar ata në vendet ku duhet të qëndrojnë.

C – Për personelin ndihmës

– Drejtuesi i institucionit duhet të hartojë një grafik me oraret për pastimin dhe dezifektimin e institucionit.

– Rekomandohet pastrimi në mënyrë rutinë i sipërfaqeve dhe objekteve të cilat preken më shpesh nga fëmijët, veçanërisht lodrat, karriget, tavolinat, kutitë e lodrave, etj.

– Pastrimi i ketyre objekteve nuk duhet kryer në prani të fëmijëve në dhomë/ambient.
- Korridoret dhe tualetet pastrohen dhe dezifektohen rregullisht sipas një grafiku.
- Sanitaret të mbajnë gjatë gjithë orarit të punës maskën, dorezat.
- Largimi nga institucioni bëhet pas përfundimit të pastrimit dhe dezifektimit të çdo ambienti

të tij.
- Kryhen të gjitha detyrat duke respektuar distancimin social me fëmijët dhe edukatorët dhe stafin.

Përgatitja e ushqimit dhe shërbimi i tij
 – Punonjësit e kuzhinës
- Personeli që përgatit ushqimin duhet të mbajë gjithmonë maskë.
- Personeli duhet të lajë gjithmonë duart para, gjatë dhe pas mbarimit të përgatitjes së

ushqimit.
- Mjetet dhe sipërfaqet që përdoren për përgatitjen e ushqimit duhet të lahen para dhe pas përdorimit të tyre.
- Lavamanet që perdoren për larjen dhe përgatitjen e ushqimit nuk duhet të përdoren për asgjë tjetër.
- Mjedisi ku kryhet ushqyerja e fëmijëve duhet të pastrohet dhe dezinfektohet para dhe pas ngrënies së çdo grupi të fëmijëve.
- Edukatoret duhet të sigurohen që femijët t’i lajnë duart gjithmonë para dhe pas ngrënies, ose t’u pastrohen herë pas here (për fëmijët e çerdheve).
- Edukatoret duhet t’i lajnë duart gjithmonë para përgatitjes së ushqimit si dhe pasi i

ndihmojnë fëmijët për të ngrënë.

PËR PRINDIN

– Nënshkruan ose konfirmon në rrugë elektronike, tek edukatorja, këtë rregullore.

– Plotëson formularin e vetëdeklarimit ditor me përgjegjësi për gjëndjen shëndetësore të fëmijës në numrin e kontaktit të edukatores.

– Në rast nevoje për komunikim me edukatoren apo drejtuesin përdoret vetëm komunikimi elektronik.

– Në rastet e shoqërimit të fëmijës në institucion, prindi nuk duhet të hyjë në mjediset e brendshme për asnjë arsye.

– Prindi duhet të deklarojë nëse ka patur kontakt me persona të prekur me COVID-19 në familje apo në ambjentet e punës.

– Në rast se fëmija shfaq temperaturë apo simptoma të tjera të shëndetit jo të mirë, prindi duhet të paraqitet menjëhere për të marrë fëmijën.

PËR DREJTUESIT

– Të sigurojnë pajisjen e stafit me mjetet mbrojtëse, si: maska, doreza, solucione dezinfektuese.

– Për çdo fëmijë i cili paraqet probleme shëndetësore si rritje të temperatures, të konstatuar në ambjentet e institucionit apo të njoftuar nga prindi, ka patur kontakt me dikë të prekur me COVID-19, si dhe nëse prindi përkatës është i sëmurë, apo ka patur kontakte me persona të prekur nga COVID-19, drejtuesi lajmëron menjëherë Njësinë Vendore të Kujdesit Shëndetësor (NJ.V.K.SH) dhe strukturën përkatëse për këtë njësi.

– Për çdo edukatore apo personel tjetër të institucionit, i cili paraqet probleme shëndetësore, si psh. rritje të temperaturës, etj., apo ka njoftim se ka patur kontakt me dikë të prekur me COVID- 19, drejtuesi lajmëron menjëherë Njësinë Vendore të Kujdesit Shëndetësor (NJ.V.K.SH) dhe strukturën përkatëse në këtë njësi.

Shënim: Ky udhëzues mund të ndryshojë në varësi të nevojave të lidhura direkt me ndryshimin e situatës epidemiologjike në vend.

Previous Post

Spanja hapet për turistët, kryeministri Sanchez njofton datën e prenotimeve

Next Post

Në Kosovë nuk ka asnjë të infektuar me COVID-19 në 24 orët e fundit

Related Posts

Vranina Home, shtëpia ku rindërtohet më shumë se një ëndërr…

by TheAlbanian.co.uk
23/07/2026
0

Zenel Kuçana Gjithçka ishte gati.Me përkujdesjen më të madhe u ishte dhënë dora e fundit edhe detajeve më të vogla....

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

by TheAlbanian.co.uk
29/10/2025
0

Veton Surroi Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, kishte javën e kaluar një rekomandim për Kosovën në procesin e normalizimit me...

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

by TheAlbanian.co.uk
23/11/2025
0

Në këtë intervistë Dr. Andi Hoxhaj (i dekoruar nga Britania e Madhe Oficer i Perandorisë Britanike) shpjegon rreziqet, realitetet dhe...

“Jeta ime e re, në mënyrë të paligjshme, në Mbretërinë e Bashkuar nuk ishte ajo që kisha shpresuar”

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

Ky artikull është pjesë e një bashkëpunimi me pagesë me Qeverinë e Mbretërisë së Bashkuar Premtimet dhe shpresat për një...

Next Post

Në Kosovë nuk ka asnjë të infektuar me COVID-19 në 24 orët e fundit

The Albanian video production

The Albanian

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

Welcome to The Albanian

  • About
  • Advertise
  • Contact
  • Privacy Policy

Follow Us / Na ndiqni ne media sociale

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im
  • Web TV

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

This website uses cookies. By continuing to use this website you are giving consent to cookies being used. Visit our Privacy and Cookie Policy.