Mijëra qytetarë nga gjitha komunat e Kosovës, ishin mbledhur në Sheshin ‘Skëndërbeu’ ku njëzëri kërkuan rikthimin e Haradinajt në Kosovë.
Para protestuesve folën: Besa Luzha nga Shoqëria Civile, Mujë Rugova ish-rektori i UP-së, Jakup Krasniqi nga Nisma për Kosovën, Shpend Ahmeti nga Lëvizja Vetëvendosje, dhe Daut Haradinaj nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës.
Në këtë protestë gjithashtu ishte prezent edhe ish-amabsadori i Amerikës në Kosovë, William Walker dhe deputetë nga Partia Demokratike e Kosovës.
Ja fotografitë e realizuara nga lajmi.net gjatë protestës së sotme.





































