Qytetarët e mbledhur për të protestuar për vrasjen e 7-vjeçares Jonada në Himarë, kanë lënë Ministrinë e Brendshme dhe janë nisur drejt Kryeministrisë për të vijuar protestën.
Ata kanë ndezur qirinj në shkallët e kryeministrisë, teksa në duar mbajnë pankarta. Ata kanë vazhduar me thirrjet për dorëheqjen e ministrit të Brendshëm Bledi Çuçi, dhe ministres së Turizmit, Mirela Kombaro, por po ashtu edhe të kryeministrit Edi Rama.
Ndërkohë, në ndryshim nga rastet e mëparshme, policia nuk ka krijuar korridor sigurie dhe po qëndron në distancë duke vëzhguar.