Viktor Buzhala nga Zyra për Informim e KEDS-it nëpërmjet postës elektronike ka thënë për Ekonomia Online ditë më parë ka thënë se KEDS/KESCO është kompani e Kosovës dhe i nënshtrohet ligjeve dhe rregulloreve të Kosovës.
Ndërsa, sa i përket çështjes së Marrëveshjes Kolektive, ai ka thënë se nuk janë anëtarë të organizatave që e kanë nënshkruar atë dhe sipas tij, zbatimi i kësaj marrëveshje është shtyrë në tërësi. Ai ka shtuar se në mënyrë që të përmirësojë dhe rrisë efiçiencën e operimeve, çdo kompani e përgjegjshme bën rishikime dhe reforma brenda organizatës.“KEDS/KESCO janë punëdhënës i përgjegjshëm dhe kemi bashkëpunim të shkëlqyeshëm me sindikatat në ndërmarrjen e këtyre veprimeve. Në saje të këtij bashkëpunimi ne kemi përgatitur oferta të ndryshme për punëtorët, si pjesë e angazhimit për rritje të efiçiencës dhe ata mund të bëjnë zgjedhjen e tyre”, ka thënë ai për Ekonomia Online.






















